Burimet e s drejts s puns Pr t
Burimet e së drejtës së punës
• Për të zgjidhur dilemën, se çështë burimi i së drejtës së punës duhet përcaktuar mënyrën e formimit dhe të zhvillimit të sajë, • Ose si është apo si ka qenë mbrojtja e punëtorëve në marrëdhënie pune nga njëra anë si dhe të drejtave dhe detyrimeve të tyre nga ana tjetër • Studimi i të drejtës së punës është i një rëndësie shumë të madhe nga se në këtë mënyrë, mundësohet përcjellja e të gjitha ndryshimeve që ndodhin në të drejtën e punës edhe në marrëdhëniet e punës si objekt themelorë i studimit të kësaj discipline • Studimi është i rëndësishëm për shkakun se mundësohet edhe hulumtimi i problematikave dhe të çështjeve të caktuara nga
Nocioni dhe llojet e burimeve të së drejtës së punës • Me nocionin ose kuptimin në këtë sferë të së drejtës së punës nënkuptojmë, tërësinë e rregullave juridike të cilat e rregullojnë objektin e kësaj discipline juridike dhe të cilat sankcionohen me detyrim të organizuar të shtetit, përkatësisht të institucioneve të shtetit • Ato janë mënyra të realizimit të rregullave që zbatohen në sferën e rregullimit të marrëdhënies së punës • Burimet e së drejtës së punës janë të llojta në kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar • Në çdo sistem nacional këto janë një akces origjinal, dmth. më pak ose më shumë në raport me burimet tradicionale • Roli i këtij burimi në veçanti është i dukshëm në shtetet anglosaksone dhe në disa shtete evropiane, por më i shprehur është në Francë dhe manifestohet sidomos në marrëveshjet kolektive dhe në bashkrendim me autoritetet publike
• Studimi i çdo burimi i të së drejtës së punës është i lidhur ngusht me hulumtimet e mënyrës dhe formës së shfaqjes së çdo burimi, se cila materie dhe cilat institucione janë objekt i rregullimit të atyre formave të caktuara, si dhe në çfarë raporti të ndërsjellë janë ato dhe në fund me çfarë sankcionesh janë të mbrojtura • Në përgjithësi për të ditur konkretisht se për çfarë burimesh të së drejtës së punës bëhet fjalë, është e domosdoshme • Të fillojmë nga klasifikimi i përgjihshëm i burimeve të së drejtës në përgjithësi, i cili përmban në vete edhe burimet e së drejtës së punës, si një nga disciplinat e veçanta juridike në sistemin e përgjithshëm juridik të një shteti • Ky klasifikim i përgjithshëm i burimeve të së drejtës është:
Burimet materiale të së drejtës i shprehin shkaqet e lindjes dhe bazat e ekzistimit të rregullave juririke në formë të caktuar dhe me përmbajtje të caktuar Burimet formale të së drejtës shprehin dallimin e organeve, të formave dhe të mënyrave të krijimit të rregullave juridike Kjo është shumë e rëndësishme për rregullat juridike sepse vullneti i krijuesve të rregullave juridike, i shprehur në forma të caktuara të vullnetit, bëhet rregull juridike dhe është burim i së drejtës në kuptimin formal
Në teorinë e së drejtës së punës ekzistojnë klasifikime të ndryshme të burimeve të kësaj discipline Sipas njërit, ekzistojnë katër lloje burimesh të së drejtës së punës: 1. Aktet normative, të cilat i nxjerr shteti, të njohura në teori si burime heteronome 2. Akte të përgjithshme, të nxjerra nga vetë ndërmarrjet, përkatësisht punëdhënësit, të njohura në teori si akte autonome 3. Marrëveshjet kolektive 4. Norma ndërkombëtare nga sfera e marrëdhënieve të punës
Sipas një klasifikimi tjetër, ekzistojnë dy lloje burimesh të së drejtës së punës: Burime të vendit dhe Burime ndërkombëtare Kjo ndarje është e akceptuar gjërë edhe në teorinë e së drejtës së punës Sepse kjo ndarje haset në teorinë me terminologji nacionale dhe ndërkombëtare Një klasifikim i këtillë i përgjithshëm i pranuar i burimeve të së drejtës së punës i hap rrugën ndarjes së tyre të mëtejshme, më konkrete në mes të dy burimeve themelore
Burimet me prejardhje nga vendi mund t’i ndajmë në tri grupe: 1. 2. 3. Aktet normative të shtetit Aktet e përgjithëshme Marrëveshjet kolektive Ndërsa burimet me prejardhje ndërkombëtare do të ishin: � Aktet e organizatave të specializtuara ndërkombëtare, sidomos aktet e Organizatës Ndërkombëtare të punës – ONP 1. Marrëveshjet ndërkombëtare 2. Aktet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të organizatave të saj të specializuara
• Pra marrë parasysh të gjitha këto klasifikime të burimeve të së drejtës së punës, si burime të së drejtës së punës janë: 1. aktet juridike të cilat i nxjerr shteti, aktet e përgjithëshme të ndërmarrjeve dhe të punëdhënësve dhe marrëveshjet kolektive, nga njëra anë 2. dhe aktet të cilat i nxjerrin ndërkombëtare, nga ana tjetër organizatat
Burimet vendëse të së drejtës së punës • Burimet vendëse të së drejtës së punës, në varësi nga organet shtetërore që i nxjerrin ato, mund të kenë karakter të burimeve heteronome dhe autonome • Me të parat përfshihen aktet e shtetit dhe të organeve të tij, ndërsa me të dytat- aktet e përgjithshme të ndërmarrjeve dhe të punëdhënësve • Marrëveshjet kolektive janë burime të posaçme, specifike të së drejtës së punës me prejardhje vendëse • Në aktet normative të shtetit si burime të së drejtës së punës është thelbi i rregullimit juridik të marrëdhënieve të punës, i shprehur në një nga format e këtij rregullimi – akteve normartive të shtetit dhe të organeve të tij, ky raport qëndron në dispozitat juridike të kushtetutës së çdo shteti dhe në ligjet nga sfera e marrëdhënieve të punës • Çdonjëra prej këtyre normave edhe kushtetuta edhe ligjet nga fusha e marrëdhënieve të punës, kanë vendin e tyre të posaçëm si burime të së drejtës së punës dhe rëndësi të posaçme për rregullimin e marrëdhënieve të punës.
Normat Kushtetuese si burime të së drejtës së punës • Si një nga format e rregulllimit të marrëdhënieve të punës, normat kushtetuese fillojnë ta zënë gradualisht vendin e vet ndër burimet e së drejtës së punës • Këtë vend fillojnë ta zënë gradualisht duke ngërthyer në përmbajtjen e vet parime, të drejta dhe detyrime të caktuara , të cilat zbatohen mbi subjektet e marrëdhënies së punës • Kjo dukuri u shfaq në Kushtetutat e adoptuara pas luftës së parë botërore (p. sh. Kushtetuta e Vajmarit), ndërsa pas luftës së dytë botërore edhe me kushtetutat e pothuaj të gjitha vendeve të botës
• Varësisht se për cilin shtet bëhet fjalë, hasim në të drejta dhe parime të të drejtave dhe obligimeve të cilat kanë të bëjnë me personat në marrëdhënie të punës të cilat janë të përfshira në norma kushtetuese • Por është karakteristikë e përbashkët se çdo shtet ka si pikënisje bazat e sistemit juridik kur i pëprcakton parimet kushtetuese për marrëdhëniet e punës • Derisa në kushtetutat e shteteve përëndimore hasim një përcaktim tradicional për parimet e marrëdhënies së punës, e që kanë të bëjnë me të drejtën e punës, të drejtën e grevës, të drejtën sindikale, marrëveshjet kolektive, pjesëmarrjen në udhëheqjen e ndërmarrjeve, etj.
• Në Kushtetutat e deridjeshme të vendeve socialiste ishin dispozitat, e të cilave shprehnin ideologjizmin dhe doktrinën qeverisëse në marrëdhënien e punës • Rast i tillë ishte e dhe me kushtetutën e ish. RSFJ-së, e cila kishte kushtetutata të njësive federale • Kushtetuta federale dhe kushtetutat e njësive tjera, të cilat përmbanin krahas principeve themelore të rendit shoqërorekonomik dhe politik, parime themelore nga fusha e marrëdhënies së punës • Dispozitat e këtyre Kushtetutave , përcaktonin së pari pozitën shoqërororo-ekonomike të personave juridik- ndërmarrjeve dhe statusin juridik të tyre gjithashtu edhe të personave fizikpunëtorëve në marrëdhënie pune
Këtu bëjnë pjesë në radhë të parë dispozitat për të drejtën e punës, parimi i barazisë gjatë punësimit, ndalimi i diskriminimit gjatë punësimit, barazinë e burrit dhe të gruas në marrëdhënien e punës, e drejta e mbrojtjes në punë, mbrojtja e të drejtave të punëtorëve që dalin nga marrëdhënia e punës, parimi i përgjithësisë personale, ndërsa më parë edhe parimi i vetqeverisjes si një nga parimet themelore të sistemit të dikurshëm shoqëror-politik jugosllav dhe e drejta e rregullimit vetqeverisës në marrrëdhëniet e punës • Me shpërbërjen e RSFJ-së të gjitha ish republikat tani Republika të pavarura ndërtuan rendin e vet politik dhe juridik dhe me kushtetutat e tyre në mënyrë eksplicite rregulluan legjislacionin e të drejtës së punës
• Normat ligjore nga sfera e marrëdhënieve të punës si burime të së drejtës së punës • Teoria bashkëkohore këto norma i quan për disa arësye si burime esenciale të së drejtës së punës • Këtu së pari duhet përmendur arësyet historike, pra në fillim të zhvillimit të së drejtës së punës me ligj mund të ndalohej punësimi i fëmijëve nën moshën 12 vjeqare dhe të shkurtohej dita tepër e gjatë e punës, të sigurohej minimumi i mbrojtjes në punë – pushimi javorë, pushimi i paguar etj. • Këtu ekzistonin edhe arësyet politike ku punëtori mund të merrte pozita në rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe kontraktimin e marrëdhënies së punës
• Por janë për të përmendur edhe arësyet ekonomike, të cilat vetëm me ligj përmes dispozitave të veta mund të ua siguronte punëtorëve kujdesin për sigurimin dhe ekzistencën e tyre materiale • Pra në këtë kontekst duhet të theksojmë veçanërisht se ligji është nocion politik, sepse është shprehje e vullnetit të strukturave politike të cilat e kanë në duar pushtetin politik, pastaj ligji është bazë e tërë një rendi të një shteti nga se është shprehje e autoritetit dhe sovranitetit të atij që i nxjerr këto ligje, dhe në fund dihet se ligji nxirret për të arritur qëllime të caktuara politike , ekonomike dhe sociale, duke mos qenë gjithmonë zgjidhje e kënaqshme, ku ato si të tilla pësojnë shpeh ndryshime dhe plotësime sepse aplikimi i tyre është i vështirë ose edhe nuk janë të aplikueshme
Aktet nënligjore si burime të së drejtës së punës • Në këtë kuadër hyjnë aktet e qeverisë dhe organeve të administratës me të cilat rregullohen disa marrëdhënie të rëndësishme për zbatimin e ligjeve nga sfera e marrëdhënieve të punës • Këto akte nxirren për të zbatuar drejtpërdrejt ligjin, e të cilat janë dekretligjet, vendimet, udhëzimet administrative dhe dispozita tjera • Kurse zbatimi i akteve të Kuvendit sigurohet drejtpërdrejt me aktet që i nxjerrin organet e administratës, e që janë rregulloret, urdhëresat dhe udhëzimet • Këto akte janë të gjitha burime të së drejtës së punës, vetëm
Burimet autonome të të drejtës së punës • Në kuadrin e veprimtarisë legjislative të organeve joshtetërore (ndërmarrjet, organizatat bashkësitë e tjera si dhe disa institucione) në sistemet juridike bashëkohore janë të përfshira normat juridike të cilat nuk i imponojnë organet shtetërore, por ato i krijojnë dhe i zbatojnë subjektet tjera shoqërore • Një sistem i titllë karakterizohet si – E Drejtë autonome • Kjo nënkupton lirinë e personave juridik dhe fizik (personat civilo-juridik)që lirisht mund të i rregullojnë marrëdhëniet pronësore dhe marrëdhëniet e punës në bazë të parimit të autonomisë së vullnetit dhe në kuadër të normave juridike • Në teorinë e të drejtës theksohet se edhe kjo formë e të drejtës autonome, e cila është shumë e varur nga shteti dhe nuk manifeston në të vërtetë një të drejtë të plotë autonome
Interpretimi i obliguar • Burimet e të drejtës në përgjithësi, e veçanërisht burimet e të drejtës së punës si burim të kësaj discipline juridike e kanë edhe interpretimin e obliguar, i cili nuk është akt konkret i zbatimit të dispoziatave juridike, por është rregull juridike e cila orienton në çështjen se si duhet kuptuar një dispozitë ligjore të shkruar • Ky interpretim bëhet në rastet kur një dispozitë ligjore nuk është e qartë • Në rastet kur ky interpretim është i domosdoshëm për legjislacionin e marrëdhënies së punës, i njëjti mirret si burim i të drejtës së punës
E drejta zakonore si burim i të drejtës së punës • Kjo e drejtë lindë në mënyrë spontane dhe nuk përmban normat shoqërore • Kjo më tepër ju referohet zakoneve që asesi nuk kanë karakter shtetëror • Për të u konsideruar një zakon normë shoqërore duhet të plotësohen tri kushte: 1. 2. 3. Aplikimi i gjatë i ati zakoni, Përsëritja e shpeshtë e tij dhe Ekzistimi i pajtimit të përgjithshëm për rregullën morale si e drejtë dhe që i përgjigjet botëkuptimeve të shumicës së pjestarëve të një shoqërie
• Ekzistimi i kësaj të drejte del në pah në rastet kur shteti fillon të shqiptoj sankcione për mospërmbushjen e rregullave zakonore, ose kur shteti me dispozitat e tij obligon aplikimin e zakonit për zgjidhjen e disa çështjeve konkrete, atëherë zakoni shëndrrohet në të drejtë • Kjo dukuri veçmas vie në shprehje kur nuk ekzistojnë dispozita ligjore të shtetit të cilat e rregullojnë çështjen e caktuar, ose kur në dispozitat e ligjshmërisë ka zbrastësi juridike Praktika Gjyqësore si burim i të drejtës së punës • Kontestet gjyqësore në teorinë juridike të drejtës së punës por edhe në rastet tjera, nuk krijojnë rregulla juridike, por ato aplikohen në raste konkrete • Sipas këtij rregulli res judikata ka efekt vetëm për palët e kontestit. Këto botkuptime vlejnë në të drejtën kontinentale evropiane, e cila për ndryshim nga ajo anglosaksone obligon që rastet sipas së drejtës së precedentëve, rastet e ngjashme në të ardhmen të gjykohen si ato paraprake
Burimet e të drejtës së punës me origjinë ndërkombëtare • Këtu rreshtohen ato akte dhe instrumente, të cilat i miratojnë organizatat ndërkombëtare. Këtu, këto burime me origjinë ndërkombëtare ndahen: • Burimet universale • Burime regjionale • Marrëveshjet apo konventat ndërkombëtare dhe Instrumentet apo aktet e miratuara nga ndërkombëtare e punë organizata
Ju faleminderit !
- Slides: 23