FAKULTETI PER KULTURE FIZIKE DHE SPORT STUDIMET MASTER

  • Slides: 37
Download presentation
FAKULTETI PER KULTURE FIZIKE DHE SPORT STUDIMET MASTER TEMAT : - Grupi sportiv -

FAKULTETI PER KULTURE FIZIKE DHE SPORT STUDIMET MASTER TEMAT : - Grupi sportiv - Tipet e udhëheqjes në sport - Sporti dhe politika

GRUPI SPORTIV l Në sociologji dhe në sociologjinë e sportit, ekziston një ndarje e

GRUPI SPORTIV l Në sociologji dhe në sociologjinë e sportit, ekziston një ndarje e caktuar e grupeve shoqërore. Së pari kur flasim për grupet themi se bëjmë fjalë për grupet parësore-primare dhe dytësore apo sekondare. l Në të vërtetë, grupet parësore formohen në bazë emocionale me karakteristika të lidhjes së afërt, me ndjenjën e raporteve të ndërsjella, respektimit dhe përkatësisë. Grupe të tilla më së shpeshti ajnë: familja, kolegët e gjeneratës nga shkolla, miqësitë.

Grupi sportiv l Grupet dytësore, ndërkaq zakonisht formohen në parimin funksional. Çka do të

Grupi sportiv l Grupet dytësore, ndërkaq zakonisht formohen në parimin funksional. Çka do të thotë kjo? l Në këto grupe sjellja e individit, anëtarëve të grupit është e motivuar nga interesat. Grupet e këtilla janë grupe profesionale në sportin profesionist, grupet politike, grupet sindikale. Grupet dytësore më së shpeshti janë më të mëdha për nga numri, shpesh kanë qëndrueshmëri-ekzistencë të vogël. l Pra, grupi sportiv në përmbajtjen e tij është grup i organizuar formal me karakteristika edhe të grupit parësor dhe dytësor dhe si i tillë ka prirje për tu formuar në sistem social

Grupi sportiv l Në këtë kuptim grupi sportiv si sistem social i ka specifikat

Grupi sportiv l Në këtë kuptim grupi sportiv si sistem social i ka specifikat e veta, si: l Përcaktime specifike, l Qëllime specifike, l Autoritete specifike l Shenja të jashtme specifike.

l Përcaktimet specifike për ndonjë disiplinë të caktuar sportive, për sport mund të kenë

l Përcaktimet specifike për ndonjë disiplinë të caktuar sportive, për sport mund të kenë rëndësi të veçantë. Si të tillë mund të jenë të kombinuar me: ¡Pajtueshmërinë e sportit të zgjedhur me nevojat si dhe me potencialet fizike dhe psikike të sportistit, ¡Zbulimin, gjetjen e potencialeve të veta përmes rrugëve subjektive apo përzgjedhëse-selektive, si dhe përmes porosisë-rekomandimit të ekspertit nga sporti i caktuar, ¡Përcakitmi për sport mund të jetë edhe nën ndikimin e personave tjerë, shpesh edhe të prindërve, të cilët përmes fëmijëve duan ti realizojnë ambiciet e tare. Po ashtu si arsye për t’u përcaktuar për sportin e caktuar, mund të jetë afërsia e stadiumit sportiv, objektit sportiv. Shumë shpesh kjo i stimulon sportistët e rinj

l Qëllimet e grupit sportiv – kryesisht janë garat. Në grupet sportive ekzistojnë shumë

l Qëllimet e grupit sportiv – kryesisht janë garat. Në grupet sportive ekzistojnë shumë qëllime, si psh. Shëndetësorë, socialë, pedagogjikë, higjienikë, sportivogarues etj. l Mirëpo, nëse suksesit sprotiv garues në grupin sportiv i jepet përparësi duke i përjashtuar të gjitha aspektet tjera të aktivitetit sportiv, atëherë kjo kthehet në rrezik të madh për sportistin. l Grupi sportiv duhet të jetë formë e vënies së lidhjeve të qëndrueshme emocionale dhe funksionale ndërmjet individëve dhe si të tillë duhet të kenë për qëllim formimin e personaliteteve të shëndoshë, të kompletuar, të cilët do ti tregojnë aftësitë e tyre. Në këtë kuptim grupi sportiv nuk duhet të ketë qëndrim të fabrikimit të asave sportivë.

l Specifika e autoritetit – në grupin sportiv ka rëndësi të posaçme. Kështu psh,

l Specifika e autoritetit – në grupin sportiv ka rëndësi të posaçme. Kështu psh, autoriteti në grupin sportiv mund të shikohet nga dy forma apo tipe. Forma e parë formohet spontanisht dhe shkon në drejtimin individi –ushëheqësi, kurse forma e dytë shkon në drejtimin udhëheqësi – individi. Kjo formë kryesisht mbështetet në urdhëra dhe ndalime. Në grupin sportiv autoriteti vëhet kryesisht me shkallë të caktuar të adaptimit – përshtatjes. l Shenjat e jashtme – të grupit sportiv kryesisht janë në përbërje të ngjyrës, emrit, emblemës, falmurit, stemës së grupit sportiv. Këto janë simbole sipa stë cialve njihet çdo grup sportiv, ato shpesh e mbajnë grupin sportiv dhe qëllimet e grupit sportiv.

SPORTI DHE POLITIKA… l Përpara se të sqarojmë lidhjet ekzistuese ndërmjet sportit dhe politikës,

SPORTI DHE POLITIKA… l Përpara se të sqarojmë lidhjet ekzistuese ndërmjet sportit dhe politikës, është e nevojshme të shpjegojmë termat përkatëse. Ndërkohë që për termin sport tashmë kemi njohuri të bollshme bazike dhe disa përkufizime specifike si : ¡Sporti është një sistem i institucionalizuar i praktikave gariste me një dominante fizike të përcaktuar, të kodifikuar, objektivi i të cilave është bazuar mbi krahasimin e përkryerjeve të elementeve, treguesve fizikë, dhe me qëllim që të përcaktoje konkurrentin më të mirë, ose rezultatin më të mirë ¡ Sporti është veprimtaria që synon kryesisht përsosjen fizike të vazhdueshme të njerëzve. Historia e tij është një ngjitje e pandërprerë drejt më së mirës.

SPORTI DHE POLITIKA… l Ndërkohë, për termin politikë, në kuptimin më të gjerë të

SPORTI DHE POLITIKA… l Ndërkohë, për termin politikë, në kuptimin më të gjerë të saj, mund të themi që është shkencë që ka për qëllim të studiojë dukuritë politike si aktivitete të përhershme të organizuara të njerëzve dhe të grupeve me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe interesave shoqërore, klasore dhe individuale. l Pra politika është shkencë shoqërore e cila merret me sistemin politik të një vendi, politikën e brendëshme dhe të jashtme të një vendi, demokracinë, pushtetin, konfliktet, paqen, rendin, lirinë dhe të drejtat njerëzore etj.

SPORTI DHE POLITIKA… l Në trajtimin e lidhmërisë politikë-sport, duhet cekur që politika ka

SPORTI DHE POLITIKA… l Në trajtimin e lidhmërisë politikë-sport, duhet cekur që politika ka elementet e saj të rëndësishëm, si : * Ideologjinë politike – që paraqet tërësinë e qëllimeve dhe normave që përmban kjo ideologji dhe që duhet të përmbushen, realizohen përmes ligjeve, kushtetutës etj * organizatat politike - që kanë për qëllim të zbatojnë veprimtarinë politike, të tilla si shteti, partitë politike, organizatat politike të tipit masovik etj. l Në këtë aspekt, pas shpjegimit të koncepteve kryesore, shtrohet pyetja : cili është raporti në mes politikës dhe sportit ?

SPORTI DHE POLITIKA… l Politika si pushtet, si shtet dhe përfundimisht si një ideologji

SPORTI DHE POLITIKA… l Politika si pushtet, si shtet dhe përfundimisht si një ideologji ka një ndikim dhe një raport të rëndësishëm në sport. Ky raport, në varësi të qasjes që ka politika ndaj sportit, mund të jetë negativ apo pozitiv. l Duke pasur parasysh përmbajtjen e sportit, qëllimet e shumta të aplikimit të tij në një shoqëri, strukturën e vetë sportit, atëherë mund të themi me shumë bindje që edhe sporti ka ndikimin e tij në politikë, që këto dy koncepte, dy dukuri integrohen, ndikohen dhe ndikojnë njëri-tjetrin

SPORTI DHE POLITIKA… Ndikimi i madh i sportit mund të jepet duke dhënë përgjigje

SPORTI DHE POLITIKA… Ndikimi i madh i sportit mund të jepet duke dhënë përgjigje në esencën e sportit, e cila pasqyrohet përmes : * plotësimit të nevojave, të cilat mund të jenë individuale apo shoqërore * vlerave morale dhe kulturore që ka dhe që përcjell sporti * lirisë së shoqërimit, që vjen si pasojë e zhvillimit të sportit në sajë të politikave përkatëse * afirmimit dhe suksesit, të cilat mund të jenë rezultate të individëve por edhe të rrethit më të gjerë.

SPORTI DHE POLITIKA… l Politika në sistemin e kulturës fizike dhe sporteve ka për

SPORTI DHE POLITIKA… l Politika në sistemin e kulturës fizike dhe sporteve ka për qëllim që : - të afirmojë sportin si nevojë njerëzore - të tregojë rëndësinë e tij - të ndikojë në masivizimin e sportit - të tregojë dhe të vlerësojë vlerat shoqërore që sjell sporti - ta bëjë sportin pjesë të vetëdijes kulturore të individit - të ndikojë në afirmimin e vlerave kombëtare, që përcjell sporti

SPORTI DHE POLITIKA… l Kur bëhet fjalë për politikën sportive, raportin e politikës me

SPORTI DHE POLITIKA… l Kur bëhet fjalë për politikën sportive, raportin e politikës me sportin, është e pashmangshme që të mos përmenden format adekuate të organizimit, me qëllim të përfitimit të rezultateve të larta sportive. Këto forma të organizimit mund të jenë : a- shoqëritë sportive ; b- federatat sportive ; c- organizatat e ndryshme sportive ; d- asociacionet e tjera profesionale Por gjithashtu, pjesë e këtyre organizmave mund të quhen edhe bashkësitë lokale dhe organizatat punuese të cilat mund të jenë bartëse të sportit në plotësimin e qëllimeve specifike të tij si rekreacion, pushim aktiv i organizuar, garave etj.

SPORTI DHE POLITIKA… Vendi që zë sporti si pjesë e vetëdijes kombëtare, mund të

SPORTI DHE POLITIKA… Vendi që zë sporti si pjesë e vetëdijes kombëtare, mund të shihet edhe si faktor i politikës së jashtme dhe të brendshme. l Në kuadër të politikës së brendshme, më së shpeshti merren si shembull ekipet sportive lokale, të cilat shpeshherë bëhen mjete përmbushjen e interesave publike, promovimin e vlerave lokale, realizimin e qëllimeve specifike. Por njëkohësisht edhe aktorë të tjerë lokalë si shkollat, grupet e tjera profesionale, të cilët realizojnë qëllimet e shumta sportive si rekreacionin, argëtimin, aktivitetet e ndryshme me karakter garues etj. l Në kuadër të politikës së jashtme, mund të flitet për sportin si faktor i koekzistencës ndërkombëtare, paqes, mirëkuptimit, afirmimit të vlerave shoqërore të një shoqërie etj.

SPORTI DHE POLITIKA… l Sporti dhe politika në mënyrë të ndërsjelltë, ndodhen me njëritjetrin

SPORTI DHE POLITIKA… l Sporti dhe politika në mënyrë të ndërsjelltë, ndodhen me njëritjetrin në tre nivele : politika interne e sportit; prestigji lokal dhe nacional dhe sporti si faktor i politikës së jashtme. l Politika interne e sportit përfshin politikën e klubeve sportive, meqenëse janë këto klube sportive dhe shoqëri sportive paraqesin pjesë të shoqërisë, segmente mjaft të rëndësishme të saj. l Politikat sportive në funksion të prestigjit lokal dhe kombëtar, paraqesin mekanizmat shoqërorë të disa pjesëve të shoqërisë dhe rretheve të caktuara shoqërore. l Ndërkohë që sporti si faktor i politikës së jashtme, kryqëzon politikën e jashtme dhe atë ndërkombëtare dhe shërben si mënyrë e zgjimit të ndjenjave kombëtare, rrugë e afirmimit të vlerave kombëtare.

PUBLIKU SPORTIV… l Manifestimi sportiv dhe paraqitja e sportistëve janë realitet i kohës në

PUBLIKU SPORTIV… l Manifestimi sportiv dhe paraqitja e sportistëve janë realitet i kohës në të cilin ndodhin këto, dhe asnjëherë nuk bëhen pa reagime dhe praninë e shikuesve. Kjo sepse prania e shikuesve, që përbën publikun, qoftë në miratimin apo refuzimin e aktivitetit që ndodh, si dhe raporti i tij ndaj manifestimit sportiv gjithsesi ka ndikimin e tij të madh jo vetëm në rrjedhën e garës, por gjithashtu edhe në rezultatin e kësaj gare. l Shumë teoricienë, sociologë sportivë, mendojnë që publiku sportiv është një agregat social, në të cilin personalitetet janë të lidhura me ndonjë interes të përkohshëm. Po ashtu vecori e këtij agregati social është edhe lidhmëria për një hapësirë të caktuar (terreni, salla sportive, stadiumi) , ose në kufizimin kohor (koha e zgjatjes së ndeshjes, garës etj).

PUBLIKU SPORTIV… l Ky fenomen i sportit dhe publikut, është i aktualizuar me dukurinë

PUBLIKU SPORTIV… l Ky fenomen i sportit dhe publikut, është i aktualizuar me dukurinë e manifestimeve spektakolare, ku sporti merr dimensionin e tij masovik, sidomos përmes mediave. l Publiku sportiv si agregat social, ka në përbërje tifozë të cilët paraqesin grupe të organizuara apo të paorganizuara, në të cilat tifozët mund të përfaqësojnë dhe të jenë pjesë përbërëse e ndonjë klubi apo ekipi sportiv l Ky publik sportiv më së shpeshti, formohet në bazë të motivit për të përcjellë ngjarjet sportive në stadium, (në mënyrë aktive) ose duke shikuar apo dëgjuar mnifestimin sportiv në shtëpi (në mënyrë pasive).

PUBLIKU SPORTIV… l Në varësi të motiveve por edhe të pritshmërive nga manifestimi sportiv,

PUBLIKU SPORTIV… l Në varësi të motiveve por edhe të pritshmërive nga manifestimi sportiv, kemi disa lloje të publikut sportiv: l Publiku i cili nga manifestimi sportiv kërkon atraktivitet në spektaklin sportiv, elemente befasie por edhe agresiviteti, provokim të informatave sportive në gazeta, (deklarata të ndryshme, përshkrim i aferave etj) quhet ndryshe edhe publiku tipik sportiv, karakteristik për sporte të tilla si futbolli, boksi, basketbolli, etj l Ndërkohë që vepron edhe publiku jotipik, të cilin kryesisht e përbëjnë shikuesit e lojrave të tilla si tenisi, skijimi, patinazhi artistik, etj, dhe i cili ka sjelljet e tij të përcaktuara si kontrollin e emocioneve, respektin ndaj sportistëve përkatës, stilin e vet të veshjes etj.

PUBLIKU SPORTIV… l Sociologët përmendin edhe llojin e ‘tretë’ të publikut, publik i cili

PUBLIKU SPORTIV… l Sociologët përmendin edhe llojin e ‘tretë’ të publikut, publik i cili pret që sporti të jetë bukuri fizike, art, kulturë , emocion, gëzim që rezultatet e të cilit të vlerësohen si vlera shoqërore. Ky tip i publikut nuk e duron dhe nuk e justifikon agresivitetin, nëncmimin, duke pasur një ndjenjë të lartë të socializimit sportiv. l Hulumtuesit e kësaj problematike vërtetojnë se ekziston edhe një formë tjetër e publikut sportiv, publik i cili e vë vetveten në plan qëndror dhe sportistët janë në manifestimin sportiv vetëm për argëtimin e tyre. Nga sporti dhe sportistët, ky publik pret vetëm suksese, fitore ndaj kundërshtarit, dhe gjyqtari shihet si subjekt i agresionit verbal.

PUBLIKU SPORTIV… l Fenomeni i publikut si shprehje e përcjelljes së ritualit sportiv, spektaklit,

PUBLIKU SPORTIV… l Fenomeni i publikut si shprehje e përcjelljes së ritualit sportiv, spektaklit, merr një rëndësi të vecantë. Shumë sociologë, psikologë mendojnë se spektakli sportiv, shfaqja sportive është një mënyrë për lirimin ngarkesat. Koha e shoqërisë masive, i jep sportit një dimension të ri, dimension të cilit mediat i kontribuojnë gjerësisht me imponimin e tyre pothuajse agresiv. l Sipas përbërjes sociale, publiku sportiv paraqitet heterogjen, dhe kjo përbërje ndikon shpesh edhe në krijimin e situatave me tension të lartë emotiv, të cilat shoqërohen me sjellje të shqetësuara duke rritur edhe potencialin e dhunës që shumë shpesh është pjesë përbërëse e zhvillimit të manifestimeve sportive.

PUBLIKU SPORTIV… l Duke marrë për bazë raportin që publiku ka me sportin, klasifikimi

PUBLIKU SPORTIV… l Duke marrë për bazë raportin që publiku ka me sportin, klasifikimi i tipologjisë së Lang-ut, për publikun sportiv, pasqyrohet në : 1. publikun fanatik, që i jep përkrahje mjaft emotive ekipit apo lojtarit 2. Publikun që e dëshiron fitoren dhe reagon në mënyrë spontane ndaj rezultatit të cilin e konsideron të padrejtë 3. Publikun e polarizuar, i cili shfrytëzon rastin për të zhvilluar konfliktin jashtë terrenit sportiv 4. publikun më fanatik që tërheq rreth vetes individë që janë të dhënë verbërisht pas sportit, apo ndonjë disipline sportive në vecanti.

………. . l Përmendni disa situata ku politika ndikon pozitivisht apo negativisht në sport.

………. . l Përmendni disa situata ku politika ndikon pozitivisht apo negativisht në sport. l Cilat janë rastet kur sporti ndikon në politikë ? l Spektakli sportiv. l Si ndikon publiku në rezultatin e manifestimit sportiv ?

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Sporti dhe fenomenet sportive kanë natyrën e caktuar

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Sporti dhe fenomenet sportive kanë natyrën e caktuar të organizimit, dhe si çdo grup shoqëror, sistem social, përmban organizimin e jetës brenda tij. Dhe ku ka organizim ka edhe udhëheqje, pra ka edhe pushtet. Pushteti është atribut i të gjitha grupeve të organizuara, aty ku nuk ka organizim nuk ka as pushtet por edhe aty ku nuk ka pushtet nuk ka as organizim. l Edhe pse nuk ka ndonjë dallim kategorik ndërmjet udhëheqjes dhe pushtetit, në sociologji i dallojmë nocionet e pushtetit nga nocioni i udhëheqjes : pushteti është i lidhur me pozitën brenda grupit apo ekipit, ndërsa udhëheqja është e lidhur me personalitetin brenda grupit apo ekipit.

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Zakonisht pushteti është i lidhur më strukturën e

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Zakonisht pushteti është i lidhur më strukturën e organizatës, grupit, ekipit sportiv, ndërkohë që udhëheqja ka të bëjë me raportet sociale që funksionojnë ndërmjet anëtarëve të këtyre grupeve, ekipeve. Pushteti është funksion i organizuar, kurse udhëheqja është funksion i individit. Individi që ka pushtetin formal në grup, nuk është e domosdoshme që të ketë edhe funksionin udhëheqës në po këtë grup. l Në praktikën sportive, ka pasur raste të konfrontimit të udhëheqësit dhe pushtetit të grupit sportiv, dhe në shumicën e rasteve situata të tilla ndikojnë negativisht në frymën e harmonisë, bashkëpunimit dhe rrjedhimisht edhe në sukseset e grupit sportiv. Prandaj për të eliminuar këtë është e rekomandueshme që pushteti dhe udhëheqja të koncentrohen në një personalitet brenda grupit.

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Megjithëse ekziston një mundësi e madhe që koncentrimi

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Megjithëse ekziston një mundësi e madhe që koncentrimi i pushtetit dhe udhëheqjes të jetë në një individ brenda grupit, çështja mbetet e hapur për tre tipet bazike të pushtetit. l Teoria sot njeh tre tipe të pushtetit apo të udhëheqjes : ¡ Pushteti autokratik ¡ Pushteti demokratik ¡ Pushteti anarkik Këto tipe me karakteristikat dhe veçoritë përkatëse për secilin prej tyre, shtrihen në të gjitha sferat e jetës, rrjedhimisht edhe në sport.

Tipet e udhëheqjes në sport… -------------------------- l Pushteti autokratik : Në këtë tip të

Tipet e udhëheqjes në sport… -------------------------- l Pushteti autokratik : Në këtë tip të pushtetit, është udhëheqësi i grupit, ekipit sportiv, ai që vendos për të gjitha në grup, duke qenë kështu një udhëheqës absolut. Është udhëheqësi ai që cakton qëllimin e grupit, politikën zhvillimore, mënyrën e punës, kushtet e punës, mjetet e punës, sistemin dhe regjimin e punës, pra gjithçka. Ky tip i udhëheqësit, komandon, jep urdhra për veprimet që duhet të kryhen, nuk pyet askënd, komunikimi shkon vetëm në drejtimin udhëheqës sportist, ndërkohë që anëtarët e grupit vetëm i kryejnë këto urdhra, i zbatojnë ato pa komente të caktuara, pa vërejtje, meqenëse udhëheqësi autokratik është imponues, detyrues, mospërfillës

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------Udhëheqësi autokratik shpesh depërton edhe në jetën personale të

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------Udhëheqësi autokratik shpesh depërton edhe në jetën personale të lojtarëve të ekipit, në raportet ndërpersonale të tyre, duke keqpërdorur autoritetin e tij. Autokratik Udhëheqja Autokratike

Tipet e udhëheqjes në sport… -------------------------- l Pushteti demokratik Kur ekipi ka në krye

Tipet e udhëheqjes në sport… -------------------------- l Pushteti demokratik Kur ekipi ka në krye tipin demokratik të udhëheqësit, udhëheqja qendrore e tij plotësohet me aktivitetin kreativ të anëtarëve të ekipit, grupit sportiv. Këtu kemi tolerancë, mirëkuptim, nivel më të lartë të bashkëpunimit, të harmonisë brenda grupit, në të cilin secili individ është pjesë e procesit të vendimmarrjes brenda grupit. Tipi i udhëheqësit demokratik, nuk komandon, nuk jep urdhra, por sjell ide, i diskuton ato me anëtarët e tjerë të ekipit, grupit dhe bashkërisht vijnë deri tek vendimet rreth qëllimit të ekipit, politikave zhvillimore të tij, format, kushtet dhe mjetet e punës etj, duke bërë kështu që drejtimi i komunikimit të jetë i dyanshëm, udhëheqës anëtar i grupit sportiv.

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Udhëheqësi demokratik respekton personalitetin individual të anëtarëve të

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Udhëheqësi demokratik respekton personalitetin individual të anëtarëve të grupit, ekipit dhe gjithashtu edhe aspektin e jetës së tyre personale dhe marrëdhënieve ndërpersonale. Demokratik Udhëheqja Demokratike

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Prezantimi i tre tipeve, mënyrave të udhëheqjes –

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Prezantimi i tre tipeve, mënyrave të udhëheqjes – pushtetit, e cila është një çështje themelore në fushën e sportit por edhe më gjerë, shtron pyetjen : Cila prej këtyre tre formave apo mënyrave të udhëheqjes jep rezultate më të mira ? Në përgjithësi supozohet që është mënyra demokratike ajo që është më e suksesshme. Mirëpo nëse merret parasysh vlerësimi moral, atëherë mënyra autokratike e udhëheqjes është më rezultative, sidomos në ato raste kur është e nevojshme të merren mendime dhe veprime të shpejta në kohën e zhvillimit të lojës, gjatë pjesëmarrjes në gara etj

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Rreth kësaj pyetjeje ka pasur hulumtime të shumta,

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Rreth kësaj pyetjeje ka pasur hulumtime të shumta, rezultatet e të cilave tregojnë që udhëheqësi i grupit duhet të jetë pak më inteligjent se pjesa tjetër e grupi, por jo dukshëm më tepër sepse do të krijoheshin vështirësi në të kuptuarit e tij, dhe si rrjedhim grupi do ta pranonte me vështirësi. Krahas inteligjencës, rol të madh luajnë edhe ndershmëria, toleranca, paanshmëria, vendosmëria, vetërespekti dhe respekti për të tjerët, aftësia për të vlerësuar realisht, aftësia për të pranuar, niveli i njohurive profesionale, aftësia për bashkëpunim etj. l Janë këto cilësi të cilat ndikojnë dhe bëjnë që udhëheqësi i grupit, ekipit të jetë cilësor dhe i suksesshëm në plotësimin e përgjegjësive të tij.

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Pyetjeve : 1. Cilat janë detyrat e udhëheqësit

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Pyetjeve : 1. Cilat janë detyrat e udhëheqësit ? 2. Si duhet të jetë udhëheqësi ? 3. Pse duhet të udhëheqi në një mënyrë të përcaktuar ? studimet e bëra në këtë fushë i kanë dhënë këto përgjigje : 1. Cilat janë detyrat e udhëheqësit ? Studimi, zgjidhja e situatave, interesimi, matja, vlerësimi, përmirësimi, eliminimi, udhëheqja , harmonizimi etj janë nga detyrat kryesore të një udhëheqësi sportiv

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------2. Si duhet të jetë udhëheqësi ? I drejtë,

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------2. Si duhet të jetë udhëheqësi ? I drejtë, i paanshëm, që merr qëndrime të drejta, i durueshëm, tolerant, i përmbajtur në situata të dhëna, me përvojë, situacional, bashkëpunues, i hapur, parimor, profesional, i sigurt, inteligjent, etj 3. Pse duhet të udhëheq në një mënyrë të përcaktuar ? Meqenëse tipi i udhëheqësit varej nga struktura e grupit, udhëheqësi përcakton tipin e tij në përputhje me këtë strukturë por edhe me karakteristikat e tij individuale, duke pasur parasysh parimin që secili individ është një përbërës i tërësishëm i grupit, ekipit

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Nëse udhëheqësi i grupit, ekipit sportiv, pavarësisht nga

Tipet e udhëheqjes në sport… --------------------------l Nëse udhëheqësi i grupit, ekipit sportiv, pavarësisht nga tipi apo natyra që zgjedh për të udhëhequr grupin, e cila në situata të veçanta mund të ndryshojë për të mbërritur rezultatin e kërkuar, posedon cilësitë e lartpërmendura, atëherë edhe raportet brenda dhe jashtë grupit do të jenë më të mira, sepse do të dominojnë aspekti socializues, humanizues dhe harmonizues. Dhe sporti si i tillë, si sistem shoqëror, duhet të predominohet nga aspekti moral – etik, në mënyrë që të plotësojë edhe një nga qëllimet kryesore të tij si mjet relaksues, kënaqësie dhe dobishmërie jo vetëm për grupin, ekipin sportiv, por për gjithë shoqërinë.