- Forma 2 D ose figurë gjeometrike që i ka të gjitha brinjët vija të drejta dhe të mbyllura, quhet shumëkëndësh. -Çdo shumëkëndësh ka brinjë, kënde dhe kulme. - Për të qenë formë 2 D, së paku duhet të ketë 3 kënde dhe 3 brinjë.
kulm kënd brinjë
-Trekëndësh – tre brinjë, tre kënde, tre kulme. -Rrethi nuk ka brinjë, kënde dhe kulme. Është i formuar prej sipërfaqes së rrafshtë i kufizuar me vijë rrethore. -Katrori ka katër brinjë të barabarta, katër kënde të drejta dhe katër kulme. - Drejtëkëndëshi është katërkëndësh dhe ka katër brinjë(të përballtat e barabarta), katër kënde të drejtë dhe katër kulme. - Pesëkëndëshi ka pesë brinjë, pesë kënde dhe pesë kulme.
- Simetri është ndarja e sendeve, objekteve, figurave gjeometrike(formave 2 D). . . në dy pjesë të barabarta. -Vija që i ndan pergjysmë quhet vija e simetrisë dhe paraqitet me vija të ndërprera(-----). - Dy gjysmat pasqyrojnë njëra tjetrën dhe kur palosen përgjatë vijës simetrale, përputhen plotësisht njëra gjysmë me gjysmën tjetër. - Format 2 D të rregullta mund të kenë një, dy, tre e më shumë vija të simetrisë. - një vijë të simetrisë - dy vija të simetrisë - tre vija të simetrisë - katër vija të simetrisë - ka pakufi vija të simetrisë -Format ose figurat gjeometrike të parregullta si. . . nuk kanë vijë të simetrisë. , ,