FAKULTETI I INXHINIERIS MEKANIKE Studimet Bachelor n komunikacion

FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Studimet Bachelor në komunikacion Telematika Rrugore (TRR) Sistemet tjera të Transportit Intelegjent në Automjete Ligjerata të autorizuara, 2014 Dr. sc. Arbnor Pajaziti, Profesor i rregullt

Sistemet e kontrollit të stabilitetit • Disa ekspertë radhisin kontrollin elektronik të stabilitetit (ESP) si shpikjen më të rëndësishme të sigurisë së automjetit që prej shpikjes së rripit të sigurisë. • Mercedez-Benz prezantoi ESP-në si pajisje standarde në vitin 1999 dhe konstatoi që automjetet që janë të pajisura me kontrollin e stabilitetit ishin të involvuara në 42% më pak gabime gjatë ngasjes lidhur me përplasjet se sa automjetet që nuk e kishin sistemin ESP. Hulumtimet e fundit të Universitetit Monash kanë treguar zvogëlime të konsiderueshme në përplasje të makinave individuale.

Sa i ndihmon ESP –ja ngasësve në mbajtjen e kontrollit? ESP mund të parandalojë manovrimin e pamjaftueshëm dhe tej-manovrimin me frenim të shkurtër dhe të shpejtë në rrotën e duhur. Në shumë raste përshpejtimi i motorit do të zvogëlohet.

Kontrollimi elektronik i stabilitetit në kthesa Kontrolli elektronik i stabilitetit (ESP) është term i përgjithshëm që përdoret për sistemet e sigurisë të dizajnuara që të përmirësojnë mbajtjen nën kontroll të automjetit për t’iu shmangur dredhjeve dhe për të parandaluar rrotullimet në situata emergjente.

Sistemi i elektronik i baraspeshës - ETS Në rrugë me sipërfaqe të rrëshqitshme, në veçanti ku koeficientët e fërkimit dallojnë gjatë fillimit dhe përshpejtimit shpesh bëhet problem dhe për të ndikuar në këto dallime përdoret sistemi elektronik i baraspeshës (ekuilibrit) ETS është i bazuar në komponentat e ABS. Në këtë rast nëpërmjet katër sensorëve tek rrotat, sinjalizojnë shpejtësinë tek njësitë e kontrollit.

Sistemi i frenimit elektronik kontrollues – EBS Nëpërmjet sistemit EBS rregullohen këto madhësi dhe dukuri: • Rregullimi i forcave të frenimit pa ndërprerje të fuqisë në rrotat e caktuara të automjetit EBV (Electronic Brake Vehicle), • Rregullimi i momentit të rrotullimit përmes sistemit të transmisionit, përmes diferencialit EDS (Electronic Differential Lock), • Kontrollimi i bllokimit të rrotave gjatë procesit të frenimit në kushtet kritike, • Kontrollimi i rrëshqitjes këndore të rrotave ngasëse përmes sistemit ASR (Anti Sleep Regulation), • Rregullimi final i raportit të forcave të frenimit në mes automjetit transportues dhe mjetit kyçës, • Zvogëlimi i numrit të elementeve të sistemit të frenimit, • Shqyrtimi dhe diagnostifikimi përmes kompjuterit, • Barazimi i konsumit të ferodave, për frenim në të gjitha rrotat e automjetit, • Zvogëlimi i shpenzimeve gjatë mirëmbajtjes së sistemeve të caktuar të automjetit.

Rregullimi elektronik i sistemit pneumatik të frenimit (EBS) 1. ISO 76. 30 kyçja me CAN BUSin, 2. Lidhësja e gypit komandues, 3. Lidhësja e gypit furnizues, 4. Valvola kyçëse EBS, 5. Valvola lëshuese për dirigjimin e frenit parkues ndihmës, 6. Rezervoari i ajrit, 7. Modulatori kyçës, 8, 9. Sensorët e numrit të rrotullimeve të rrotave, 10. Cilindrat frenues, 11. Leva komanduese në jastëkët e ajrit. Konstruksioni EBS te automjetet kyçëse (gjysmërimorkio)

Kontrollimi i shpejtësisë së automjetit - Adaptive Cruise Control (ACC) Kontrollimi i shpejtësisë së automjeteve është çelësi i ACC-së. Jo vetëm që e bën kontrollimin e shpejtësisë së lëvizjes por edhe mban një distancë të sigurtë, ajo automatikisht do të kontrollojë për kalimin në korsi të hapur për të bërë një kalim të sigurtë pa e anuluar kontrollin e lëvizjes. Gjithashtu ndikojnë në automjetet në grupe të lidhura si automjetet e mallrave për të krijuar një përvojë të sigurtë dhe ngasje të lirë në komunikacion, e cila do të kursente edhe shumë karburante. Ngasësi cakton shpejtësinë referuese dhe automjeti kontrollohet në atë mënyrë që kjo referencë e shpejtësisë të mbahet pa marrë parasysh pengesat e jashtme siç është era, pjerrtësia apo ndryshimi i parametrave të automjetit.

Kontrollimi i shpejtësisë së automjetit - Adaptive Cruise Control (ACC) Automjetit duke ia kontrolluar edhe valvolat e makinës dhe nëse janë në dispozicion frenat e makinës dhe transmisioni automatik, sistemi mundet në mënyrë jo të mjaftueshme të ulë shpejtësinë e automjetit në të gjitha rrethanat për t’iu shmangur përplasjes. Prandaj, ngasësi mbetet përgjegjës për operimin e automjetit, drejtimin e automjetit duke përdorur sistemin e frenimit për t’iu shmangur përplasjes. Disa sisteme të kontrollimit të shpejtësisë (ACC) përdorin radarët dhe video kamerat në mënyrë plotësuese për të siguruar hapësirë më të gjerë të dukshmërisë, që të dallojnë ndërmjet automjeteve dhe objekteve që janë në afërsi dhe atyre që nuk janë, sikur: rrethoja mbrojtëse, urat dhe struktura tjera anësore të rrugës që nuk janë në shtegun e menjëhershëm të automjetit. Sistemet ACC mund të integrohen në sistemet e manaxhimit të informacionit, të cilat mund të regjistrojnë dhe monitorojnë sikur rastet kur makina rrin pa punë (ler), koha e vozitjes, koha që nuk vozitë, shpejtësia e automjetit, rastet e frenimit të vrullshëm sikur në rastin e më poshtëm.

Rritja e dukshmërisë brenda shiritave Gjetja e lokacionit të automjetit brenda korsisë të mundësojë mbajtjen e automjetit aty që të rrisë sigurinë për ata që përpiqen të lëvizin nëpër rrugë që nuk janë të shënuara mirë, që janë duke ngasur në borë, shi, stuhi ose edhe atyre që harrojnë se çfarë bëjnë gjatë ngasjes. Kontrollimi i shpejtësisë së automjetit përdorë radar ose laser që sinjalizojnë automjetin të ndalet nëse afrohet shumë afër ndonjë automjeti tjetër në rrugë dhe të shpejtojë përsëri nëse e mundëson komunikacioni. ACC mundëson që të zvogëlojë përplasjet mbrapa në automjetet tjera dhe zvogëlon shpenzimin e karburanteve. Sistemi ACC mund të përballojë dy apo dhe tri herë trafik më tepër në ditët e sotme.

Kontrollimi distronik i shpejtësisë së automjetit Kontrolli në mënyrë distronike (apo kontrolli automatik i distancës) që e kanë në dispozicion Mercedes S-class mund të mbajë distancën me automjetin që kanë përpara përmes sensorëve radarë që kanë. Derisa sistemi opcional distronik mund të ndryshojë pozicionin e pedales së gazit sikur kontrolli tradicional i shpejtësisë, gjithashtu mund të aplikojë frenim të pjesërishëm në mënyrë automatike (deri në 20% të forcës maksimale të frenimit), nëse është e nevojshme, me qëllim që të mbajë distancën e dëshirueshme. Nëse duhet më shumë frenim, ngasësi sinjalizohet nga një trekëndësh i kuq në panelin e instrumenteve dhe me një sinjal me zë. Një piktogram në matësin e shpejtësisë tregon afërsinë e automjetit që gjendet përpara.

Kontrollimi distronik i shpejtësisë së automjetit është më i komplikuar dhe shumë më i shtrenjtë sesa kontrollimi i shpejtësisë konvencionale për shkak të rangut të shtuar të sensorëve detektues, që kushtojnë me mijëra dollarë për shpenzime të sistemit. Për këtë kontrollimi i shpejtësisë së lëvizjes është ofruar për herë të parë vetëm te modelet më luksoze europiane dhe aziatike: Audi, BMW, Infiniti, Jaguar, Lexus, Mercedes dhe Volvo. Por me kalimin e kohës shpenzimet u ulën, dhe ky sistem gjendet edhe në Acura, Honda, Hyundai, Subaru, Toyota si dhe modelet VW.

Kontrollimi distronik i shpejtësisë së automjetit Automjetet Volvo kanë zhvilluar kontrollimin e shpejtësisë ACC. Volvo në rradhë të parë e prezanton atë si funksion të komoditetit, por në të njëjtën kohë ajo kontribuon në ngasje më të kontrolluar kur qarkullimi në trafik është jo i rregullt. Përdorë sensorët radar për të matur në vazhdimësi distancën me automjetin që gjendet përballë dhe në mënyrë automatike duke përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe duke ndihmuar që të sigurojë që distanca të mos jetë shumë e vogël.

Lajmërimi që të mos ndodhë përplasja me ndihmën e frenit Shumica e ndeshjeve nga goditjet mbrapa ndodhin për arsye se ngasësi ka qenë i hutuar dhe ka dështuar të reagojë në kohë. Lajmërimet që të mos ndodhë përplasja me sistemin e ndihmës së frenit tek automjetet Volvo, ofron funksione përkrahëse që ndihmon në shmangien e goditjeve nga mbrapa apo minimizon efektin e goditjeve të tilla. Lajmërimet që të mos ndodhë përplasja me sistemin ndihmës të frenit, në mënyrë të vazhdueshme monitoron hapësirën përpara automjetit me ndihmën e sensorëve radarë.

Sistemet e avancuara të informacionit Të gjitha Volvo-të e reja S 80 janë të pajisura me BLIS (sisteme imformacioni për vendet që nuk shihen) dhe IDIS (sisteme informacioni për vozitje intelegjente), këto janë dy sisteme që ndihmojnë ngasësit të mbajnë kontrollë më të mirë në automjet. Me ndihmën e kamerave pranë pasqyrave të dyerve anësore, BLIS regjistron nëse ndonjë automjet tjetër është në pozicion që nuk shihet përgjatë automjetit. Në situata të tilla dritat lajmëruese pranë retrovizorëve aktivizohen për ta lajmëruar ngasësin që të përmirësojë lirinë e veprimit dhe të marrë vendim të saktë.

Sistemi asistues për t’iu shmangur përplasjes ballë për ballë në kthesa Në rast se ndonjë automjet që ofrohet nuk shihet mirë, për shembull, në ndonjë kthesë ku dukshmëria është e shkurtë, sistemi komunikon me automjetin që vjen që të konstatojë informatat e rëndësishme, siç është: pozita, shpejtësia, këndi i timonit.

Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kthesa Kur automjeti i afrohet kthesës, ky sistem merr informacione prej sistemit të navigimit që të vlerësojë kthesën në rrugë dhe të kalkulojë shpejtësinë që duhet përshtatur për automjetin. Nëse automjeti udhëton mbi shpejtësinë e duhur, sistemi përdorë frenat për të përshtatur shpejtësinë.

Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kthesa Nëse ndonjë automjet që gjendet përpara ngadalëson në vendet sikur kthesat me dukshmëri të vogël ku automjeti nuk mund të detektohet nga radari, sistemi i komunikimit të brendshëm i automjetit kërkon shfaqjen e të dhënave dhe kalkulon shpejtësinë e përshtatshme të automjetit. Nëse automjeti ështe duke udhëtuar më shpejtë se shpejtësia normale, sistemi lëshon lajmërim me zë, dhe zvogëlon shpejtësinë e automjetit.

Sistemi i ndriçimit frontal të avancuar Automjetet që udhëtojnë natën shkëmbejnë informata të pozicionit nëpërmjet sistemit të komunikimit brenda automjetit. Dhe kur automjetet i afrohen njëri tjetrit, njëri pas tjetrit aq afër sa që njëri ngasës mund t’i bllokojë pamjen tjetrit, sistemi automatikisht ndez dritat të gjatësisë më të shkurtër. Madje edhe kur dukshmëria është e kufizuar, sistemi automatikisht ndez dritat më të shkurtra vetëm sa për të kaluar njëri tjetrin, për të shmangur bllokimin e pamjes së ngasësit tjetër të automjetit që vjen.

Detektimi i këmbësorëve, sistemi i detektimit të këmbësorëve bazuar në të pamurit Teknologjia e analizës së imazheve Sistemi i detektimit të këmbësorëve

Sistemi i frenimit që zvogëlon përplasjet gjatë ndërprerjes Ky sistem përdorë kamerat që gjenden në bord dhe radarët për të detektuar kur automjetet shfaqen pa pritur nga anash, për shembull në ndonjë kryqëzim (ndërprerje). Nëse sistemi konstaton se mund të ndodhë përplasje, shfaq alarme me zë dhe në mënyrë fizike lajmëron ngasësin duke ndezur dritat e frenimit në mënyrë të ndërprerë dhe ngadalë duke shtrënguar rripin e sigurisë.
- Slides: 21