Fuqia është madhësi fi zike që defi nohet si raport ndërmjet punës së kryer A dhe kohës t për të cilën ajo punë është kryer: Sa më shpejtë është kryer sasi e caktuar e punës aq më e madhe është fuqia. Me fjalë të tjera, sa më e vogël të jetë koha t në barazimin (4. 6) aq është më i madh raporti A/t dhe fuqia P. Njësia për fuqi shprehet si xhul në sekondë. Në respekt të inxhinierit dhe zbuluesit skocez Xhejms Vat (James Watt, 1736 – 1819) kjo quhet vat: Një vat është forcë (fuqi) me të cilën trupi do të kryejë punë prej një xhuli për kohë prej një sekonde. Shembulli 4. Sa fuqi është e nevojshme që ashensori me masë prej 350 kg të ngrihet në distancë prej 180 m për kohën prej 40 s? Zgjidhje: Të njohura janë vlerat për masën m = 350 kg, lartësia h = 180 m, koha t = 40 s dhe g = 9. 81 m/s 2. Meqenëse puna e kryer për ngritje të trupit përpjetë është dhënë me barazimin A = mgh, fuqinë mund ta përcaktojmë prej barazimit (4. 6):
1. Cila është njësia Si për punë? 2. Automobil që ngarkohet në tarracën e anijes për transport detar. Nëse masa e automobilit është 2200 kg dhe nëse ngrihet vertikalisht në lartësi prej 15 m, sa punë do të kryhet? [Përgjigje: 323, 73 k. J. ] 3. Cila është njësi SI për fuqi dhe si defi nohet ajo? 4. Zbatoje njësinë për fuqi nëpërmjet njësive të madhësive kryesore fi zike! [Përgjigje: (kg·m 2)/s 3. ] 5. Llogarite punën që e kryen automobili që lëviz për kohë prej 10 s, nëse fuqia e motorit arrin 20 k. W. [Përgjigje: 200 k. J. ]