Enes ibn Malik transmeton Se nj dit erdhi
Enes ibn Malik transmeton
Se një ditë erdhi një beduin në xhami, dhe pasi që të pranishmit i përshëndeti me selam, i Dërguari i All-llahut s. a. v. s. e pyeti:
Nga vini, o njeri i mirë? – Vij nga larg për të marrur disa përgjigjje në disa pyetje me rëndësi që kam, tha beduini.
Pasi që i Dërguari i All-llahut s. a. v. s. dha shenjë për të filluar, beduini filloi ta pyeste të Dërguarin e All-llahut s. a. v. s. e i Dërguari i Allahut s. a. v. s. përgjigjej
- Dua të jem i menqur, çfarë të bëjë !
Ke frikë All-llahun!
-Dua të jem rob i mirë i All-llahut dhe të bëj gjithçka që All-llahu ka urdhëruar?
Lexo dhe mëso Kur'an!
- Dua të jem i përkushtuar dhe të kam qetësi në zemër?
Kujtoje vdekjen!
- Dua të jem i sigurt nga armiku?
Mbështetju All-llahut!
- Dua ta pasoj Rrugën e Drejtë?
Bëju mirë të tjerëve që të fitosh Dashurinë e All-llahut!
- Çfarë të bëj që t'i iki hidhërimit të All-llahut?
Munde epshin tënd!
- Si të jetoj gjatë?
Kujtoje All-llahun dhe falenderoje Atë vazhdimisht!
- Dua të përparoj?
Të jesh vazhdimisht me abdest!
- Si të ruhem nga xhehennemi?
Ruaj sytë nga harami, ruaje gjuhën tënde nga fjalët e kota, ruaj duart tua nga punët e ndaluara, dhe ruaju nga zinaja (dhe rrugët që të qojnë në zina).
- Si të lirohem nga mëkatet?
Le të rrjedhin lotët e tu nga pendimi dhe betohu se nuk do ta bësh më kurr atë mëkat!
- Dua që njerëzit të më respektojnë?
Mos kërko asgjë nga askush!
- Dua të jetoj me nder?
Mos i zbulo të metat e të tjerëve!
- Si mund të bëhem i pasur?
Lexoje dhe mësoje suren Muzemmil (73)
- Si ta mundi frikën nga Dita e Gjykimit?
Kujtoje All-llahun para ushqimit dhe para gjumit!
- Çfarë të bëj që ta ndjej prezencën e All-llahut deri sa të falem?
Merr mirë abdest (me sinqeritet dhe duke i plotësuar kushtet e abdestit) dhe vazhdo të jesh i pastërt dhe i rregulluar vazhdimisht!
E pergaditi vllau I juaj ne islam shaip buzaku www. shipihacker. com
- Slides: 35