FINANCAT PUBLIKE Donat Rexha Ph Dc Objekti i
FINANCAT PUBLIKE Donat Rexha Ph. Dc
Objekti i studimit të financave publike n n Subjekte kryesore të aktiviteteve financiare janë pushteti qendror, pushteti lokal dhe organe të tjera, si fondet për shërbime sociale, etj. , të cilat realizojnë funksione publike. Objektivi (qëllimi) kryesor i organeve shtetërore është avancimi i mirëqenjes së shoqërisë në tërësi. Elemente bazike në të cilat mbështen aktivitetet financiare të shtetit janë të hyrat dhe shpenzimet publike të ndërlidhura dhe të sistemuara në një sistem të posaçëm të quajtur buxhet si instrument themelor i financimit publik. Përcaktimi dhe realizimi i të ardhurave publike, shpërndarja dhe realizimi i tyre është rezultat i bashkëveprimit të pushtetit ligjvënës, egzekutues dhe gjyqsor.
Zhvillimi dhe aspektet teorike të financave publike n n Me paraqitjen e formës së shoqërisë së organizuar, paraqiten edhe shpenzimet publike, përkatësisht të dalat. Që nga bashkësia primitive e deri te shteti bashkëkohor, domosdoshmëria e financimit të disa nevojave publike është gjithnjë e madhe. Zanafilla e financave publike është e lidhur me shfaqjen dhe funksionimin e shtetit dhe egzistimin e parave. Me krijimin e shteteve antike kanë funksionuar edhe institucionet financiare të shtetit.
n Në zhvillimin e financave publike të rëndësishme janë dy periudha: ¨ Periudha e dominimit të koncepteve klasike të financave publike (fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XX) dhe ¨ Periudha e pikëpamjeve bashkëkohore të financave publike (pas luftës së Parë Botërore dhe periudha pas viteve të tridhjeta të shekullit XX)
Konceptet klasike mbi financat publike n n Konceptet klasike mbi financat publike u shfaqën në një periudhë relativisht të qetë të prosperitetit ekonomik të epokës liberale të kapitalizmit. Qëndrim i kësaj teorie është se aktivitetet ekonomike janë të rregulluara nga forcat natyrore, të cilat në mënyrë automatike iniciojnë prosperitet dhe baraspeshë ekonomike. Kjo teori, e mbështetur në liberalizim total ekonomik, kundërshton çdo lloj ndërhyrje të shtetit në sferën ekonomike. Sipas pikëpamjeve të A. Smitit, aktiviteti i shtetit, si faktor joproduktiv në shoqëri duhet në mënyrë rigoroze të kufizohet në realizimin e tre funksioneve të tija: 1) 2) 3) Sigurinë dhe mbrojtjen teritoriale, Sendërtimi dhe funksionimin e mbrojtjes së mbrendshme dhe gjyqësia, dhe Mbajtjen e punëve publike dhe institucioneve, të cilat individët nuk do të kishin mundësi ti realizojnë.
Konceptet klasike mbi financat publike n Financat publike të kësaj periudhe karakterizohen me: ¨ ¨ ¨ ¨ Neutralitet dhe josenzibilitet në pikëpamje të përcaktimit të ngarkesës tatimore. Ngarkesa tatimore ka qenë e arsyeshme deri në nivelin 10%, në raste të jashtzakonshme deri më 15% të prodhimit shoqëror. Vetëm tatimet konsiderohen si kategori legjitime e resurseve. Shfrytëzim shumë i vogël i huave publike (vetëm për mbulim të shpenzimeve publike, të cilat në të arrdhmen do ndikojnë në rritjen e pasurisë nacionale dhe burimeve tatimore) Pandikueshmëri në fluktuimet ekonomike Neutralitet në aplikimin e instrumenteve të shtetit në tregti dhe prodhim. Respektim të obligueshëm të balancimit buxhetor. Vlera e të hyrave publike të jetë në përputhje me shpenzimet publike.
Konceptet bashkëkohore mbi financat publike n Konceptet teorike bashkëkohore mbi financat publike u shfaqën një periudhë të ndryshimeve ekonomike shoqërore të shkaktuara nga lufta e Parë botërore dhe kriza ekonomike e viteve 1929 -1933. n Si pasojë e depresionit ekonomik, të shprehur me ramje të prodhimit, rritje të papunësisë, varfërim dhe rritje të shtresave sociale, besimi në doktrinën klasike ishte labil. “Dora e padukshme” nuk ishte në gjendje ti përballojë problemet e theksuara ekonomike dhe sociale, me çrast, shteti ishte i detyruar të ndërhyjë në tejkalimin e krizës dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik.
Konceptet bashkëkohore mbi financat publike n n n Në këtë periudhë financat publike pësuan ndryshime esenciale, kuantitative dhe kualitative. Ndryshime kuantitative- rritje e njëhershme e shpenzimeve të sektorit publike, të cilat, në periudhën pas luftës së Dytë Botërore arritën nivelin prej 29%- 56% të Bankes Botrore në disa shtete. Ndryshime kualitative –zgjerim dhe përforcim i rolit të financave publike në lëminë ekonomike dhe sociale (nxitje të zhvillimit dhe të punësimit të plotë).
Konceptet bashkëkohore mbi financat publike n Në bazë të hulumtimeve të fundit, ndikimit të shpenzimeve publike në sferën ekonomike dhe sociale, u krijuan teoritë e shumëfishimit, akceleratorit dhe teoria e filtrit. Teoria e shumëfishimit (multiplikimit) bazohet në ndikimin e investimeve publike në infrastrukturën ekonomike, në punësimin dhe prodhimin në përgjithësi dhe nëpërmjet këtyre në mëkëmbjen ekonomike të vendit. ¨ Teoria e akceleratorit bazohet në ndikimin e shtetit nëpërmjet shpenzimeve të shtetit në arritje të ekuilibrit parcial në mes ofertës dhe kërkesës në sektor të caktuar të ekonomisë me ekuilibër të çrregulluar. Kjo duhet të jetë supozimi i shfaqjes së shumfishimit (rritje të investimeve) me qëllim të përmbushjes së kërkesës agregate. ¨ Teoria e filtrit, sipas kësaj teorie, shteti, nëpërmjet shpenzimeve publike bën rishpërndarje të të ardhurave dhe ndikon në të ardhurat dhe shpenzimet e subjekteve ekonomike dhe subjekteve tjera duke krijuar stabiltet ekonomik dhe prosperitet. ¨
Konceptet bashkëkohore mbi financat publike n Disa karakteristika të financave publike bashkëkohore: ¨ ¨ ¨ ¨ Rritje të përqindjes së pjesëmarrjes së shpenzimeve publike në Banken Botrore. Rritje e buxhetit të shtetit. Rritje e rolit të shtetit si në sferën ekonomike dhe sociale. Ndikimi i shtetit, nëpërmjet politikës fiskale, në rregullimin e jostabilitetit monetar. Tatimet nuk janë burim i vetëm i të arrdhurave shtetërore dhe ato nuk mundë të jenë neutrale, por instrument efikas në politikën ekonomike dhe sociale. Huaja publike shëndrohet në burim të përhershëm dhe të rëndësishëm të financave publike. Ekuilibri buxhetor është i dëshirueshëm por jo edhe i domosdoshëm.
Doktrina kejnzijane n n n Shtet ndërtimi i koncepteve moderne mbi financat publike dhe formimi i politikës fiskale është e ndërlidhur me të ashtuquajtërën “revolucion kejnzijan”. Sipas Kejnzit, kërkesa jo e mjaftueshme është dukuri imanente dhe se problemi i papunësisë si pasojë e kërkesës së pamjaftueshme është problem i përhershëm i sistemit. Nëse problem bazë është kërkesa agregate e pamjaftueshme, detyrë e shtetit është që të sigurojë atë nivel të kërkesës agregate që do ti përgjigjet nivelit të të ardhurave nacionale gjatë një punësimi të plotë. Politika fiskale, në këtë kuptim, duhet ti përshtatet nevojës për krijimin e kërkesës shtesë për investime dhe kërkesës për konsum, me ndihmën e politikës së punëve publike dhe rritjes së shpenzimeve shtetërore. Përforcim i kërkesës agregate me aktivitete monetare dhe fiskale edhe mbi nivelin e të ardhurave reale. Edhe pse kjo mundë të nxitë tendenca inflatore, Kejnz, konsideron se, nëse inflacioni mbahet i kontrolluar nuk mundë të ndikoj në stabilitetin financiar.
Ekonomia e ofertës dhe financat publike n n n Situata e ndërlikuar ekonomike të viteve 70 -ta dhe 80 -ta që karakterizohej me stagnacion (recesion), papunësi të lartë dhe me inflacion të theksuar, rritje të fuqishme të deficiteve buxhetore, si dhe joefikasitet të teorisë makroekonomike dhe fiskale kejnzijane në absolvimin e gjendjes ekonomike të ç’rregulluar, ndikuan në paraqitje e pikëpamjeve të reja ekonomike mbi financat publike. Teoria “ekonomia e ofertës” bazohej në neoliberalizëm dhe në përforcimin e rolit rregulativ të tregut. Sipas kësaj teorie, shkaqet e çrregullimeve ekonomike qëndrojnë në aspekt të prodhimtarisë e jo në aspekt të konsumit dhe se duhet të ndërmerren masa dhe instrumente në stimulimin e rritjes së ofertës dhe të rritjes ekonomike duke avancuar masat fiskale dhe ekonomike me ndikim mikroekonomik në vend të atyre makroekonomike.
Ekonomia e ofertës dhe financat publike n Edhe pse qëndrimet e teorisë së ekonomisë së ofertës, në teorinë ekonomike janë tanimë të tejkaluara. Megjithate, kjo teori kishte ndikim në formulimin e pikëpamjeve të reja në sferën fiskale: ¨ ¨ ¨ Reduktim të ngarkesës fiskale nëpërmjet zvoglimit të normave tatimore të larta dhe zbutje të progresionit tatimor para së gjithash te tatimi në të ardhura. Zgjerim të përfshirjes tatimore dhe të bazës tatimore tek të gjitha llojet e tatimeve, duke reduktuar lehtësimet dhe lirimet tatimore. Në shpërndarjen e ngarkesës së përgjithshme fiskale të zhvendoset rëndësia nga tatimet në të ardhura në tatimet e konsumit. Përforcim të alokimit neutral të sistemit tatimor dhe zbutje të funksionit redistributiv duke braktisur politikën e aplikimit të normave të ndryshme dhe stimulimeve të ndryshme tatimore për sektor të caktuar. Zvoglim të shpenzimeve publike, para së gjithash transferet sociale, zvoglim të deficitit buxhetor.
Nevoja e egzistimit të financave publike n Për arsyet e lartë përmendura, intervenimi i shtetit është i domosdoshëm për : ¨ sigurimin e nevojave për të mirat publike ¨ korrigjimin e shpërndarjes së të ardhurave ¨ sigurim të një norme të dëshirueshme të rritjes ekonomike, punësim të plotë, stabilitet të çmimeve, etj. ¨ rregullimin e eksternaliteteve, veçanërisht të të ashtuquajturave eksternalitete negative, ndotja e ajrit, ujit, tokës, etj.
1. 6 Funksionet themelore të financave publike n n Me ndihmën e financave publike, shteti realizon funksionet klasike të saja si: mbrojtja dhe ruajtja e rendit publik dhe sigurisë, mbrojtja e interesave nacionale, mbrojtja sociale, stabilizimi i ekonomisë në raste të ç’rregullimeve të funksionimit të tregut, ndërtimi i objekteve të infrastrukturës, arsimimi, etj. Sipas Riçard Mazgrejv (Richard Musgrave), funksione themelore të financave publike janë: ¨ Funksioni alokativ, i rishpërndarjes dhe stabilizues.
Funksionet themelore të financave publike ¨ Funksioni alokativ, nënkupton procesin gjatë të cilit realizohet ndarja e resurseve të gjithëmbarshme midis sektorit publik dhe privat, me qëllim të sigurimit të financimit optimal të ofertës së të mirave publike, por njëkohësishtë të sigurohet edhe oferta e të mirave private.
Funksionet themelore të financave publike n Funksioni i shpërndarjes është proces i rishpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive midis individëve dhe familjeve me ndihmën e instrumenteve fiskale në përputhje me qëndrimet shoqërore (bashkësisë) dhe kuptimit për shpëndarje të drejtë.
Funksionet themelore të financave publike n Funksioni i stabilizimit shprehet në shfrytëzimin e instrumenteve të financave publike (të ardhurat dhe shpenzimet publike) në kushte të një ekonomie të ç’ekuilibruar me qëllim të stabilizimit të cikleve ekonomike për të arritur punësim të plotë, stabilitet të nivelit të përgjithshëm të çmimeve, arritje të normës adekuate të rritjes ekonomike, normë të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik dhe saldo e qëndrueshme e bilancit të pagesave.
Financat publike gjithnjë e më shumë ndikojnë në ekonomi në mënyrë stabilizuese dhe zhvillimore. n Shteti nëpërmjet politikës fiskale dhe instrumenteve të tija ndikon në: akumulimin (kursimin), punësimin, çmimet, investimet, të ardhurat kombëtare dhe shpërndarjen së tyre, etj. n
Dallimi dhe lidhëshmëria e financave private (sektorit privat) dhe financave publike (sektorit publik). Sektori privat- e përbëjnë familjet dhe ndërmarrjet. n Sektori publik- përbëhet nga institucionet e ndryshme publike të cilat prodhojnë dhe ofrojnë të mira të ndryshme publike, të kombinuara (përziera) dhe të mira private. n
Krijimi të ardhurave në sektorin privat dhe publik n n Një pjesë e të ardhurave të sektorit privat realizohet nëpërmjet mekanizmit të tregut (me shitjen e faktorëve në tregun e tyre (fuqinë punëtore) ndërmarrjeve dhe shtetit. Kurse pjesa tjetër nëpërmjet marrëdhënieve të drejtpërdrejta midis shtetit, familjeve dhe ndërmarrjeve duke siguruar të ardhura nga shteti në formë të penzioneve, ndihmave sociale, kompenzimeve për të papunësuarit, etj.
Krijimi të ardhurave në sektorin privat dhe publike n Të ardhurat shtetërore në rradhë të parë realizoen nga tatimet (tatimi nga të ardhurat personale, fitimit të ndërmarrjeve, nga konsumi i të mirave dhe shërbimeve. TVSH), taksat, doganat, donacionet, kompenzimet e ndryshme dhe huatë.
Dallimi dhe lidhëshmëria midis finance private dhe publike n Dallimet: ¨ Objektiv i financave private është fitimi, kurse i financave publike sigurimi i mirëqenies publike dhe ekonomike. ¨ Dallim në metodën dhe mënyrën e krijimit të mjeteve financiare. Pjesën më të madhe të mjeteve financiare për financim të të mirave publike, shteti e realizon në bazë të suverenitetit fiskal të tij (të dhëna detyrimore nga sektori privat në dobi të arkës shtetërore). Kurse, sektori privat, pjesën më të madhe të të ardhurave e krijon nëpërmjet mekanizmit të tregut. ¨ Dallim në procedurën dhe rregullativën e shpërndarjes (realizimit) të të ardhurave, etj.
- Slides: 23