FRMAKOVIGJILENCA DHE SFIDAT E SAJ PERGATITI SONILA VITO

  • Slides: 9
Download presentation
FRMAKOVIGJILENCA DHE SFIDAT E SAJ PERGATITI: SONILA VITO LAERTA KAKARIQI ANJEZA KALECI EDLIRA PAPAMIHALI

FRMAKOVIGJILENCA DHE SFIDAT E SAJ PERGATITI: SONILA VITO LAERTA KAKARIQI ANJEZA KALECI EDLIRA PAPAMIHALI

Hyrje Farmakovigjilenca duhet të zbatohet gjatë gjithë ciklit të jetës së barit dhe është

Hyrje Farmakovigjilenca duhet të zbatohet gjatë gjithë ciklit të jetës së barit dhe është e nevojshme në implementohet në çdo vend sepse midis vendeve ekzistojnë ndryshime në shfaqjen e reaksioneve të padëshiruara nga barnat (ADR-ve) dhe problemeve të tjera që lidhen to. Nga mungesa e sistemeve të farmakovigjilencës në disa vende, problemet që lidhen me sigurinë e barnave nuk raportohen. Shqetësimet për sigurinë e barnave janë të një rëndësie gjithmonë e më të madhe si për shëndetin publik ashtu edhe për praktikën klinike.

Hyrje (2) Përveçëse përbëjnë një rrezik për shëndetin e pacientëve, ADR-të kërkojnë një buxhet

Hyrje (2) Përveçëse përbëjnë një rrezik për shëndetin e pacientëve, ADR-të kërkojnë një buxhet financiar të konsiderueshëm. Për problemet që lidhen me barnat, disa vende shpenzojnë deri në 15 -20% nga buxheti për shëndetësinë. Kjo kosto bëhet edhe më e dhimbshme në ditët e sotme kur konsiderohet se 30 -80% e ADR-ve mund të jenë të parandalueshme.

Qëllimi Të paraqesim të dhëna shkencore mbi: - incidencën e shfaqjes së ADR-ve -

Qëllimi Të paraqesim të dhëna shkencore mbi: - incidencën e shfaqjes së ADR-ve - pasojat që rrjedhin nga mungesa e sistemeve të farmakovigjilencës ose mosrespektimi i ligjit për farmaceutikën në vendet në zhvillim.

Metoda Të dhënat e grumbulluara nga literatura mbi sigurinë e barnave i krahasuam me

Metoda Të dhënat e grumbulluara nga literatura mbi sigurinë e barnave i krahasuam me të dhënat e studimit tonë të kryer me 75 pacientë të hospitalizuar përgjatë vitit 2014 në spitalin universitar të sëmundjeve të mushkërive, të cilët i janë nënshtruar terapisë antituberkulare. Analizuam pasojat që shkakton mungesa e sistemeve të përshtatshme të farmakovigjilencës.

Rezultate dhe diskutime q Reaksionet e padëshiruara nga barnat janë 1 nga 10 shkaqet

Rezultate dhe diskutime q Reaksionet e padëshiruara nga barnat janë 1 nga 10 shkaqet kryesore të vdekshmërisë në disa vende. Mbështetur në burime të ndryshme të literaturës bashkëkohore q ADR-të shfaqen te 10 -20% e pacientëve të hospitalizuar.

Rezultate dhe diskutime (2) q Nga studimi yne, rezultoi se 23 pacientë (30. 67%)

Rezultate dhe diskutime (2) q Nga studimi yne, rezultoi se 23 pacientë (30. 67%) shfaqën të paktën një ADR. q ADR-të më të zakonshme ishin ato që preknin traktin gastrointestinal (47. 82%).

Konluzione dhe rekomandime Disiplina e farmakovigjilencës ka nevojë të zhvillohet edhe më tej në

Konluzione dhe rekomandime Disiplina e farmakovigjilencës ka nevojë të zhvillohet edhe më tej në mënyrë që të përmbushë pritshmëritë dhe kërkesat e shëndetit publik modern. Politikë-bërësit dhe autoritetet shëndetësore duhet të marrin në konsideratë domosdoshmërinë e përgatitjes së planeve konkrete dhe nxitjen e iniciativave të edukimit përmirësimin e praktikave të farmakovigjilencës dhe raportimit të ADR-ve në spitale.

Konluzione dhe rekomandime (2) Infrastruktura dhe burimet e kufizuara (financiare dhe njerëzore) përbëjnë sfidat

Konluzione dhe rekomandime (2) Infrastruktura dhe burimet e kufizuara (financiare dhe njerëzore) përbëjnë sfidat kryesore në implementimin dhe zbatimin me sukses të farmakovigjilencës në vendet në zhvillim. Nevojitet që mjekët, farmacistët, stomatologët dhe infermierët të trajnohen, në mënyrë që jo vetëm të jenë të aftë të dallojnë ADR-të por edhe të krijojnë kulturën e duhur për raportimin e tyre në të ardhmen.