EBusiness Ligjerata 5 USHT Fakulteti Ekonomik Fisnik Dalipi
E-Business Ligjerata 5 USHT - Fakulteti Ekonomik Fisnik Dalipi, MSc
Modeli i Michael Porter-it Konkurenca në industri varet nga 5 forca bazike: Fuqia negociuese e furnizuesve Fuqia negociuese e klientëve/blerësve Kërcënimi nga konkurentë hyrës (të rinj) në segmentin e industrisë Kërcënimi nga prodhimet ose shërbimet zëvendësuese (substitute) Pozicionimi i rivalëve tradicional përbrenda industrisë Jo të gjitha forcat kanë rëndësi të barabartë
Modeli i Michael Porter-it Hyrësit e rinj Furnizuesit Rivalët përbrenda industrisë Substitutet Klientët
Modeli i Michael Porter-it Ndërlidhni furnizuesit dhe klientët me kompaninë tuaj Vendosni barriera hyrëse për hyrësit e rinj dhe prodhimet zëvendësuese Pronësia e fortë intelektuale – është vitale për prodhimet me kosto të lartë zhvillimi/ndërtimi dhe kosto të ulët riprodhimi
Modeli i Michael Porter-it Hyrësit e rinj Furnizuesit Rivalët përbrenda industrisë Barriera hyrëse Substitutet Barriera hyrëse Klientët
Implikime Strategjike të Analizës së Pesë Forcave Një industri është joatraktive nëse: Rivaliteti është i madh Barrierat hyrëse janë të vogla Konkurenca nga produktet substitute është e madhe Furnizuesit dhe klientët kanë fuqi të madhe negocimi (me ju)
Implikime Strategjike të Analizës së Pesë Forcave Një industri është atraktive nëse: Rivaliteti nuk është shumë i theksuar Barrierat hyrëse janë tepër të larta Substitutet nuk ekzistojnë Furniziesit dhe klientët janë në pozita të dobëta negocimi (me ju)
Avantazhet dhe disavantazhet e modelit të pesë forcave Avantazhet Sistematik, strukturë të qartë, i kuptueshëm Klientët, furnizuesit dhe rivalët nuk bashkëveprojnë mes tyre Përcakton atraktivitetin e tregut I qëlluar në fazat e hershme (për kuptim më të mirë) Disavantazhet Shumë statik – vështirë definohen kufijtë e industrisë Fokusohet vetëm në një industri (por tani kompanitë garojnë në më shumë se një industri ) Apple = industria muzikore + industria kompjuterike Sony = DVD player + konzola lojërash (Play Station)
Definimi i industrisë Në definimin e industrisë sfidë kryesore mbeten kufijtë e industrisë Kufijë të ngushtë (disa rival, tepër atraktive) Kufij të gjerë (shtrirje shumë te gjerë e të padefinuar) Segmentimi i tregut në industri është i nevojshëm Segmenti i tregut = një grup klientësh që kanë nevoja të njëjta Interneti segmenton tregun në një mënyrë shumë të mirë Pse? Segmentimi i tregut ofron (1) të dhëna për preferencat e klientëve dhe (2) informata për madhësinë e segmentit (1) na ndihmon cilin kanal të distribuimit ta zgjedhim; (2) është i rëndësishëm për vlerësimin e kthimit të të ardhurave (ROI – Return On Investment)
Matrica e E-Biznesit për segmentimin e tregut
Tipet e Segmentimit Segmentimi gjeografik – rajonet gjeografike (kontinente, shtete, regjione) Segmentimi demografik – Mosha, gjinia, të ardhurat, stili i jetës Segmentimi psikografik – tipi i personalitetit dhe interesi i personit (psh. Tesco. com) Segmentimi bihevioral (i sjelljes) – frekuenca e blerjes
Segmentimi i Internet përdoruesve Sipas kompanisë për konsulta biznesore Mckinsey*: Të gjithë vizitorët nuk janë të krijuar të barabartë Sipas Mckinsey Si pasojë e Internetit, janë paraqitur gjashtë segmente të veçanta dhe ekzistenca e tyre e fuqizon rregullën fundamentale të marketingut: ” Njihi klientët tuaj” Segmentet dallohen për nga qasja në faqet dhe domenet online, si dhe koha e kaluar gjatë vizitës së faqes Gjashtë segmentet janë: thjeshtuesit (simplifiers), surfuesit (surfers), ndërlidhësit (connectors), negociuesit (bargainers), të zakonshmit (routiners) dhe sportivët (sportsters) * http: //www. mckinsey. com/practices/marketing/ourknowledge/pdf/Solutions_All. Visitors. Are. Not. Created. Equal_consumer. pdf
Segmentimi i Internet përdoruesve Tipi i klientit %e përdoruesve aktiv % e kohës online Orë online #e emrave të domeneve (në muaj) # i faqeve (në muaj) Kanë bërë online shitblerje Online për më shumë se 5 vite (%) Ndërlidhësit 36% 23% 5. 7 54 791 42 1 Thjeshtuesit 29% 23% 7. 1 62 1, 021 87 49 Të zakonshmit 15% 12% 8. 2 32 624 50 15 Surfuesit 8% 32% 30. 2 224 4, 852 71 26 Negocuesit 8% 7% 8. 3 43 1, 295 64 17 Sportivët 4% 3% 7. 1 47 1, 023 51 18 Totali ose Mesatarja 100% 9. 8 74 1, 398 61 22
Segmentimi i Internet përdoruesve Thjeshtuesit – përdorin Internetin për qëllime të caktuara, kalojnë vetëm 7 orë në muaj online, por që realizojnë gjysmën nga tërë transakcionet në Internet Çfarë preferojnë ato: Internet shopping Si të tërhiqen: web faqe me përdorim dhe qasje të thjeshtë, informata të plota për produktet, shërbime cilësore me klientët. Mos ua kërkoni emailin apo ti ftoni në bashkëkomunikime me chat Web sajti i preferuar: Amazon. com
Segmentimi i Internet përdoruesve Surfuesit – i konsumojnë shfletuesit e webfaqeve*, atë kalojnë 32% të kohës së tyre në Internet – dhe kërkojnë katër herë më tepër faqe sesa përdoruesit tjerë. Çfarë preferojnë ato: Përmbajtje të reja Si të tërhiqen: Vazhdimisht ndryshoni/përmirësoni web sajtin tuaj me dizajn më modern Sajti i preferuar: Comedycentral. com *shfletues të webfaqeve janë: Mozilla Firefox, Internet Explorer, Google Chrome, Safari, etj
Segmentimi i Internet përdoruesve Ndërlidhësit – janë relativisht të rinj në Internet dhe nuk preferojnë të bëjnë online shopping. Shfrytëzojnë Internet vetëm për komunikime apo për dërgime mesazhesh, kartolinash etj. Çfarë preferojnë ato: Sajte që ofrojnë shërbime për komunikime, dërgesa kartolinash Si të tërhiqen: Ofroni dhoma komunikimi (chat rooms) dhe kartolina pa pagesë Sajte të preferuara: bluemountain. com, readerdigest. com, facebook. com
Segmentimi i Internet përdoruesve Negocuesit – i janë përkushtuar tërësisht negocimit (pazarimit apo marrëveshjes për çmimin) në tregun elektronik Çfarë preferojnë ato: të arrijnë marrëveshje më të mira (kuptohet për çmim sa më të lirë) Si të tërhiqen: garoni në çmim, ofroni ankande, ofroni krahasime për çmimet e ofruara. Sajti i preferuar: e. Bay. com (52% nga gjithsej janë e. Bay. com)
Segmentimi i Internet përdoruesve Të zakonshmit – janë të varur nga informacioni, përdorin Internet vetëm për tu informuar. Çfarë preferojnë ato: lajme dhe informata financiara Si të tërhiqen: Dallohuni për nga informacionet, bëhuni të parët që të ofroni një lajm apo informacion si dhe ofroni informacionet e fundit të berzave. Sajte të preferuar: cnn. com, time. mk, quote. com
Segmentimi i Internet përdoruesve Sportivët – të fokusuar në sajte sporti dhe argëtimi Çfarë preferojnë: të vizitojnë sajte sporti dhe argëtimi Si të tërhiqen: ofroni informata më të reja për sportet apo yjet/artistët, dhe u mundësoni lidhjen me fansat e tyre Sajti i preferuar: espn. com, nba. com, livescore. com
Konkluzë Për ato që duan të shesin produkte online, segmentet kryesore janë thjeshtuesit (ato që mëjnë online shopping), surfuesit (pak në numër por me kohë më të madhe të kaluar në Internet), dhe negocuesit (që përdorin Internetin për të negocuar)
Thank You! PYETJE? ? ?
- Slides: 21