EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR N TEKSTE T NXNSIT

  • Slides: 26
Download presentation
EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR NË TEKSTE TË NXËNËSIT

EDUKIMI DHE INTEGRIMI GJINOR NË TEKSTE TË NXËNËSIT

Objektivat: Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit do të jenë të aftë: • Të

Objektivat: Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit do të jenë të aftë: • Të identifikojnë elementët didaktikë ku mund dhe duhet • • • të fokusohemi gjatë analizës së një teksti; Të gjejnë në tekste dhe të trajtojnë (komentojnë/analizojnë) konceptet bazë mbi të cilat operon edukimi cilësor gjinor (diskriminimi gjinor, stereotipitë, rolet gjinore, profesionet, socializimi gjinor); Të identifikojnë "standardet" që duhet të përmbushë një tekst nxënësi "OK" në këndvështrimin gjinor; Të vlerësojnë konkretisht në tekste përmbushjen e këtyre standardeve.

Elementët mbi të cilat ngrihet veshtrimi kritik i teksteve: • Kuadri ligjor • Konceptet

Elementët mbi të cilat ngrihet veshtrimi kritik i teksteve: • Kuadri ligjor • Konceptet themelore • Vendi i mbledhjes së të dhënave gjinore në tekste • Standardizimi indikatorëve të vlerësimit në tekste të dimensionit gjinor.

Kuadri ligjor (Legjislacioni) • Angazhimi politik dhe ligjor i shtetit shqiptar për një edukim

Kuadri ligjor (Legjislacioni) • Angazhimi politik dhe ligjor i shtetit shqiptar për një edukim të drejtë gjinor. • Paketa ligjore për çështjet e barazisë dhe drejtësisë.

Paketa ligjore • • Kodi i punës, 1995 Ligji “për shëndetin riprodhues”, 2002 Kodi

Paketa ligjore • • Kodi i punës, 1995 Ligji “për shëndetin riprodhues”, 2002 Kodi i Ri i Familjes, 2003 Ligji “Për një shoqëri me barazi gjinore”, 2004 Ligji për Dhunën në Familje, 2006 MSA, 2006 Strategjia për barazi gjinore dhe kundër dhunës në familje (draft) Strategjia për zhvillim dhe integrim (draft)

Konceptet themelore Përkatësia gjinore • Skemë të menduari që përcakton se çfarë: – pritet

Konceptet themelore Përkatësia gjinore • Skemë të menduari që përcakton se çfarë: – pritet – lejohet – vlerësohet te një grua apo burrë në një kontekst të caktuar. • I referohet: përcaktimit socio-kulturor të burrit dhe gruas; mënyrës se si shoqëritë: – bëjnë dallimin midis tyre – u caktojnë role dhe përgjegjësi shoqërore marrëdhënieve mes grave dhe burrave.

Seksi • Shpreh dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave. Këto dallime: • janë universale

Seksi • Shpreh dallimet biologjike midis meshkujve dhe femrave. Këto dallime: • janë universale • përcaktohen që në lindje • nuk ndryshohen në mënyrë natyrale • lidhen me ndryshimet në organet seksuale dhe funksionet riprodhuese midis meshkujve dhe femrave.

Identiteti gjinor • Përkatësia gjinore, me të cilën një njeri identifikon veten: të qenit

Identiteti gjinor • Përkatësia gjinore, me të cilën një njeri identifikon veten: të qenit burrë ose grua. • Identiteti gjinor ndikohet: – mosha, raca, lidhjet familjare, etnia, klasa, niveli ekonomik, besimet fetare, bindjet politike, zona gjeografike, etj

Rolet gjinore • I referohen përcaktimit të roleve, përgjegjësive dhe detyrave të ndryshme të

Rolet gjinore • I referohen përcaktimit të roleve, përgjegjësive dhe detyrave të ndryshme të burrave dhe grave. • Lidhet me ndarjen gjinore të punës në veprimtarinë: – prodhuesen (prodhim mallrash dhe shërbime në tregun e punës) – riprodhuese (biologjike dhe shoqërore) – komunitare (veprimtari që lidhen me menaxhimin dhe organizimin e jetës komunitare)

Stereotipat gjinorë • Janë skema të përgjithësuara e të ngurta për cilësitë e personalitetit

Stereotipat gjinorë • Janë skema të përgjithësuara e të ngurta për cilësitë e personalitetit • Mendohet se janë skema tipike për meshkujt dhe femrat. • Përfshijnë edhe rolet sociale dhe profesionale, që konsiderohen si parësore për meshkujt dhe femrat në një shoqëri të caktuar.

Diskriminimi • Trajtim i ndryshëm, jo i favorshëm, i individëve, për shkak të një

Diskriminimi • Trajtim i ndryshëm, jo i favorshëm, i individëve, për shkak të një sjelljeje të dukshme që ata prezantojnë. • Trajtimi ndryshe bëhet në bazë: • race • seksi • klase • statusi kulturor, etj

Diskriminimi gjinor • Çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë gjinie (seksi), që dëmton

Diskriminimi gjinor • Çdo dallim, përjashtim ose kufizim në bazë gjinie (seksi), që dëmton ose zhvlerëson ushtrimin e të drejtave të njeriut në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe civile.

Diskriminimi pozitiv • Veprim politik që favorizon grupet e brishta të shoqërisë (p. sh:

Diskriminimi pozitiv • Veprim politik që favorizon grupet e brishta të shoqërisë (p. sh: gratë), me qëllim që të përshpejtojë arritjen e barazisë midis këtyre grupeve dhe grupeve të tjera.

Socializimi gjinor • Proces i vijueshëm, përmes të cilit • • individët: zhvillojnë potencialin

Socializimi gjinor • Proces i vijueshëm, përmes të cilit • • individët: zhvillojnë potencialin e tyre njerëzor Mësojnë e përvetësojnë: vlerat, mënyrën e jetesës dhe kulturën.

Indoktrinimi gjinor/ gjinizimi • Proces specifik socializimi, nga i cili njerëzit mësojnë rolet gjinore.

Indoktrinimi gjinor/ gjinizimi • Proces specifik socializimi, nga i cili njerëzit mësojnë rolet gjinore. • Ndodh përmes katër proceseve: – Manipulimi: mënyra se si trajtohet një fëmijë; – Kanalizimi: drejtim i diferencuar i vëmendjes së fëmijëve meshkuj dhe femra ndaj objekteve apo aspekteve të tyre;

– Emërtimet gojore: shprehjet me të cilat u drejtohemi fëmijëve; – Ekspozimi: ndaj veprimtarive

– Emërtimet gojore: shprehjet me të cilat u drejtohemi fëmijëve; – Ekspozimi: ndaj veprimtarive tradicionale mashkollore dhe femërore që në fëmijëri.

Fuqizimi • Proces, përmes të cilit, gratë dhe burrat që ndodhen në pozita të

Fuqizimi • Proces, përmes të cilit, gratë dhe burrat që ndodhen në pozita të pafavorshme, rrisin aksesin kundrejt: - informacionit - burimeve - pushtetit vendimmarrës

Dilemat gjinore • Situata të sjella në tekste, ku është e • pamundur gjetja

Dilemat gjinore • Situata të sjella në tekste, ku është e • pamundur gjetja e një qëndrimi të vetëm të drejtë. Situatat me dilema nxisin: - fleksibilitetin dhe gjerësinë e të menduarit - natyrshmërinë në diskutim • reflektimin mbi vlerat personale • aftësinë e të menduarit kritik e të pavarur të nxënësit.

Deformimi gjinor në tekste - 4 trajta • Mungesa e përfaqësimit të gruas/ •

Deformimi gjinor në tekste - 4 trajta • Mungesa e përfaqësimit të gruas/ • • • vajzës në tekste (mohimi i gruas) Kundërshtimi i sjelljes femërore Paraqitja e gruas/ vajzës në role tradicionale Kanalizimi i të menduarit të nxënësve.

Vlerësimi i teksteve 1. Vlerësimi i përmbajtjes së mësimit (tekstit të shkruar për njësi

Vlerësimi i teksteve 1. Vlerësimi i përmbajtjes së mësimit (tekstit të shkruar për njësi mësimore). 2. Vlerësimi i aparatit pedagogjik 3. Vlerësimi i ilustrimeve

Vlerësimi i përmbajtjes • • Cili është imazhi i femrës në tekst? A ka

Vlerësimi i përmbajtjes • • Cili është imazhi i femrës në tekst? A ka barazpeshë gjinore në tekst? A ka trysni të stereotipave në tekst? A ka diskriminim /diskriminim pozitiv në tekst? A është përpjesëtimore paraqitja e burrave dhe e grave, e djemve dhe e vajzave në rolet sociale? A shpreh autori qëndrimet e veta ndaj djemve dhe vajzave? A i profilizon ai subjektivisht rolet gjinore femërore dhe mashkullore? Si është raporti i emrave të përveçëm të femrave dhe të meshkujve?

Aparati pedagogjik • A ka njëanshmëri në drejtimin e pyetjeve: “Pyesni • • •

Aparati pedagogjik • A ka njëanshmëri në drejtimin e pyetjeve: “Pyesni • • • shokun!”? A janë stereotipike shprehitë e djemve dhe të vajzave në pyetjet? Cila është shpeshtësia e pyetjeve drejtuar meshkujve dhe femrave? Si pyeten nxënësit për rolet gjinore, a vërehet njëanshmëri dhe stereotipizim? Kujt i adresohen pyetjet dhe kë përjashtojnë ato? A janë grupuar pyetje për djem dhe pyetje për vajza? Si dalin në aparatin pedagogjik rolet gjinore dhe profesionet?

Ilustrimet • A paraqiten në mënyrë të skajshme femrat, si shumë të • •

Ilustrimet • A paraqiten në mënyrë të skajshme femrat, si shumë të • • fuqishme dhe të arrira deri në pamundësi? Ku paraqiten më shumë femrat dhe meshkujt: brenda apo jashtëpisë? A janë gratë në profesione vendimmarrëse, të pavarura? A janë gratë më shumë në profesione të tilla, si: shërbyese, mësuese, apo edhe në profesione udhëheqëse e vendimmarrëse? Me ç’ përmasa paraqiten femrat dhe cili është vendi që ato zënë?

Instrumenti i mbledhjes së fakteve gjinore në tekste Mohimi i gruas Vendi 1 2

Instrumenti i mbledhjes së fakteve gjinore në tekste Mohimi i gruas Vendi 1 2 3 Përmbajtja e mësimit a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet Aparati pedagogjik a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet Ilustrimet a. Stereotipat gjinorë b. Rolet gjinore c. Profesionet Kundërshtimi i gruas Gruaja në role tradiciona le Kanalizimi drejt të menduarit të deformuar gjinor

Punë të mbarë!

Punë të mbarë!