Gjendjet dhe semundjet patologjike Tema Tuberkuloza far sht
Gjendjet dhe semundjet patologjike Tema: Tuberkuloza
Çfarë është tuberkulozi ? • Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem”. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë. Në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur. Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50% të personave të prekur.
Kategoritë për t’u prekur nga kjo sëmundje • Kryesisht, sëmundja shfaqet tek personat që kanë imunitet të dobët. Më të predispozuar për të shfaqur këtë sëmundje janë personat e prekur me HIV për shkak të sistemit të dobët imunitar dhe terrenit predispozues që krijon tuberkulozi. Mendohet se HIV dëmton sistemin imunitar, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kategoritë e tjera janë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga tuberkulozi.
Faktorët e rrëndësishme të rrezizkut • Faktor tjetër i rëndësishëm rreziku janë sëmundjet kronike të mushkërive, prandaj çdo infeksion i bronkeve dhe i mushkërive duhet të marrë trajtimin e duhur. Ata që pinë duhan janë gati dy herë më tepër se ata që nuk pinë të rrezikuar për t’u prekur nga mykobakteri tuberkular. Situata të tjera që favorizojnë këtë sëmundje janë diabeti i sheqerit (tre herë më tepër të rrezikuar), abuzimi me alkoolin, përdorimi pa kriter i medikamenteve kortizonike. Kjo pasi është konstatuar tashmë se kortizonikët ulin imunitetin e organizmit kur nuk përdoren me kujdes dhe sipas këshillimit të dhënë nga mjeku specialist pas vizitës së kryer.
Shenjat karakteristike që orientojnë drejt kësaj sëmundje • Tuberkulozi mund të infektojë çdo pjesë të trupit, por më i shpeshtë është infektimi i mushkërive, i njohur ndryshe si tuberkulozi pulmonar. Kur aktiviteti i mikrobit zhvillohet jashtë mushkërive njihet si tuberkulozi ekstrapulmonar, por mund të bashkëjetojnë fare mirë edhe të dyja format. Shenjat dhe simptomat e përgjithshme përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje natën, ulje të oreksit dhe rënie në peshë. Rreth 90% e rasteve tuberkulare prekin mushkëritë. Në këtë rast simptomat mund të përfshijnë dhimbje gjoksi dhe një kollë me shumë pështymë. Rreth 25% e këtyre personave mund të mos kenë asnjë simptomë (domethënë ata mbeten asimptomatikë), por herë pas here mund të kenë kollë me sasi të vogla gjaku, si dhe në raste shumë të rralla, kur infeksioni dëmton arterien mushkërore, rezulton kollë me gjakderdhje masive.
Mostrajtimi në kohë të duhur • Tuberkulozi mund të bëhet një sëmundje kronike dhe të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme të lobeve të sipërme të mushkërive. Lobet e sipërme janë ato që preken më shpesh nga tuberkulozi sesa zonat e mëposhtme të mushkërive. Kjo nuk është shumë e qartë, por mendohet si shkak për këtë, të jetë qarkullimi më i mirë i ajrit në ato zona, ose rrjeti më i pakët limfatik në raport me zonat e mëposhtme. Në rreth 20% të rasteve infeksioni përhapet jashtë mushkërive, sidomos në fëmijët e vegjël dhe personat me imunitet të dëmtuar. Në personat me HIV kjo ndodh në më shumë se në 50% të rasteve. Format më të shpeshta të infeksionit tuberkular ekstrapulmonar (jashtë mushkëror) përfshijnë pleurën (pleurit tuberkular), sistemin nervor qendror (meningjit ose encefalit tuberkular), sistemin urogenital, sistemin limfatik (krijimi i gjëndrave limfatike të padhimbshme), sistemin kockor (një formë e osteomielitit).
. Terapi dhe prognoza • Trajtimi efektiv i sëmundjes është i vështirë për shkak të strukturës dhe ndërtimit kimik të murit qelizor, i cili pengon hyrjen brenda të medikamentit, duke i bërë shumë antibiotikë të paefektshëm. Prandaj mykobakteri tuberkular kërkon një kombinim mjaft të zgjedhur të medikamenteve. Sa më herët të fillohet mjekimi, aq më e mirë është ecuria. Kjo sëmundje kërkon marrjen e rregull të mjekimit dhe kontakte të shpeshta me mjekun. Parandalimi dhe kontrolli i tuberkulozit kryesisht mbështetet në vaksinimin e foshnjave të porsalindura, por edhe në depistimin (kërkimin) e rasteve të fshehura. Në vendin tonë, që prej vitit 1994 bëhet vaksinimi i të porsalindurve me vaksinën e tuberkulozit dhe të hepatitit viral B. Në vendet e zhvilluara si në Angli, Kanada dhe SHBA, vaksina e tuberkulozit aplikohet vetëm në popullatat me rrezik të lartë.
Kushtet e jetesës dhe regjimi ushqimor Mjaft rëndësi kanë edhe kushtet e jetesës dhe ushqyerja e mirë. Është e rëndësishme që njeriu gjatë gjithë jetës së tij të ketë ushqyerje të shumëllojshme me proteina, vitamina e kripëra minerale, karbohidrate dhe yndyra për të siguruar një imunitet të fortë të organizmit. Edhe kushtet e jetesës duhet të jenë të mira dhe me standard. Vendet me lagështirë dhe mykra favorizojnë zhvillimin e sëmundjes. Duke qenë se tuberkulozi është një sëmundje infektive më shkallë të lartë kontagioziteti (ngjitëse) merr rëndësi të veçantë kërkimi i rasteve të fshehura, në mënyrë të veçantë në vendet me grumbullime publike siç janë shkollat, kopshtet, repartet ushtarake. Këto testime bëhen në mënyrë të planifikuar nga departamentet e shëndetit publik.
Ju faleminderit për vemendjen! Nxënes: Mentor: Esra Elmas Prof. Rijad Adili III-13
- Slides: 9