Fakulteti EKONOMIK DREJTIMI BANKA FINANCA DHE KONTABILITET Menaxhment
Fakulteti EKONOMIK DREJTIMI: BANKA FINANCA DHE KONTABILITET Menaxhment dhe Informatik Lënda: PUNIM SEMINARIK Niveli Becheler Baki Rexhepi Ferizaj, 2014
UDHËZIME PËRGATITJEN E NJË PUNIMI SEMINARIK NGA LËNDA MENAXHMENT, NIVELI BACHELOR baki. rexhepi@universitetiaab. com
Hyrje Gjatë semestrit studentët janë të obliguar të përgatisin dhe prezantojnë para kolegëve punimin seminarik individualisht apo në grupe prej 2 vetëve. Punimi i përgatitur dhe i prezantuar nga studenti vlerësohet maksimalisht me 8 % të notës. Në punim vlerësohet përmbajtja, metodologjia e aplikuar, analiza e të dhënave, prezantimi dhe mbrojtja publike para kolegëve dhe profesorit. Pikët e fituara nga punimi llogaritën në notën përfundimtare. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Qëllimi i përgatitjes dhe prezantimit të punës seminarike është demonstrimi i punës së pavarur apo në grup të studentëve respektivisht demonstrimi i punës analitike, vështrimit kritik, argumentimin dhe prezantimit të punimit. Punimi duhet të përgatitët në programin Word dhe të prezantohet përmes programit Power. Point. Temën e punimit duhet ta përzgjedhin dhe propozojnë studentët në përbërje grupi. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Udhëzime metodologjike përgatitjen e punimit seminarik Punimi duhet te shkruhet ne programin WORD me font TIMES NEW ROMAN (shkronjat 12 pt), ne madhësitë e njëjta të shkronjave. Punimi duhet të përmbaj 10 -14 faqe, duke llogaritur tekstin, tabelat, grafikonet. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Margjinat e majta dhe të djathta 2 cm; Margjinat lartë-poshtë 2 cm; Paragrafët të renditur në rreshta të gjerë (Line spacing 1. 5 lines); Fonti që përdoret në shkrim – Times New Roman, madhësia 12 pts me renditje në të dy anët (justify); Fonti që përdoret për tituj – Times New Roman 14 pts me renditje në mes (Center); . baki. rexhepi@universitetiaab. com
Fonti që përdoret për nëntituj – Times New Roman 13 pts renditje në mes (Center). Fonti që përdoret për fusnota – Times New Roman 9 pts, Fonti që përdoret përshkrim të tabelave, diagrameve, fotove etj. – Times New Roman 10 pts. Tabelat dhe grafikonet, patjetër duhet të paraqiten brenda tekstit në mënyrë që teksti para dhe pas t’i përcjellë dhe t’i sqarojë ato. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Studenti është i lirë në zgjedhjen e literaturës si dhe burimet e informacionit. Evidenca e literaturës së përdorur duhet të shënohet në fund të punimit sipas alfabetit. Literatura duhet të citohet sipas rregullit të caktuar. Çdo punim duhet të dokumentohet me shënime statistikore dhe citate (thënie të autorëve apo të intervistuarve). Në fusnotë (në fund të faqes, tabelës, grafikonit apo të fotografisë) shënohet burimi i të dhënave apo të citateve. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Shembulli i evidencës së literaturës në fund të punimit: Koleci, B. (2010): Bazat e Menaxhimit, Kolegji AAB, Prishtinë, faqe 193 Shembulli i evidencës së burimit në fund të tabelës: Burimi: Enti I Statistikave të Kosovës, Prishtinë, 2012, faqe 14. Shembulli i evidencës së burimit nga interneti: http: //www. worldbank. org/html/extdr/off rep/eca/mfi/mdf. htm baki. rexhepi@universitetiaab. com
Struktura e punimit Punimi seminarik duhet të përmbaj këto elemente: 1. Faqja e parë 2. Përmbajtja 3. Hyrja 4. Pjesa teorike 5. Pjesa praktike 6. Analiza e të dhënave empirike 7. Konkluzionet 8. Literatura Faqja e parë e punimit baki. rexhepi@universitetiaab. com
KOLEGJI UNIVERSITAR AAB FAKULTETI EKONOMIK FERIZAJ (14 pt) Lënda: Menaxhment Viti akademik 2014/2015 (14 pt) (TITULLI I PUNIMIT TË SEMINARIT) (20 pt, Bold) Punim seminarik (14 pt) Profesori: . . Punuar nga: . . . . (14 pt) Numri i indeksit (14 pt) baki. rexhepi@universitetiaab. com FERIZAJ, 2014
Shembulli përgatitjen e përmbajtjes së punimit: Emërtimi i temës duhet të jetë i qartë. Shembull i një teme: Tema: STRUKTURA ORGANIZATIVE E NDËRMARRJES TREGTARE “KOSOVA” baki. rexhepi@universitetiaab. com
Udhëzime metodologjike përgatitjen e pjesëve specifike në punimet shkencore Hyrja është pjesa e parë e punimit dhe duhet të përmbaj disa paragrafe, përmes së cilës lexuesi i punimit njoftohet me temën, qëllimin e punimit, çështjet që do të trajtohen dhe me rëndësinë e temës së punimit. Në këtë pjesë duhet të përfshihen edhe metodat e përdorura në punim, marrja e të dhënave, analizat e të dhënave, anketat, intervistat, SWOT analiza etj. Në pjesën teorike, autori prezanton kornizën teorike të temës që duhet të lidhet edhe me ambientin aktual të biznesit. baki. rexhepi@universitetiaab. com
Në pjesën e të dhënave praktike prezantohen rezultatet e hulumtimit nga ndërmarrja e analizuar. Në pjesën e analizës, studenti analizon kornizën teorike me të gjeturat në praktikë, që krijojnë mundësinë edhe për diskutime. Në bazë të përkufizimit teorik dhe analizës praktike të ndërmarrjes konkrete studenti duhet të formuloj konkluzinet dhe të jep edhe rekomandimet. (shembull në temën e sipërcekur të jepen rekomandimet për strukturën organizativ, për ndryshime eventuale). Varësisht nga tema e përcaktuar mund të bëhen analiza profesionale duke përdorë edhe metoda të ndryshme (si për shembull SWOT analiza). baki. rexhepi@universitetiaab. com
Ju faleminderit për vëmendjen! Baki Rexhepi baki. rexhepi@universitetiaab. com
- Slides: 15