Eseja llojet dhe mnyra t shkrimit t saj













































- Slides: 45

Eseja, llojet dhe mënyra të shkrimit të saj • Eseja është sprovë a përpjekje për të hartuar, paraqitur dhe mbrojtur një ide, pikëpamje a këndvështrim në lidhje me një temë a subjekt të caktuar. • Ka shumë lloje të esesë dhe përkufizimet për të janë të shumta. • Kryesisht janë dy llojesh: joletrare dhe letrare.

Eseja joletrare zakonisht quhet edhe ese akademike, e cila ka karakter më formal dhe ka për qëllim të shpalos një temë me interes për shkruesin apo autorin, dhe tregon diçka si për autorin, ashtu edhe për temën, ndërsa eseja letrare është shkrim letrar i shkurtër, zakonisht në prozë, që ka për qëllim të japë pikëpamjen e autorit për një temë apo një çështje të caktuar.

• Meqenëse eseja është më e gjatë se paragrafi dhe përbëhet prej shumë paragrafësh, ajo i jep mundësinë shkruesit të shpjegojë plotësisht temën dhe t'i shprehë idetë lirshëm e të plota. • Esetë paraqiten në forma të ndryshme dhe ekzistojnë mjeshtëri të caktuara brenda secilit klasifikim për mënyrën e të shkruarit të tyre.

Për nga përmbajtja, esetë klasifikohen në katër lloje: • 1. Treguese – në të cilën rrëfehet një histori ose përdoret një histori për të komunikuar me lexuesin. • 2. Përshkruese- në të cilën i paraqitet lexuesit një objekt, një vend ose një person

• 3. Shpjeguese- në të cilën u shpjegohen lexuesit pikëpamjet e autorit • 4. Argumentuese – bindëse - në të cilën synohet që lexuesi t’i pranojë idetë e autorit.

• Për nga mënyra e ndërtimit, lloji më i përhapur i esesë është eseja klasike. • Ajo përbëhet nga pesë paragrafë: • Hyrja • Tre paragrafë të trungut, dhe • përfundimi • Të gjitha këto pjesë janë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë lidhje me njëratjetrën.

• Eseja mund të përbëhet, gjithashtu nga më pak apo më shumë paragrafë, përgjithësisht ajo përbëhet nga aq paragrafë sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me atë që dëshirohet të thuhet. • Gjatësia relative e esesë i jep mundësi autorit të saj të studiojë në tërësi një temë dhe të shprehë të plota idetë dhe ndjenjat e tij.

• Në shkrimin e një eseje është e nevojshme të jepen detaje, të sillen shembuj, të përzgjidhen citime të përshtatshme etj.

• Një ese e mirë është pothuajse e pamundur të shkruhet, nëse nuk kuptohet materiali që shqyrtohet dhe interpretohet, nëse shtrembërohen faktet, nëse kundërshtohet vetja dhe nëse shembujt dhe çështjet që mund të theksohen nuk janë të mjaftueshme.

Formulimi i tezës, skicë-idesë dhe temës • Tema dhe idetë e shtjelluara në ese mbështeten në një tezë. • Teza është një formulim i idesë apo qëllimit kryesor të esesë, ajo është përgjithësimi të cilin e mbështet eseja, e zhvillon, sqaron, ilustron ose e shpjegon. • Çdo fjalë, fjali dhe ide në ese, pavarësisht nga gjatësia e esesë, duhet të mbështesë tezën e ngritur.

• Mënyra më e lehtë për ta kuptuar konceptin e tezës dhe të strukturës së një eseje është të mendohet për të në bazë të asaj që dihet për fjalitë kryesore dhe marrëdhëniet e tyre me strukturën e paragrafëve.

• Në thelb, teza është për esenë ajo çka është fjalia kryesore për paragrafin. • Përveç këtyre, me rëndësi është edhe organizimi i i përgjithshëm i esesë, çka parakupton rendin logjik të pjesëve të paragrafëve të esesë.

• Zhvillimi logjik i ideve duhet të shfaqet qartë në paragrafë të veçantë, për t'i dhënë lexuesit një kuptim të qartë të asaj që po bëhet, pa përdorur përsëritje të panevojshme.

Skica Para se të filloni të shkruani esenë, është mirë të siguroheni se mendimet tuaja janë të organizuar si duhet. Mjeti më i mirë për të organizuar mendimet në këtë çast është skica.

Në një mënyrë, skica është një lloj projekti për variantin apo kopjen përfundimtare. Për të ndërtuar një skicë të ideve, e cila ju ndihmon më pas në shkrimin e esesë, duhet t’i kemi parasysh këto udhëzime:

• Teza duhet të shkruhet në krye të skicës. • Skica duhet të përmbajë patjetër hyrjen dhe përfundimin. • Sigurohuni që i gjithë materiali juaj ka lidhje me temën dhe zhvillohet sipas një rendi logjik.

• Kontrolloni, nëse gjatë shkrimit hasen paragrafë të dobët ose të pazhvilluar. Mundohuni t'i mënjanoni ato, ose t'i bashkëngjitni më shumë ide e shembuj këtyre paragrafëve. • Ruani baraspeshën ndërmjet ideve dhe shembujve.

Titulli • Titulli është element që i jep esesë unitet dhe kuptim, por që shpesh kalon pa u vënë re dhe nënvlerësohet. • Për formulimin dhe zgjedhjen e titullit janë të rëndësishme këto udhëzime: • a) mos e nënvizoni apo mos e vini në thonjëza titullin. • b) është mirë titujt të jenë të shkurtër

• c) titulli duhet të lidhet me esenë ose tezën. Burimi më i mirë për formulimin e titullit është leximi i paragrafit të hyrjes dhe të përfundimeve dhe kërkimi i një fjale apo i një shprehjeje domethënëse. • Kjo i shton punimit unitet dhe kuptim.

• d) është mirë që titulli të shërben si “grep” ose “karrem” për të tërhequr interesin e lexuesit dhe e bën atë të dëshirojë të zbulojë atë çfarë nënkupton titulli. • e) është mirë që titulli të vendoset në një faqe, kushtuar vetëm atij.

• Ky udhëzim nuk mund të quhet i prerë, edhe mund të ndryshojë, por zakonisht titulli vendoset në qendër të kësaj faqeje. • Informacionet tjera identifikuese, si data, vendi, emri i profesorit, etj. , vendosen poshtë punimit. • është mirë që titulli të vendoset në një pozitë që të tërheqë vëmendjen.

Paragrafët e esesë • Ashtu siç e kemi thënë më parë, esetë përbëhen nga tre ose më shumë paragrafë. Sikurse ndërtimi i paragrafit, edhe esetë mund të ndahen në tri pjesë të veçanta: hyrja (fillimi), pjesa kryesore ose trungu (shtjellimi) dhe përfundimi (fundi)

Hyrja • Në shkrimin e esesë, hyrja është pjesa e vendosur mes titullit dhe pjesës kryesore, ose pjesëve mbështetëse të punimit. • Hyrja ka për qëllim të përmbushë dy funksione të rëndësishme: të paraqesë, dhe ta kufizojë temën e esesë. • Një funksion tjetër dytësor i hyrjes është të ngjallë interes.

• Hyrja mund të përbëhet prej një ose dy fjalish, prej një ose dy paragrafësh, ose edhe prej një ose dy faqesh. • Pavarësisht nga gjatësia, hyrja duhet të mbahet e ndarë nga ajo pjesë e esesë që fillon të mbështesë, të shpjegojë, të shtjellojë ose të ilustrojë tezën.

Hyrja është dy llojesh: e drejtpërdrejtë dhe jo e drejtpërdrejtë • Hyrja e drejtpërdrejtë nënkupton paraqitje të menjëhershme të temës, informacion sa më të përqendruar për të dhe paraqitje sa më të kursyer e të shkurtër. • Për disa kjo lloj hyrjeje konsiderohet si e pa përshtatshme; pasi ajo u duket e prerë, pa gjallëri, e mërzitshme etj.

• Megjithatë hyrja e drejtpërdrejtë paraqet dhe kufizon një temë, dhe në ndërkohë, i jep si autorit, ashtu edhe lexuesit përqendrim më të qartë. • Shih shembujt f. 60, botimi i vjetër, dhe f. 134 botimi i ri.

Hyrja jo e drejtpërdrejtë • Edhe hyrja jo e drejtpërdrejtë nënkupton paraqitje të menjëhershme të temës, informacion sa më të përqendruar për të, por paraqitja nuk është e kursyer dhe e shkurtër. • Hyrja jo e drejtpërdrejtë përpiqet të nxisë interesin e lexuesit, përpiqet ta vonojë shtjellimin e tezës.

• Ka disa mënyra për të shkruar një hyrje jo të drejtpërdrejtë. • Një nga metodat më të zakonshme është përdorimi i deduksionit, proces i të menduarit që kalon nga informacioni shumë i përgjithshëm në informacionin më të veçantë.

• Metodat tjera janë; krahasim-kontrasti, përdorimi i citimeve, të pyeturit, përdorimi i bisedës ose dialogut, përsëritjes, përmes shembujve, induksionit etj. • Shih shembujt f. 60 -63, botimi i vjetër dhe 135 -137, botimi i ri.

Përfundimi (ose paragrafi përmbyllës) • Përfundimi është aq i rëndësishëm për esenë sa edhe hyrja. Përfundimi është mundësia e fundit për të arritur te lexuesi, mundësia e fundit për të shpjeguar, përforcuar ose përmbledhur idetë e paraqitura në ese.

• Përfundimi duhet të jetë pjesë përbërëse e esesë dhe jo, thjesht, një fjali e ngjitur në fund, sepse një mbyllje e mire mbetet në kujtesë të lexuesit , ashtu siç mbetet edhe një mbyllje e dobët.

Llojet e përfundimit • Ka disa lloje mbylljesh, në shumicën e të cilave përdorim të njëjtat teknika sikurse te hyrja. Lloji me i zakonshëm i mbylljes është përmbledhja. Lloje tjera janë: pyetja retorike, përkufizimet, krahasim-kontrasti, etj. • Shih shembujt f. 64 -65, botimi i vjetër dhe f. 138 -139, botimi i ri.

Eseja treguese

• Nëpërmjet esesë treguese, shkruesi i esesë ka për qëllim të tregojë, zakonisht, në formën e një historie, por edhe të ilustrojë, të komunikojë një ide a një ndjenjë, ose të dyja njëherësh.

• Tregimi, përgjithësisht, është një formë e lehtë e të shkruarit. • Për të shkruar një ese treguese duhet t'i mbani mend këto udhëzime:

1 • Duhet ta dini se po tregoni një histori. Subjekti mund të jetë diçka që ju ka ndodhur juve ose dikujt që ju e njihni. • Po ashtu, duhet pasur parasysh se po shkruani një ese treguese e jo një biografi apo autobiografi. • Ngjarja duhet të ketë fillim, mes a shtjellim, dhe fund; që do të thotë, se eseja tregon një histori të plotë.

• Në shumë prej eseve treguese i jepet më shumë rëndësi pjesës së mesme a shtjelluese të historisë. • Edhe pse fillimi dhe mbyllja janë të rëndësishme, mesi a shtjellimi i esesë treguese është ai ku interesi i lexuesit përqendrohet në një konflikt.

2 • Konflikti bëhet pjesa kryesore e esesë treguese. • Konflikti është një lloj beteje mes dy forcave. • Konflikti mund të jetë i brendshëm, p. sh. : pyetjet apo tundimet që ne ia shtrojmë vetes, si p. sh. : a kam të drejtë unë, a duhet unë të veproj ashtu? etj.

• Konfliktet e tilla quhen të brendshme, pasi ato ndodhin në ndërgjegjen e një personi. • Një konflikt i jashtëm ndodh midis një personi dhe një force të jashtme, p. sh. :

• A do t'i mbijetoj kësaj lufte dhe të shkoj në shtëpi e t’iu tregoj të tjerëve? apo; • A do të jem i aftë t'i shpëtojë kësaj fatkeqësie dhe të kthehem në shtëpi? etj.

• Ky konflikt dhe zgjidhja e tij, momenti kur konflikti zgjidhet, ofrojnë pikën e përqendrimit të esesë treguese. • Kështu, kur konflikti të zgjidhet, do të përfundojë shumë shpejt edhe të treguarit, pra edhe vetë eseja treguese.

3 • Zakonisht, në esenë treguese rrëfehet duke u nisur nga këndvështrimi i një personi, atij që përdor përemrin vetor të vetës së parë Unë. • Tregimi është më mbresëlënës kur shkruhet në vetën e parë, duke përdorur përemrin vetor unë. • Në këtë mënyrë, përdorimi i vetës së parë krijon një intimitet mes shkruesit dhe lexuesit.

4 • Të treguarit mbështetet në përdorimin e detajeve konkrete e të veçanta. • Përdorimi i detajeve do ta ndihmojë lexuesin të shohë atë që keni parë, të dëgjojë atë që e keni dëgjuar, të shijojë atë që keni shijuar etj.

5 • Eseja treguese, ashtu si të gjitha llojet e të shkruarit ka strukturë dhe organizim të caktuar. • Metoda më e zakonshme dhe më e natyrshme është ajo kronologjike.

6 • Në esenë treguese komunikohet një mesazh, por jo me shumë fjalë. • Mesazhi arrin te lexuesi, kur shkruesi i esesë nuk është i turbullt, si në hyrjen ashtu edhe në përfundimin e esesë. • Nëse ndiqen pesë hapat e mësipërm, mesazhi do të jetë shumë i qartë.
Kujtesa afatgjate
Deluzioni i persekutimi
Rron baraku
Droga pasojat
Perhapja e zerit ne mjedise
Llojet e parase
Q e shkrimit
Llojet e bankave
Cka eshte stresi
Peremri lidhor
Viruset kompjuterike dhe llojet e tyre
Llojet kendet
E saj am
Teksti argumentues struktura
G e shkrimit
Notat ne muzik
Koha e ardhme e foljes
Esej iz engleskog
Brīvā eseja
Primjer eseja za stručni ispit
Vrste eseja
Naslovna strana eseja
Esejas pazīmes
Engleski b razina esej primjer
Kampionimi ne kerkimin shkencor
Kosto fikse dhe variabile
Menaxhimi i nje biznesi
Qka jane lidhezat
Firma individuale
Llojet e kostove
Kurba e filipsit
Drejteza i takon rrafshit nese
Kontabiliteti i menaxhmentit
Mjete transporti
Llojet e lidershipit
Llojet e ndijimit
Llojet e hulumtimit shkencor
Promocioni miks
Jona beka
Papunesia shkaqet dhe pasojat
Rombi dhe romboidi
Llojet e syzeve optike
Llojet e emocioneve
Llojet e planifikimit
Trekendeshi kend gjere
Rjetet sociale