Funksioni pr hapje t filets G 33 Funksioni

  • Slides: 5
Download presentation
Funksioni për hapje të filetës G 33 – Funksioni për hapje të filetës

Funksioni për hapje të filetës G 33 – Funksioni për hapje të filetës

- Në tornon me drejtim numerik mund të realizohet hapja (prerja) e filetës së

- Në tornon me drejtim numerik mund të realizohet hapja (prerja) e filetës së jashtme dhe të brendshme, si filetë e djathtë dhe e majtë. Gjatë përpunimit të filetës ekzistojnë dy kufizime që janë hapi i filetës dhe numri i rrotullimit të boshtit kryesorë: hapi i filetës mund të jetë 0. 02 deri 4. 99 mm në distancë prej 0. 01 numri maksimal i rrotullimit është i kufizuar dhe zgjidhet nga tabela. Nëse numri i rrotullimit të boshtit punues është më i madh nuk mund të realizohet sinkronizimi i zhvendosjes së veglës sipas aksit – Z. Në këto raste paraqitet alarmi A 06. Tabela e numrit maksimal të rrotullimit gjatë hapjes së filetës.

1. Profili i filetës Gjatë punimit të filetës mund të arrihet profil i plotë

1. Profili i filetës Gjatë punimit të filetës mund të arrihet profil i plotë ose i pjesshëm. Për punimin e profilit të plotë të filetës shfrytëzohet thikë kalibruese, që është e pakënaqshme për shkak të harxhimit të veglës dhe mprehjes së shpeshtë për arritjen e profilit të saktë. Për këtë shkak fileta punohet me profil të pjesshëm, që ka përparësi për shkak se me një pllakë të veglës mund të punohen më shumë fileta të ndryshme. Mangësi gjatë këtij përpunimi është ajo që rezja e filetës nuk është standarde. Fig. 7. 19. Profili i plotë i filetës Fig. 7. 20. Profil i pjesshëm i filetës

Pllaka me të cilën punohet fileta është e përforcuar në mbajtës që vendoset në

Pllaka me të cilën punohet fileta është e përforcuar në mbajtës që vendoset në bartësin e veglës. Për punimin e filetës në torno, është e nevojshme të dihet thellësia e filetës , , h 3”, që llogaritet me shprehjen: Ku sipas ISO standardit: d – diametri nominal i filetës d 3 – diametri i bërthamës së filetës

Te tornoja EMCO COMPACT 5 CNC shfrytëzohet pllaka me reze në maje prej 0,

Te tornoja EMCO COMPACT 5 CNC shfrytëzohet pllaka me reze në maje prej 0, 4 mm. Thellësia e filetës së punuar është diç më i madh prej thellësisë e filetës të punuar me vegël standarde me reze në maje të thikës që i përgjigjet për filetën e caktuar. Përcaktimi i h 3 sipas ISO standardit dhe gjatë përdorimit të pllakës me reze r=0, 4 mm paraqitet sipas tabelës së dhënë: