Etika n biznes JAVA VIII tet Kapitulli VI
“Etika në biznes” JAVA VIII (tetë) Kapitulli VI – Diskriminimi i punës dhe aspektet etike të tij 6. 1 Kuptimi i diskriminimit 6. 2 Format e diskriminimit, aspektet e qëllimshme dhe institucionale 6. 3 Shtrirja e diskriminimit në punë 6. 4 Diskriminimi, të drejtat, dobishmëria dhe drejtësia 6. 5 Praktikat diskriminuese 6. 6 Ndërmarrja e veprimeve korrigjuese (Faqe: 181 - 195)
Hyrje Një fushë ku aspektet etike janë shumë evidente është tregu i punës dhe punësimi i individëve. Çështjet etike në tregun e punës dalin më shumë në pahë për shkakedhe të karakteristikave të sotme të zhvillimit të këtij tregu specifik, ku gjithnjë e më tepër po kërkohet pjesëmarrja e grave dhe e grupeve të pakicave. Pjesëmarrja në forcën punëtore edhe e këtyre dy grupeve të mëdha ndeshet me shumë probleme të cilat shfaqen kryesisht në trajtën e diskriminimit. Menaxherët e organizatave të biznesit vihen përpara dilemave të vështira kur rekrutojnë në punë personel të ri. Shpeshherë edhe pse ato arrijnë tju përmbahen kërkesave të parashikuara në politikat, proçedurat apo edhe në aktet e tjera të vendosura në ligjë e rregulla, veprimet e tyre nuk i shpëtojnë praktikave diskriminuese të cilat do të shpjegohen më poshtë.
Kuptimi i diskriminimit Fjala “diskriminim” vjen nga latinishtja “diskriminare” që do të thotë të dallosh midis “kuptimi bazë i diksriminimit” është “veçimi i një objekti nga një objekt tjetër”, që përben një veprim moralisht neutral, dhe jo domosdoshmërisht të gabuar. Megjithatë në përdorimin e tij modern termi nuk paraqitet moralisht neutral, pasi zakonisht ai përdoret për tiu referuar një veprimi të gabuar që lidhet me dallimin e paligjshëm midis njerëzve, dallim i ciliindividëve ose në disa pikëpamje individuale që janë moralisht të padrejta. Në këtë kuptimdiskriminim në punësim - do të thotë të marrësh një vendim ose një seri vendimesh të poafavorshme ose të këqija kundrejt një punonjësi apo një grupi punonjësish, që i përkasin një klase/shtrese të caktuar- duke u nisur nga disa paragjykime moralisht të pajustifikueshme kundrejt anëtarëve të kësaj klase/shtrese. Në këtë kuptim, diksriminimi në punë përfshin tre elemnte bazë:
Kuptimi i diskriminimit Së pari : ai është një vendim kundër një ose dis apunonjësve që nuk bazohettek meritat e tyre individuale, siç janë aftësia për të kryer një punë të caktuar, vjetërsia , zotësitë profesionale apo cilësime të tjera moralisht të justifikuara Së dyti: vendimi rrjedhë pjesërisht ose tërësisht nga paragjykimet raciale seksuale, nga stereotipet false ose nga disa lloje të tjera pikëpamjesh moralisht të pajustifikuara, me të cilat vlerësohen anëtarët e klasës, të cilës i përket individi apo grupi i individëve që diskriminohen Së treti: Vendimi apo seria e vendimeve ka një ndikim të dëmshëm apo negativ mbi interesat e punonjësve dhe ju kushton atyre vendin e punës, promovimin në detyre ose edhe të drejtën për një pagesë më të mirë Diskriminimi në punë historikisht ka qenë drejtuar ndaj një numri të madhë grupesh ku përfshihen grupet fetare, etnike, seksuale, raciale etj.
Format e diskriminimit, aspektet e qëllimshme dhe institucionale Një kuadër i dobishëm për analizimin e formave të ndryshme të diskriminimit në punë mund të ndërtohet duke bërë dallimin midis: 1. Shkallës në të cilën një veprim diskriminues është i paramenduar dhe i izoluar ose i painstitucionalizuar dhe 2. Shkallës në të cilën ai është i paparemneduar – i paqëllimshëm dhe i institucionalizuar Së pari: një akt diskriminues mund të jetë pjesë e sjelljes së izoluar – të painstitucionalizuar të një individi të vetëm, i cili diskriminon në mënyrë të qëllimshme dhe të vullnetshme në bazë të paragjykimit të tij personal-Për shembull një intervistues mund të manifestojë sjellje të qëllimshme ndaj punëkërkuesve të seskit femër- por ky përbën një rast të izoluar
Format e diskriminimit, aspektet e qëllimshme dhe institucionale Së dyti: një akt diskriminues mund të jetë pjesë e sjelljes rutinë të një grupi të institucionalizuar, i cili qëllimisht dhe në mënyrë të vullnetshme diskriminon për shkak të pikëpamjeve personale të anëtarëve të tij Së treti: një akt diskriminues mund të jetë pjesë e një sellje të izoluar – të painstitucionalizuar të një individi të vetëm, i cili pa dashje dhe pa e ditur diskriminon dikë rastësisht adopton praktikat tradicionale dhe stereotipet e shoqërisë ku ai bëne pjesë Së katërti: një akt diskriminues mund të jetë pjesë e një rutine sistematike të një organizate biznesi ose një grupi, që në mënyrë të paqëllimshme fut në praktikat formale të institucionalizuara disa praktika diskriminuese në trajtimin ndaj grave dhe minoriteteve etj.
Format e diskriminimit, aspektet e qëllimshme dhe institucionale Për të analizuar diskrimin është e nevojshme të bëhet dallimi midis çështjeve etike që lidhen me: a) Ato politika që kanë për qëllim të mos lejojnë individët të diskriminojnë në mënyrë të qëllimshme, nga politikat të tjera b) Politikat e veprimeve pohuese ose pozitive të cilat kanë për qëllim të korigjojnë apo ndreqin diskrimin e bërë në të tashmen dhe në të kaluarën, nëpërnjet garantimit të një pëfaqësimi proporcional të minoriteteve mbrenda institucioneve të biznesit.
Shtrirja e diskriminimit në punë Në çmënyrë do të vlerësohej nëse një institucion praktikon ose jo diskrimin ndaj një grupi të caktuar? – Vlerësimi mund të bazohejpër shembull, në të dhënat statistikore të cilat tregojnë për shpërndarjen e anëtarëve të këtij grupi brenda institucionit. Indikatori i parë që tregon se ekziston diskriminimiështë fakti që brenda institucionit anëtarët e një grupi mbajnë më pak vende të dëshirueshme në raport me numrin që mbajnë grupet e tjera, dhe kjo ka ndodhur pavarësisht preferencave dhe aftësive apo zotësive të individëve të grupit me më pak përfaqësim. Evidenca që tregon në lidhje me shpërndarjen midis anëtarëve nga grupe të ndryshme mund të merret duke bërë krahasimet e mëposhtme:
Shtrirja e diskriminimit në punë 1. Krahasohen përfitimet mesatare që institucioni i jep grupit që mendohet i diskriminuar me përfitimet mesatare që institucioni ju jep grupeve tjera 2. Krahasohet numri i anëtarëve të grupit të diskriminuar që gjendet në pozicionet më të ulëta të institucionit në raport me grupet e tjera ql gjenden në këto nivele 3. Krahasohet numri i anëtarëve të grupit në pozicionet më të mira apo më të favorshme në raport me numrin e anëtarëve të grupeve të bëra në këto pozicione
Diskriminimi, të drejtat, dobishmëria dhe drejtësia Argumentet kryesore që ngrihen kundër fenomenit të diskriminimit në punë përgjithësisht lidhen me shkallën e zbatimit apo të respektimit të tre grupeve kryesore të parimeve morale të cilat janë trajtuar në kapitullin e tretë: a) Dobishmëria – diskriminimi shkel parimin e dobishmërisë pasi çon në një përdorim inefiçient të burimeve njerëzore b) Të drejtat-diskriminimi dhunon të drejtat bazë të njeriut dhe c) Drejtësia- diskriminimi çon në shpërndarje të padrejtë të përfitimeve dhe detyrimeve midis anëtarëve të shoqërisë
Diskriminimi, të drejtat, dobishmëria dhe drejtësia Diskriminimi çë ju bëhen aplikantëve siapas racës , seksit, besimit apo karakteristikave të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me perfomancën e punës, sjellin inefiçiencë dhe biejnë në kundërshtim me parimin e dobishmërisë. Megjithatë, argumentet që konsiderojnë diskrimin si shkelës të parimit të dobishmërisë ndeshen me da kundërshtime kryesore: Së pari: se argumentimi është i saktë, pra diskriminimi shkel parimin e dobishmërisë, atëher punët duhet tu jepen individëve në bazë të kualifikimeve që ata kanë për të kryer këtë punë dhe vetëm për aq kohë sa kjo mënyrë shpërndarje dë të sjellë avancim të mirëeqnjes publike
Diskriminimi, të drejtat, dobishmëria dhe drejtësia Së dyti: argumenti që diskriminimi është kundër dobishmërisë has në një oponencë tjetër, e cila pretendon që shoqëria si njjë e tërë, mund të përfitojë nga diskriminime për shembull: seksuale. Sipas tyre shoqëria do të funksionojë në mënyrë më efiçiente në qoftëse njëri prej të dy sekseve do të angazhohet në përmbushjen e kërkesave të nevojshme, siç janë ngritja dhe funksionimi i mirë i familjes, ndërsa seksi tjetër do të angazhohet në përmbushjen e detyrimeve të tjera, për shembull materiale e financiare që duhen për të siguruar ekzistencën dhe mirëqenjen e familjes.
Të drejtat Grupi i parë i argumenteve, kundër diskriminimit racial dhe seksual që janë të ndryshme nga ato të dobishmërisë, thekson se diskriminimiështë i gabuar pasi ai dhunon të drejtat morale të individit. Teoria e Kantit në lidhje me këtë çështje thotë se çënjet njerëzore duhet të trajtohen si qëllime dhe asnjëherë nuk duhet të përdoren vetë si mjete Praktikat diskriminuese e dhunojnë parimin e Kantit në dy drejtimet e mëposhtme: Së pari: Diskriminimi bazohet në besimin që një grupë shoqëror është inferior krahasuar me një grupë tjetër, për shembull njerëzit me ngjyrë presupozohen se janë inferiorë ndaj të bardhëve ose gratë ndaj burrave Së dyti: Diskriminimi i vendos anëtarët e një grupi të diskriminuar në një pozicion socio-ekonomik më të ulët.
Drejtësia Një grupë i dytë i argumenteve jo utilitariane ndaj diskriminimit e shohin atë si dhunim të parimeve të drejtësisë. Diskriminimi duke “ju hequr (në mënyrë arbotrare) pakicave çdo mundësi për të patur një pozicion në një institucioni qpo që të punojnë nëpër zyra” dhunon parimin e “mundësive të barabarta” të RAWLS-it
Praktikat diskriminuese Pavarësisht nga arsyetimet e trajtuara më lartë dhe diversiteti i natyrshëm i argumenteve pro e kundër diskriminimit është e qartë se ka arsye të forta për të thënë se diskriminimi përgjithësisht është jo-etik. Për më tepër kjo shpjegon deri diku edhe shkaqet e ndryshimeve graduale në aktet ligjore, të cilat kanë patur si synim të arrijnë një përputhje graduale të kërkesave ligjore me kërkesat morale. Disa nga format më të spikatura të diskriminimit janë: a) Praktikat e rekrutimit: Organizatat e biznesit të cilat në rekrutimin e punonjësve të rinjë, mbështeten vetëm në referencat gojore, synojnë të rekrutojnë vetëm nga ato grupe raciale apo seksuale që tashmë janë përfaqësuese të forcës punëtore
Praktikat diskriminuese b) Praktikat e shqyrtimeve të hollësishme (praktikat mbuluese). Kualifikimet që kërkohen për punën janë diskriminuese kur ato nuk kanë të bëjnë fare ose kanë të bëjnë fare pakë me punën që do të kryhet. Për shembull shpallja e kërkesës për të patur arsimin e lartë për të punësuar në ato pozicione pune ku nuk ka nevojë për këtë llojë arsimi, ose kur numri i aplikantëve është shumë i kufizuar sëç mund të ishin punësimet në organizatat që veprojnë në komunitete të prapambetura apo të boshatisura për shkak të lëvizjeve mekanike. c) Praktika promocionale. Promocioni, progresi në punë dhe praktikat e transferimit janë diskriminuese, kur ato u japin më tepër mundësi burrave kundrejt grave dhe grupeve të minoriteteve. Sistemi i bazuar në vjetërsinë në punë bëhet diskriminues kur nuk i lejon gratë dhe minoritetet të përparojnë në punën e tyre.
Praktikat diskriminuese d) Kushtet e punësimit. Diskriminimi ekziston edhe në rastin e dhënies së diferencuar të pagave apo të shpërblimeve, ku personave që bëjnë të njëjtën punë nuk u jepen shpërblime të njëjta e) Pushimet e padrejta nga puna. Pushimi nga puna i një punonjësi bazuar në racën, në seskin apo në shkaqe të tjera të palidhura me perfomancën e tij, është një formë tjetër e pastër e diskriminimit.
Ndërmarrja e veprimeve korrigjuese Të gjitha praktikat dhe proçedurat që krijojnë mundësi të barabarta janë mënyra për të shmangur diskrimin dhe për të bërë që vendimi për punësimin të respektojë kualifikimin e aftësinë dhe të mos bëjë dallime për shkak , për shembull të seksit dhe racës. Të gjitha këto politika kanë natyrë negative pasi ato synojnë të ndalojnë diskrimin e mëtejshëm. Duke dashur të permirësojnë raportin e punësimit për gratë dhe minoritetet mund të ndodhë që të dëmtohen grupet e tjera të padiskriminuara më parë për shkaqet e mëposhtme:
Ndërmarrja e veprimeve korrigjuese 1. Njëri nga shkaqet e ka origjinën tek kryerja e atyre veprimeve që synojnë të kompenzojnë dëmtimet e shkaktuara në të kaluarën, të cilat mbështeten në konceptin e drejtësisë kompenzuese. Sipas këtij koncepti njerëzit kanë detyrimin që të kompenzojnë ata individë apo kategori të individëve, të cilët i kanë dëmtuar në mënyrë të qëllimshme. 2. Veprimet pohuese shërbejnë si instrument për të arritur qëllimet sociale. Ky argument bazohet në idenë se këto programe janë instrumenta morale legjitime për arritjen e qëllimeve morale legjitime.
FALEMINDERIT
USHTRIME
Përmbledhje kapitulli 6 Kuptimi bazë i termit “ diskriminim” është “ dallimi i një objekti nga një objekt tjetër”, dallimi i cili në fakt përbën një veprim moralisht neutral dhe jo domosdoshmërisht një veprim të gabuar. Megjithatë në përdorimin e përditshëm ai përdoret për tiu referuar një veprimi të gabuar që lidhet me dallimin e paligjshëm midis njerëzve i cili nuk bazohet në meritat individuale, por në paragjykimet e disa individëve ose në disa pikëpamje individuale që janë moralisht të padrejta. Diskriminimi në punësim ka të bëjë me marrjen e një vendimi ose një seri vendimesh të pa favorshme kundrejt një punonjësi apo një grupi punonjësish që i përkasin një klase/ shtrese të caktuar, nisur nga paragjykime moralisht të pajustifikueshme kundrejt anëtarëve të kësaj, shtrese/klase.
Përmbledhje kapitulli 6 Diskriminimi në punësim është një vendim kundër një ose disa punpnjësve që nuk bazohet tek meritat e tyre individuale apo cilësime të tjera moralisht të justifikuara. Ai rrjedh pjesërisht ose tërësisht nga paragjykimet raciale, seksuale, nga steorotipet false ose nga disa lloje të tjera pikëpamjesh moralisht të pajustifikuara me të cilat vlerësohen anëtarët e klasës të cilës i përket individi apo grupi i individëve që diskriminohen. Diskriminimi ka një ndikim negativ bi interesat e punonjësve dhe shpesh ju kushton vendin e punës, promovimin në detyrë apo të drejtën për një pagesë më të mirë.
Përmbledhje kapitulli 6 Analizimi i formave të ndryshme të diskriminimit në punë mund të bëhet përmes veçimit të: 1. Shkallës në të cilën një veprim diskriminues është i paramneduar dhe i izoluar (ose i pa institucionalizuar) dhe 2. Shkallës në të cilën ai është i paparamenduar (i paqëllimshëm) dhe i institucionalizuar. Argumentet kryesore që ngrihen kundër diskriminimit në punë lidhen me shkallën e zbatimit apo të respektimit të tre grupeve kryesore të parimeve morale: a) Dobishmërisë, b) Të drejtat dhe c) Drejtësia.
Përmbledhje kapitulli 6 Format e diskriminimit janë të shumta. Politikat dhe proçedurat që krijojnë mundësi të barabrta janë mënyra për të shmangur diskrimin dhe për të bërë që vendimi për punësimin të respektojë kualifikimin e aftësinë dhe të mos bëjë dallime për shkak për shembull të seksit dhe racës. Politikat kundër diskriminimit mund të kenë natyrë negative kur ato synojnë të ndalojnë diskrimin e mëtejshëm. Për të ndrequr efektet e diskriminimit të ndodhur në të kaluarën shumë punëdhënës kanë hartuar programe të posaçme që synojnë arritjen e një shpërndarjeje sa më përfaqësuese për grupet e diskriminuar.
Përmbledhje kapitulli 6 Për të korrigjuar diskrimin në punë rganizatat hartojnë gjithashtu edhe programe me natyrë pozitive apo afirmative, të cilat shërbejnë si instrument për të arritur qëllimet sociale. Trajtimi i argumenteve pro e kundër diskriminimit është bërë në një mënyrë të atillë që të vendosë individin në një pozicion aktiv të të menduarit.
PYETJE PËR DISKUTIM
Çkuptoni me termin diskriminim? Jepni argumentet tuaja kundër e në favor të diskriminimit. Përgjigjen argumentoni me shembuj.
Cilat janë format kryesore të diskriminimit? Cilat aspekte të diskriminimit konsiderohen aspekte të qëllimshme? Ku dallojnë ato nga aspektet e paqëllimshme?
Analizoni diskrimin në raport me të tre parimet bazë etike, dobishmërinë, të drejtat dhe drejtësinë?
Çkuptoni me korrigjim të dëmtimeve të ardhura nga diskriminimi? Cilat janë format kryesore të korrigjimit? Jepni argumente pro dhe kundër.
FALEMINDERIT
- Slides: 32