FAKULTETI I KULTURES FIZIKE STUDIMET MASTER KULTURE FIZIKE

  • Slides: 13
Download presentation
FAKULTETI I KULTURES FIZIKE STUDIMET MASTER: KULTURE FIZIKE DHE SPORT PSIKOLOGJIA SPORTIVE DHE KONTROLLI

FAKULTETI I KULTURES FIZIKE STUDIMET MASTER: KULTURE FIZIKE DHE SPORT PSIKOLOGJIA SPORTIVE DHE KONTROLLI MOTOR Agresioni dhe sjellja korrekte në sport

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Dukuria e dhunës, agresionit ndërmjet sportistëve, lojtarëve,

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Dukuria e dhunës, agresionit ndërmjet sportistëve, lojtarëve, ndërmjet zyrtarëve dhe ndërmjet përkrahësve të sportit, është një shqetësim i vazhdueshëm në sport. Në sporte të ndryshme si boksi, regbi etj ekzistojnë lloje të sjelljeve të cilat nuk do të ishin farë të pranueshme në asnjë ambient tjetër jo sportiv. Këto sjellje, të quajtura të dhunshme, agresive, mund dhe përdoren nga trajnerët për të ‘rritur’ aspektin psikologjik të sportistëve të tyre. Në mënyrë të qartë, agresioni, dhuna në sport, ka një rol jo shumë të qartë dhe domethënës në sjelljen sportive, prandaj për të kuptuar më tej, është i nevojshëm përcaktimi, definimi i asaj se çfarë dotë thotë dhunë, agresion. Dhuna lind në bazë dhe përmes shumë faktorëve strukturorë në shoqëri, pra dhuna është një konflikt shoqëror, konflikt i interesave. Mund të thuhet se ky është konflikt i individit, grupit shoqëror, bashkësisë ose shoqërisë me rrethin shoqëror.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Ndërkohë , psikologë të ndryshëm japin definicione të

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Ndërkohë , psikologë të ndryshëm japin definicione të shumta rreth termit agresion në sport : * agresioni është një sjellje, që përfshin lëndimin me dëshirë të një individi, dhe ky lëndim mund të jetë fizik apo lëndim psikologjik. * sjellja, e cila në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pa dëshirë lëndon një individ tjetër, nuk konsiderohet agresion në sport. Dhuna si fenomen, që nga format e saj primitive dhe deri në manifestimet post moderniste, ka qënë e kushtëzuar me ndryshimet civilizuese, dhe në këtë kontekst janë të dukshme tre burime të dhunës që përdoren më së tepërmi në literaturë. Këto burime janë : 1. patologjia sociale 2. devijimi 3. agresiviteti

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Patologjia sociale, shënon gjendjen e sëmurë të

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Patologjia sociale, shënon gjendjen e sëmurë të një shoqërie, që gjeneron shumë probleme dhe bartës të të cilave mund të jenë individët, grupet shoqërore, institucionet etj. Një gjendje e tillë, krijon prtedispozita mjaft të favorshme për të krijuar konflikte në rrethin e dhënë shoqëror. Në këtë mënyrë, dukuritë e formuara socio -patologjike janë të njohura në sport dhe në manifestimet sportive. Pra, “Është e vërtetë që shoqëria e shëndoshë, krijon edhe individë të shëndoshë, dhe anasjelltas’ (E. From), dhe duke pasur parasysh këtë patologjia sociale është burimi më i gjërë prej nga gjenerohen kushtet e drejtpërdrejta dhe shkaqet për tipe të ndryshme të dhunës, gjë që në mënyrë të pashmangshme kushtëzon edhe tipin e individit pjesëmarrës apo përkrahës të sportit. Përdorimi i dhunës dhe i formave të tjera të sjelljeve të dhunshme në sport, shpesh bëhet mjet për arritjen e qëllimeve të paracaktuara, dhe më së shpeshti është realizim i kategorisë së organizuar ekstreme të përkrahësve të sporteve.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n n Të gjitha format e dhunës të

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n n Të gjitha format e dhunës të shprehura në ambientet sportive, kanë motivet e tyre dhe në radhë të parë, është motivi për fitore me çdo kusht, ku vjen në shprehje: qëllimi justifikon mjetin, por njëkohësisht edhe format e fshehura dhe patologjike të identifikimit, shfrytëzimi i përkrahësve të sportit për arritjen e qëllimeve të caktuara etj. Burimi i dytë i dhunës : manifestohet me sjellje devijante. Devijimi shprehet si formë e anashkalimit të individit në atë që në një shoqëri konsiderohet normale dhe e pranueshme, qoftë për shoqërinë në tërësi apo për pjesë të caktuara të kësaj shoqërie, grupe të caktuara etj. Ndërkohë, burimi i tretë i dhunës janë sjelljet agresive. Nisur nga përcaktimi psikologjik i agresionit, si pjesë e sjelljes së individit të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sport qoftë si sportist, zyrtar sportiv apo përkrahës sporti, sot njihen dy tipe të agresionit, mbështetur në qëllimin e tij:

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n n 1. agresioni i ashpër : qëllimi

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n n 1. agresioni i ashpër : qëllimi i kësaj sjelljeje, është lëndimi i drejtpërdrejtë i individit kundërshtar, i shoqëruar zakonisht me zemërim dhe i quajtur ndryshe edhe ‘ agresion reagues’ apo ‘sjellje agresive në pezmatim’ 2. agresioni instrumental : kjo lloj sjellje agresive përdoret si mënyrë për të mbërritur një qëllim të përcaktuar, p. shtyhem fort për të siguruar zotërimin e topit. Kjo sjellje ndryshe njihet edhe si ‘agresion i drejtuar’ dhe ka veçori që nuk shoqërohet e zemërim. Përcaktimi i dallimeve ndërmjet këtyre dy llojeve të agresionit, është i lehtë për tu realizuar nga ana teorike, por në praktikën sportive shpesh kjo gjë është shumë e vështirë. Janë zyrtarët sportivë, ata që bëjnë këtë përcaktim, dhe për të qënë sa më të saktë në këtë , ata duhet t’ju përmbahen disa rregullave tashmë të përcaktuara të lojës.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------- Përcaktimi dhe respektimi i këtyre rregullave të lojës,

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------- Përcaktimi dhe respektimi i këtyre rregullave të lojës, është vendimtar dhe shumë i rëndësishëm në sqarimin dhe definimin e sjelljes agresive ose jo agresive në sport. Kështu sjellja e një individi që luan me energji dhe motivim, duke respektuar rregullat e lojës, quhet sjellje e sigurt, kategorike dhe jo sjellje agresive. n Sjellja kategorike : - është qëllimisht e drejtuar për të mbërritur një synim specifik - nuk ka për qëllim të lëndojë, dëmtojë apo fyejë askënd - përmban përdorimin e forcës së arsyeshme ( edhe pse në ambiente të tjera jo-sportive, kjo forcë do të ishte e papranueshme) - nuk i thyen rregullat tashmë të vendosura të sportit, lojës. Pra, secila sjellje brenda cilitdo sport që përmban këto karakteristika, quhet sjellje kategorike, e sigurt dhe jo sjellje agresive. n

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n A janë disa individë më agresivë se

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n A janë disa individë më agresivë se dis atë tjerë, çfarë ndikimi ka rrethi, ambienti në zhvillimin e sjelljeve agresive, a konsiderohet sporti si një ‘rrugëdalje’ apo ‘treg’ për zhvillimin e mëtejmë të sjelljeve agresive ? ? ? Shkaqet e sjelljeve agresivë, pavarësisht nga lloji i tyre, mbështeten në disa teori : * teoritë instiktive : këto teori e shohin agresionin si të lindur tek individi, si një energji që rritet vazhdimisht dhe duhet herë pas here të çlirohet. Sipas Frojdit (S. Freud), secili individ ka instikte që duhet të plotësohen, dhe agresiviteti bën pjesë në instiktet e vdekjes që janë instikte shkatërruese. Po sipas kësaj teorie, vetëm shikimi i ngjarjeve sportive, krijon tek individi çlirimin e agresivitetit. Gjithashtu, po sipas Frojdit, kur individi dëshiron që bëjë diçka që nuk është e pranueshme, përdor teknuikën e quajtur ‘zhvendosje’, sipas së cilës agresioni zhvendos objektivin e tij. Kjo teori shpjegon agresivitetin në sport.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Kjo teori, është kritikuar nga shumë psikologë dhe

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Kjo teori, është kritikuar nga shumë psikologë dhe sociologë sepse, rezultatet e hulumtimeve të shumta kanë treguar që : * pjesëmarrja në sport, ka tendencën që të rrisë agresionin në sport dhe jo ta zvogëlojë atë * shoqëritë që kanë nivel të lartë të shfaqjes së agresivitetit në sport, duhet që të tregojnë nivel të ulët agresiviteti në ambientet dhe aktivitetet josportive, por rezultatet e hulumtimeve nuk tregojnë këtë * studimet e kulturave të ndryshme, kanë treguar një gjërësi të paraqitjes së nivelit të agresivitetit në sportet përkatëse të shoqërive, duke sugjeruar kështu që normat kulturore të një shoqërie kanë ndikim të madh në nivelin e agresionit në sport të asaj shoqërie.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Hipoteza frustrim-agresion : argumenton që agresioni është

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Hipoteza frustrim-agresion : argumenton që agresioni është një përgjigje e lindur e cila ndodh në situata frustruese. Agresioni gjithmonë dio të jetë i shkaktuar nga frustrimi dhe situatat frustruese gjithmonë do të prodhojnë forma të sjelljeve të ndryshme agresive. Frustrimi shkakton përgjigje të ndryshme, kryesisht që varen nga individi dhe nga situata në të cilën ndodh. Kështu, frustrimi në shfaqjen e tij mëtë zakonshme , prodhon agresion kur : * individi është shunë afër mbërritjes së qëllimit (dështimi në hapin e fundit) * frustrimi është shkaktuar me paramendim * mbërritja e qëllimit bëhet në mënyrë arbitrare dhe të padrejtë

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Teoria shoqërore e të mësuarit, (nxënit): mbështetet

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n n Teoria shoqërore e të mësuarit, (nxënit): mbështetet në sjelljen si formë e të mësuarit duke parë, vëzhguar të tjerët. Pra , me fjalë të tjera, agresioni nuk është i lindur tek individi, por mësohet sikur të gjitha sjelljet e tjera. Dhe sipas kësaj teorie është shumë i rëndësishëm shembulli i sjelljeve që vëzhgohen si nga inidividët që janë pjesë e aktiviteteve sportive, i zyrtarëve që shpesh kanë në dorë përcaktime të rëndësishme që sjellin si pasojë sjellje agresive, por gjithashtu edhe i publikut sportiv si përkrahës dhe ndjekës i përafët i tërë aktiviteteve sportive të një shoqërie. Dhe padyshim, një rol të madh në tërë këtë, luan edhe media, në veçanti televizionet, duke pasur një influev ëtë jashtëzakonshme. Mënyra e prezantimit të individëve sportivë, sjelljeve që fokusohen, sjelljeve dhe qëndrimeve të komentatorëve, nivelit të agresionit në të cilin vihet theksi, duket të ketë lidhje të ngushta me nivelin e agresionit në sporte në veçanti dhe në shoqëri në përgjithësi.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Për të bërë një përmbedhje të shkurtër rreth

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n Për të bërë një përmbedhje të shkurtër rreth faktorëve që ndikojnë dhe shkaktojnë dhunën dhe agresivitetin në sport, mund të themi që këto janë të lidhura me : * rregullat e lojës * mbërritjen e qëllimeve të vëna * nivelit të kontaktit fizik në sporte të ndryshme * instiktin e të qënit agresiv * sjellja e të tjerëve * vetë-kontrolli Pra, duke e konsideruar sportin si ambient shoqëror në të cilin ne mësojmë për veten tonë dhe si të jemi pjesë e shoqërisë sonë, e cila përfshin bashkëpunimin me të tjerët, të qënit pjesë e një grupi apo edhe udhëheqës i tij, prezenca e dhunës dhe sjelljeve agresive mund të dëmtojë performancën tonë nëse ne e lejojmë këtë. Edhe pse sjellja jonë, në masë të konsiderueshme është e kushtëzuar nga faktorë biologjikë, ne si individë mund të kemi kontroll mbi këtë sjellje tonën dhe zhvillimin e sjelljeve me të cilat ne vlerësohemi prej të tjerëve.

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n USHTRIME … Të ndarë në grupe, studentët zhvillojnë

Dhuna dhe agresiviteti në sport… --------------------------------n USHTRIME … Të ndarë në grupe, studentët zhvillojnë pyetjen : A është nacionalizmi, formë e dhunës dhe sjelljeve agresive në sport ? Pas përfundimit të punës në grupe dhe prezantimit të punës së secilit grup, duke lejuar diskutim të gjërë dhe shumëllojshmëri mendimesh, sqarohen mëdyshjet dhe paqartësitë e fundit në lidhje me temën.