GJEOGRAFIA TEMA AMERIKA VERIORE DHE JUGORE Njsia msimore

  • Slides: 10
Download presentation
GJEOGRAFIA TEMA : AMERIKA VERIORE DHE JUGORE Njësia mësimore 1: POZITA GJOGRAFIKE, MADHËSIA E

GJEOGRAFIA TEMA : AMERIKA VERIORE DHE JUGORE Njësia mësimore 1: POZITA GJOGRAFIKE, MADHËSIA E TERRITORIT DHE ZBULIMI I AMERIKËS VERIORE DHE JUGORE

POZITA GJOGRAFIKE, MADHËSIA E TERRITORIT DHE ZBULIMI I AMERIKËS VERIORE DHE JUGORE Kontinenti i

POZITA GJOGRAFIKE, MADHËSIA E TERRITORIT DHE ZBULIMI I AMERIKËS VERIORE DHE JUGORE Kontinenti i AMERIKËS VERIORE ü Amerika Veriore është kontinent i cili gjendet ndërmjet Oqeanit të Qetë në perëndim dhe Oqeanit Atlantik në lindje. ü Në veri shtrihet deri tek Oqeani i Ngrirë i Veriut, ndërsa në jug shkon deri te Kanali i Panamasë. ü Kontinenti i Amerikës Veriore ka një sipërfaqe prej 24. 709. 000 km² dhe në të jeton popullsi prej 579. 024. 000 banorë (të dhëna statistikore të vitit 2016). ü Në kuadër të kontinentit të Amerikës Veriore përveç pjesës kontinentale, pjesë e këtij kontinenti janë edhe një numër i madh i ishujve. ü Ishujt më të mëdhenj që i takojnë Amerikës Veriore janë: Ishulli i Grenlandës, Ishulli Toka e Bafinit, Ishulli Viktoria, Ishulli Banks etj. 1

Fig. 1 Shtrirja gjeografike e Amerikës Veriore. 2

Fig. 1 Shtrirja gjeografike e Amerikës Veriore. 2

ü Vlen të theksohet se i tërë territori i kontinentit të Amerikës Veriore gjendet

ü Vlen të theksohet se i tërë territori i kontinentit të Amerikës Veriore gjendet në hemisferën veriore. ü Kontinenti i Amerikës Veriore shtrihet në këto koordinata gjeografike: - Pika më veriore është gjendet në Ishullin Kafekluben që është 83° 40’ të gjerësisë gjeografike veriore; - Pika më jugore gjendet tek Ishullin Kokos (Kostarikë) që është 5° 31’ 08” të gjerësisë gjeografike jugore; - Pika më lindore gjendet në vendin Nordostrundingen (Grenlandë) që është 11° 29’ 22” të gjatësisë gjeografike lindore; - Pika më perëndimore gjendet në vendin e quajtur Kepi Vrangel në ishullin Atu (Alaskë) që është 172° 28’ 22” të gjatësisë gjeografike lindore. ü Kjo shtrirje gjeografike përfshinë edhe pjesën ishullore të Amerikës Veriore. 3

ü Kontinenti i Amerikës Veriore tek Ngushtica e Beringut i afrohet kontinentit të Azisë

ü Kontinenti i Amerikës Veriore tek Ngushtica e Beringut i afrohet kontinentit të Azisë dhe atë për vetëm 82 km. ü Ndërsa me anë të Kanalit të Panamasë, i cili ka një gjerësi prej 150 metra, kontinenti i Amerikës Veriore ndahet nga kontinenti i Amerikës Jugore. ü Për Amerikën Veriore, nuk ka pasur njohuri deri në fund të shekullit XV. ü Në vitin 1492, në Ishujt e Bahamas ka arritur detari i njohur Kristofor Kolombo, i cili në fakt është edhe zbuluesi i kontinentit të Amerikës Veriore. ü Mirëpo, Kristofor Kolombo nuk ka pasur njohuri se ka zbuluar kontinent të ri, por pas tij në Amerikën Veriore arrin detari i njohur Amerigo Vespuçi, i cili vërteton se bëhet fjalë për një tokë të re. ü Në kontinentin e Amerikës Veriore kanë ardhur këto popuj kolonizatorë: anglezët, francezët, spanjollët, portugezët dhe holandezët. 4

Fig. 2. Zbulimet gjeografike të bëra në Amerikën Veriore nga detarët e njohur: Kristofor

Fig. 2. Zbulimet gjeografike të bëra në Amerikën Veriore nga detarët e njohur: Kristofor Kolombo, Xhon Kaboti, Pons de Leon dhe Hernan Kortezi. 5

Kontinenti i Amerikës Jugore ü Kontinenti i Amerikës Jugore është njëri 7 kontinentet në

Kontinenti i Amerikës Jugore ü Kontinenti i Amerikës Jugore është njëri 7 kontinentet në planetin Tokë. ü Kontinenti i Amerikës Jugore shtrihet në gjysmërruzullin perëndimor të planetit Tokë. ü Amerika Jugore në veri fillon të shtrihet prej Kanalit të Panamasë, dhe në jug shkon tek Ishujt e Tokës së Zjarrtë. ü Në perëndim ka ujërat e Oqeanit të Qetë, kurse në lindje i ka ujërat e Oqeanit Atlantik. ü Ekuatori kalon nëpër Amerikën Jugore dhe e pret atë, kështu që pjesa më e madhe e kontinentit shtrihet në jug të ekuatorit, kurse një pjesë e vogël e saj shtrihet në veri të kësaj paralele. ü Amerika Jugore tek Kanali i Panamasë i afrohet Amerikës Veriore, kurse tek Ishujt e Tokës së Zjarrtë ajo i afrohet Antarktikut. 6

Fig. 3. Shtrirja gjeografike e kontinentit të Amerikës Jugore. 7

Fig. 3. Shtrirja gjeografike e kontinentit të Amerikës Jugore. 7

ü Kontinenti i Amerikës Jugore bashkë me disa ishuj që i ka përreth, zë

ü Kontinenti i Amerikës Jugore bashkë me disa ishuj që i ka përreth, zë një sipërfaqe prej 17. 840. 000 km². ü Bazuar në të dhënat statistikore të vitit 2018, në kontinentin e Amerikës Jugore jetojnë 423. 581. 078 banorë. ü Zbulimet e bëra të kontinentit të Amerikës Jugore kryesisht i kanë realizuar detarët spanjollë dhe portugezë. ü Ferdinand Magelani ka qenë detari i parë që ka lundruar përreth brigjeve të Amerikës Jugore. ü Gjatë zbulimit të Amerikës Jugore, rol të rëndësishëm ka pasur detari i njohur Pedro Kabral që zbulimet e tij i ka realizuar në vitin 1500. ü Brigjet perëndimore të Amerikës Jugore i ka hulumtuar Francisko Pisaro, ndërsa brendinë e këtij kontinenti e ka hulumtuar Gonzalo Pisaro. 8

Fig. 4. Ferdinand Magelani, detar i njohur që ka përshkuar brigjet e Amerikës Jugore.

Fig. 4. Ferdinand Magelani, detar i njohur që ka përshkuar brigjet e Amerikës Jugore. Fig. 5. Pedro Alvarez Kabral, detar i njohur që ka hulumtuar brendinë e Amerikës Jugore. 9