FILLESAT E PROJEKTIT v Projekti S bashku pr
FILLESAT E PROJEKTIT v Projekti “Së bashku për jetën” lindi në vitin 2015, si një angazhim i Kryetarit të Bashkisë Vorë z. Fiqiri Ismaili, për të ndihmuar ekonomikisht personat me sëmundje të rënda. v Ai nisi zbatimin në datën 22. 08. 2016, kur me vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Vorë u përcaktuan kriteret e përfituesve të ndihmës financiare. v Projekti është konceptuar të jetë pa afat, pasi problematika për të cilin është adresuar ka shtrirje kohore të pacaktuar.
VENDIMI I KëSHILLIT BASHKIAK VORë
Çfarë është “së bashku për jetën”? v “Së bashku për jetën” është një praktikë e cila prek dimensionin socialekonomik, pasi synon të zbusë një plagë sociale, nëpërmjet ndihmës ekonomike. v Projekti i vjen në ndihmë familjeve ekstremisht në nevojë, të cilat kanë pjestarë të diagnostikuar me sëmundje të rënda dhe që trajtohen me kimioterapi dhe dializë. v Ai është një praktikë afatgjatë e Bashkisë Vorë, e cila i jep një ndihmë financiare prej 100 000 lekë kategorisë së mësipërme.
Problematika e adresuar v Në territorin e bashkisë Vorë ka shumë familje me të ardhura në nivelin minimal të jetesës, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike nga buxheti i shtetit. v Kushtet e tyre të jetesës janë të vështira, pasi shpesh ndihma e dhënë sipas skemës klasike të përkrahjes sociale mbulon vetëm nevojat bazë të përditshmërisë. v Nga ana tjetër, vitet e fundit, në të gjithë vendin është rritur numri i personave të prekur nga sëmundje të rënda dhe bashkia Vorë nuk bën përjashtim. v Kur të prekurit nga këto sëmundje vijnë nga familje ekstremisht në nevojë, jetesa për ta bëhet e papërballueshme.
DIMENSIONI SOCIAL-EKONOMIK v Diagnostikimi i një personi me sëmundje të rëndë, e cila kërkon trajtim me kimioterapi apo dializë, mbart në vetvete dimensionin social dhe atë ekonomik. v Kosto sociale, si rezultat i ngarkesës emocionale që prodhon për pacientin dhe familjen e tij. v Kosto financiare, pasi: - personi i sëmurë shpesh është i paaftë për punë - për ndjekjen e terapive mund të lindë nevoja e shoqërimit nga një person tjetër i familjes - për kryerjen e terapisë në Tiranë transporti kushton. v Pikërisht për të zbutur sadopak kostot social-ekonomike të familjeve me nivel minimal jetese, Bashkia Vorë ka ndërhyrë me projektin “Së bashku për jetën”.
SKEMë E PëRMBLEDHUR E CIKLIT Të PROJEKTIT
Veprimet në kuadër të projektit v Bashkia Vorë ka hartuar një Plan strategjik për zhvillimin e saj 2015 -2023, i cili udhëheq veprimtarinë e saj institucionale, ku rol të rëndësishëm zënë çështjet me karakter social-ekonomik. v Këshilli Bashkiak, me vendim nr. 82, datë 22. 08. 2016 ka miratuar kriteret për ndihmë financiare personave me dializë, kimioterapi dhe sëmundje të rrezikshme. v Nga Sektori i Shërbimeve Sociale janë zhvilluar takime në banesat e personave të sëmurë dhe janë informuar të interesuarit për dokumentet që duhet të paraqisin për të përfituar ndihmën ekonomike. v Në varësi të kërkesave të ardhura çdo muaj, specialistët e Sektorit të Shërbimeve Sociale plotësojnë dosjen e personave përfitues dhe ajo dërgohet për miratim në Këshillin Bashkiak. v Me marrjen e miratimit në Këshill, çdo pacient përfiton nga Bashkia Vorë 100 000 lekë.
Rezultatet e projektit v Deri më sot, janë 43 persona të trajtuar me ndihmë ekonomike sipas këtij projekti. v Rezultatet e arritura kanë qenë: - përfitim i menjëhershëm i ndihmës ekonomike - mjekim më i mirë - zbutja e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga trajtimet mjekësore - përmirësimi sadopak i gjendjes emocionale të personit të prekur nga sëmundja - ndërgjegjësimi për rolin e pushtetit vendor në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Informimi dhe pjesëmarrja komunitare v Nëpërmjet Planit Strategjik, projekti “Së bashku për jetën” u integrua në axhendën e punës së Sektorit të Shërbimeve Sociale. v Specialistët e këtij sektori, duke pasur kontakt me familjet në nevojë, i informojnë në mënyrë të vazhdueshme për projektin, dokumentet e nevojshme, kush përfiton, etj. v Pjesë e fushatës informuese është bërë edhe Sektori i Informimit në bashki, ku janë orientuar specialistët të informojnë të interesuarit dhe më pas t`i adresojnë në SSHS. v Është afishuar posteri i projektit dhe një material informues në ambientet e Zyrës së Informimit në bashki dhe në këndin e njoftimeve jashtë ambienteve të institucionit.
Një praktikë inovative v Praktika “Së bashku për jetën” është novative, pasi është fokusuar në një dimension human, i cili prek direkt jetën dhe mirëqenien e shtresave më vulnerabël të shoqërisë. v Për herë të parë, nëpërmjet këtij projekti personat që trajtohen me kimioterapi dhe dializë, përveç ndihmës nga buxheti i shtetit për mbulim të trajtimit falas, i ofrohet ndihmë në para për mbulimin e shpenzimeve të tjera. v Tjetër risi e praktikës është dhënia e ndihmës së menjëhershme në para (pas miratimit në Këshillin Bashkiak), duke kërkuar dokumentet minimale dhe duke shmangur burokracitë. v Projekti “Së bashku për jetën” është një praktikë e mirë, e cila mund të shërbejë si shembull për bashkitë e tjera, pasi përveçse përbën risi, është ndjekur procesi me korrektësi për t`i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Qëndrueshmëria e praktikës v Praktika i ka themelet në një plan të mirëfilltë dhe të detajuar të Bashkisë Vorë, i cili trajton të gjitha aspektet e jetës së komunitetit të zonës. v Në zbatim të Planit strategjik, projekti “Së bashku për jetën” është pjesë e punës së përditshme të Sektorit të Shërbimeve Sociale. v Rëndësia e kësaj nisme ka vënë në lëvizje edhe sektorë të tjerë të bashkisë, si Sektori i Informimit. v Tregues i qëndrueshmërisë së praktikës është përfshirja në buxhet e fondit për këto raste. v Përfshirja çdo muaj e kërkesave të reja në vendimmarrjen e këshillit Bashkiak Vorë. v Pika e fortë e projektit qëndron tek vetë objektivi i Bashkisë Vorë, sipas të cilit pushteti vendor është hallka më pranë qytetarit përmirësimin e jetës së tij.
ju falënderoj për dëgjesën
- Slides: 16