Frang Bardhi Frang Bardhi lindi n Kallme t
Frang Bardhi • • Frang Bardhi lindi në Kallme të Zadrimës më 1606 në familjen e shquar të Bardhajve. Mësimet e para i mori në familje, i vazhdoi më 1628 në Loreto dhe më 1633 në kolegjin e Propagandës Fide të Romës. Më 1635 kreu edhe studimet, por edhe e botoi veprën leksikografike Dictionarium latino-epiroticum(Fjalor latinisht-shqip). Në prill 1636 niset nga Roma për në Sapë e Sardë në detyrën e ipeshkvit. Rrugës ndalet në Venedik ku, pasi që më parë kishte mbledhur materiale, e botoi veprën e dytë Libri mbi Skënderbeun. Në maj 1642 Frang Bardhi e merr detyrën e ipeshkvit të Sapës dhe të Sardës. Si zakonisht filloi t’i vizitojë kishat e dioqezës së tij dhe të dërgojë raporte në Vatikan. Më 1642 Frang Bardhi kërkoi të mbahet gjykimi për të ndriçuar vrasjen e Pjetër Budit. Frang Bardhi u dëshpërua nga vendimi i këtij gjyqi. Frang Bardhi ndërroi jetë më 1643 në kohën e vlugut më të madh të krijmtarisë së tij lerareshkencore.
Vepra e parë e Frang Bardhit mban titullin Dictionarium latino-epiroticum(Fjalor latinisht-shqip), që e botoi në Romë më vitin 1635. Fjalori fillon me një parathënie ku tregon dy motivet që e shtyn të përpilojë këtë vepër: 1. T’i ndihmojë gjuhës shqipe, e cila kishte filluar të humbet, pra qëllimi kombëtar. 2. T’u ndihmojë priftërinjëve që përmes fjalorit të mund të përkthejnë çdo libër fetar që t’u bie në dorë. Në parathënie flet për biografinë e vet dhe për biografinë e veprës. Fjalori i Frang Bardhit është i tipit dy gjuhësor latinisht e shqip. Në përpunimin leksikor Bardhi i shënon foljet në paskajore : cogitare-me kujtuem; emra në të pashquar: nomen-emënë. Në çështjen e ekuivalentit gjegjës Bardhi mundohet të gjejë fjalën gjegjëse edhe në shqipe si: filia-bija, por nuk e gjen e shënon në mënyrë perifrastike: filozofia-ashtë nja të ditun që ashtë themeli gjithë urtivet. Në pjesën e dytë të fjalorit ka vënë disa pjesë gramatikore si: numërorët, ndajfoljet, lidhëzat, pasthirrmat dhe disa pjesë nga folklori si 113 proverba e dy biseda. Fjalori ka gjithsej 2544 fjalë. Vepra e dytë e Frang Bardhit mban titullin Gjergj Kastrioti e shkruar latinisht, botuar në Venedik në vitin 1636. Kjo vepër është një polemikë historike në formën e një apologjie ku dëshmon për origjinën e pastër shqiptare të Skënderbeut. Tekstin e polemikës e ndan në dy pjesë: në pjesën e parë flet për origjinën e familjes së Marnaviqeve dhe në pjesën e dytë flet për origjinën e familjes së Kastriotëve. Frang Bardhi mbështetet në mendimin e përgjithshëm popullor se Epirotët kanë një dashuri të madhe ndaj Skënderbeut saqë i këndojnë këngë dhe se nuk do të kishin kënduar po të mos e ndjenin se nuk është shqiptar. Gjuha e Frang Bardhit është ajo e brezit të mesëm të gegërishtes. Frang Bardhi mbetet shkencëtar i mirëfilltë i shek. XVII. Material i përgatitur nga lënda e gjuhës shqipe për vitin e parë gjimnaz
- Slides: 2