Edukimi Olimpik n Shkoll Pierre de Coubertin 1863
Edukimi Olimpik në Shkollë Pierre de Coubertin 1863 -1937 Coubertin, themeluesi i Lojërave Moderne Olimpike, filloi të krijojë para 100 vjetësh një lëvizje, me të cilën ai dëshironte të realizonte para së gjithash reformimin e sistemit arsimor në Francë. Vetë Lojërat Olimpike mendohej të zhvillohen publikisht një herë në katër vjet si ngjarje kulmore, të cilat duhet të kujtonin dhe promovonin dëshirën e madhe për edukim. Pesë Rrathët Olimpikë simbolizojnë pesë kontinentet dhe “Idenë Olimpike“: Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet e tij. à Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportit Betimi Olimpik Në emër të të gjithë konkuruesve betohem, se ne do të marrim pjesë në Lojërat Olimpike në garë të ndershme dhe do të respektojmë dhe ndjekim rregullat e parashtruara për të, në frymën e vërtetë të ndershmërisë sportive, për lavdi të sportit dhe për nder të skuadrave tona. “In the name of all the cometitors I promise that we shall take part in these Olympic Games, respecting and abiding by the rules which govern them, in the true spirit of sportsmanship, for the glory of sport and the honour of our teams“. à Respektim të vullnetshëm të rregullave dhe ligjeve. à Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi i popujve. à Barazi të drejtash në sport dhe nëpërmjet tij. Elbasan, Albania Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet: Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike duhet të luajë rolin e saj. Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e botëkuptimit mbi komunitetin. Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe, edhe aktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen dhe përgatiten mirë luajnë një rol të rëndësishëm nga ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe garave sportive integron idenë e Coubertin mbi idealin e harmonisë. Cairo, Egypt Cacak, Serbia
Përmirësimi personal nëpërmjet sportit Edukimi Olimpik i arritur iu adresohet të gjithëve, edhe nxenësve të dobët, edhe sportistëve me aftësi fizike të kufizuara. Motoja Olimpike “më shpejt – më larg “i referohet gatishmërisë individuale për rezultate dhe dëshiron të zgjojë dëshirën për të bërë dicka më mirë se më parë. Por megjithatë kjo mund të përfaqësohet besueshëm, vetëm kur kjo formë e përsosmërisë njerëzore të arrihet edhe në sportet e rezultateve të larta me mjetet e veta dhe ndershmërisht. Manipulime (p. sh. Doping) dhe ndërhyrje kirurgjikale në zhvillimin e natyrshëm (teknologjia e geneve, ndërprerja e rritjes) e instrumentalizon njeriun dhe nuk mund të çojë në përsosmërinë sipas kuptimit njerëzor. Frankfurt, Germany Respektimi vullnetar i rregullave dhe ligjeve Elbasan, Albania Në konceptin e Edukimin Olimpik ai që merret me sport duhet të meritojë respekt të veçantë. Nxënësit duhet të mësojnë gjatë veprimtarisë së tyre sportive, por edhe nëpërmjet rivlerësimit kritik në lëndë të tjera mësimore: - Marrja parasysh e rregullave në sport dhe lojë (por edhe në jetë), si edhe hetimi e zhvillimi i tyre. - Praktikimi i sjelljes së ndershme dhe angazhimi me “Ligjin e Ndershmërisë” (edhe duke parë në fushat e tjera të jetës). - Krijimi i një bote personale, “më të mirë“ dhe të gëzueshme për të gjithë ata që aktivizohen ndershmërisht në sport. - Kërkohet vullnet i brëndshëm detyrues, personal për sjellje të ndershme. Alexandria, Egypt Paqja dhe Mirëkuptimi i Popojve Lëvizja Olimpike Ndërkombëtare mund të transmetohet në mënyrë të larmishme në një “Kurrikulum Olimpik“: Mirëkuptim për veçantitë kulturore të kombeve dhe kontinenteve të tjera; Njohja e llojeve të sporteve të popujve të tjerë; Njohja e kulturës së vendeve ku organizohen Lojërat Olimpike; Lidhje e kontakte sportive në nivel ndërkombëtar në forma të larmishme me qëllim nxitjen e kontakteve ndërnjerëzore. South-Serbia Shumë shkolla frekuentohen nga të rinj me kombësi nga më të ndryshmet. Kjo gjë duhet shfrytëzuar si një fushë loje në miniaturë për aktivitete të përbashkëta sportive. Barazi te drejtash në Sport dhe nëpërmjet tij Lëvizja Olimpike përfaqëson sot një qëndrim të gjërë emancipues. Duke u nisur nga mendimi themelor i Coubertin “All games, all nations“ (të gjitha llojet e sporteve, të gjitha kombet), ai përfaqëson jo vetem barazinë e të drejtave të kombeve, por edhe të llojeve të sporteve, të botëkuptimeve, të racave, kulturave dhe sekseve. Eshtë e detyrë e rëndësishme, që në shkollë të transmetohen: toleranca kundrejt tjetrit, pranimi i formave të ndryshme të lëvizjes, sportit dhe lojës. Forcimi i përgjegjësisë vetjake të nxënësve në sport dhe nëpërmjet tij. Gambia East-Timor
- Slides: 2