BPRAL AAB Prezentimi Lnda Partit Politike dhe Sistemet
BPRAL AAB Prezentimi: Lënda: Partit Politike dhe Sistemet zgjedhore Ligjerata e V-të - Njësia mësimore: >> Sistemet partiake, Partitë politike në parlament dhe qeveri, Sfidat e partive politike në regjimet demokratike, Vështrim i shkurtër mbi partitë politike në Republikën e Kosovës << Ligjerues: Prof. Dr. Zemri Elezi
• Sistemet e partive politike - I gjithë grupi i partive në një vend formon sistemin e partive politike. Sistemi partiak reflekton strukturën e marrëdhënieve mes partive individuale në marrëdhëniet me njëra tjetrën. - Përbërja e një sistemi partiak rezulton kryesisht nga dy faktorë: - - Në njërën anë është struktura e konflikteve sociale dhe interesat ; - - - Konfliktet klasike janë për shembull ato mes kapitalit dhe punëtorit apo mes atyre partive me orientim sekular dhe fetar; - Në anën tjetër partitë dhe ligjet zgjedhore gjithashtu ushtrojnë ndikim të konsiderueshëm në konfigurimin e sistemeve partiake varësisht se sa liberal dhe i lirë apo kufizues ka qenë krijimi i një partie të re dhe nëse sistemi zgjedhor lehtëson përfaqësimin e një numri më të madh të partive në parlament apo jo; - Më tej, në kohën para demokratike ekzistenca e një partie ka nxitur shfaqjen e një partie tjetër. Gjatë gjithë historisë, sistemet partiake në parim janë zhvilluar përgjatë linjave sociale dhe/apo ideologjike të konflikteve;
• Klasifikimi i sisteneve partiake - Sistemet partiake mund të klasifikohen nga kritere të ndryshme, më e shpeshta është numri i partive që luftojnë për pushtet që shërben si kriter përshkrimin e sistemeve partiake. -Në këtë drejtim, ne mund të dallojmë sistemin një, dy dhe shumë partiak. -Në sistemin “një partiak” dominon vetëm një parti dhe ku praktikisht nuk ka konkurrencë politike mes partive. Sistemi “një partiak” është, siç u tha më herët, në kontradiktë me veten e vet pasi që një “parti” duhet të jetë vetëm pjesë e një grupi më të madh. -“Sistemi dy partiak”“ nënkupton se dy parti dominojnë konkurrencën politike, derisa partitë e tjera më të vogla luajnë një rol vartës. -Në “sistemet shumë partiake”, më shumë se dy parti kanë efekt në garën politike. - Ekzistimi i një sistemi dy-partiak ose shumë-partiak varet nga disa faktorë të ndryshëm: traditat politike, zhvillimi i institucioneve politike, socioekonomike, rrethanat dhe rëndësia e ndasive rajonale, si dhe kushtet etnike ose fetare;
Veçoritë e ligjit zgjedhor , sistemi i qeverisë , sistemi presidencial dhe sistemet parlamentare, mund të kenë një ndikim të caktuar në sistemet partiake, edhe ate: • - Sistemet e votimit me shumicë (i pari kalon) më shumë e favorizojnë evolucionin e një sistemi dypartiak (ose një sistemi të përbërë vetëm nga disa parti dominuese), ndërsa një sistem proporcional i votimit ka më shumë gjasa të favorizoj një sistem shumë partiak. ; - Sistemi i qeverisë ndikon në zhvillimin e partive dhe sistemeve partiake për aq kohë sa një sistem parlamentar ofron më shumë ndikim për partitë politike sepse qeveria del direkt nga parlamenti, i cili është i dominuar nga partitë ; - Në një sistem presidencial, është kreu i qeverisë-presidenti- i cili zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe në këtë mënyrë legjitimiteti i tij nuk është i bazuar kryesisht në parlament. Përveç kësaj, ai kryesisht, krahas parlamentit, ushtron edhe funksionet legjislative dhe të tjera, dhe ai normalisht ka të drejtën e vetos për vendimet parlamentare apo edhe ka autoritetin për të shpërndarë parlamentin; - Në sistemet parlamentare, megjithatë, identiteti dhe sidomos marrëdhëniet midis qeverisë dhe partisë në pushtet ose partive janë më të mëdha. Kështu që, në një sistem presidencial, Presidenti gjithashtu ka nevojë për aprovim nga parlamenti dhe një shumicë parlamentare; - Numri i partive të përfaqësuara në parlament është i ndikuar vetëm pak nga sistemi i qeverisjes. Kjo është më tepër një çështje e ndasive shoqërore, eventualisht edhe ndasive etnike dhe të tjera në një vend, strukturës së konflikteve dhe interesave si dhe sistemit zgjedhor;
• Partitë politike në parlament dhe qeveri - Një parti politike i ka arritur qëllimet e saj primare kur fiton përfaqësim parlamentar, ose edhe me pjesëmarrje në qeverisje ; - Varësisht se sa ulëse në parlament i fiton një parti, tani ajo mund të formoj koalicione, marrëveshje për koalicione, krijoj një program të qeverisjes dhe të përballet me probleme të panumërta dhe së paku të zgjedh një pjesë të konsiderueshme të këtyre; - Zgjedhjet e vendosin se si partitë përfaqësohen në parlamentin kombëtar, në parlamentin regjional dhe respektivisht në zyrat lokale; - Suksesi i këtyre përpjekjeve është shumë i varur nga ajo se sa i madh është fraksioni I partisë që është në parlament, dhe prandaj, sa i lartë është proporcioni i mandateve të saj dhe nëse përbënë qeverinë apo opozitën; - Qeverisë i nevojitet shumica e parlamentit dhe kjo është arsyeja se pse qeveria dhe forcat e përbashkëta të partisë në koalicionin qeveritar punojnë ngushtë së bashku. Në të kundërtën partitë opozitare e kontrollojnë qeverinë, dhe prezantojnë alternativa konstruktive, për projektet e qeverisë dhe partive qeveritare;
• Në modelin klasik të ndarjes së pushtetit, ka një ndarje të qartë në mes të ekzekutivit (qeverisë) dhe legjislativit (parlamentit) - Kjo në veçanti vlen për sistemin e qeverisjes parlamentare, ku dega ekzekutive varet shumë në ndihmën e parlamentit; - Në mes të qeverisë dhe parlamentit, që nën-kupton se shumica e përkrahësve të qeverisë në parlament, ka një ndër-varësi të ndërsjellë, e cila gjithashtu e detyron një nivel të lartë të aprovimit dhe unitetit. Pa këtë unitet, është gati se e pamundshme që të ketë një qeverisje efektive ; - Vetëm opozita parlamentare ka interes që të zë ngushtë qeverinë; - Në shumicën e vendeve, ka takime të rregullta të koordinimit në mes të udhëheqësve të strategjive të partive udhëheqëse, shefit të qeverisë dhe anëtarëve të kabinetit për koordinim në mes të qeverisë dhe grupeve parlamentare si dhe përgatitjen e procedurave të votimit në parlament;
• Grupet parlamentare (fraksionet) - Liderët e partive dhe fraksioneve zakonisht e krijojnë një grup të lidhur ngushtë dhe janë të bashkuar përmes bindjeve thelbësore politike; - Shefat e grupeve (udhëheqësit e një grupit parlamentar apo fraksioni) zakonisht kanë një ndikim të madh në partinë e tyre. Përveç detyrave të tyre parlamentare, ata gjithashtu duhet të kontribuojnë në zbutjen e tensioneve në mes të partisë dhe fraksioneve parlamentare; - Nevojitet dhe është legjitime solidariteti dhe disiplina në kuadër të një fraksioni. Megjithatë, nuk mund të ushtrohet një detyrim i përhershëm për të gjithë parlamentarët që t`i binden udhëheqësit të partisë së tyre. Shumica e kushtetutave demokratike në botë e garantojnë “mandatin e lirë” të parlamentarëve. Gjithashtu vijat e detyruara, “urdhrat” apo “udhëzimet” nga një parti ndaj parlamentarëve të sajë janë jo kushtetuese; - Megjithatë, kufijtë në mes të disiplinës në një fraksion dhe masave shtrënguese janë disi të paqarta edhe në partitë demokratike. Nëse një parlamentar synon që të qëndroj sërish si kandidat për parlament, ai do të përkrah kursin e fraksionit në mënyrë që të jetë në konsiderim në listën e kandidatëve dhe të përkrahet nga partia në fushatën e tij;
• Sfidat për partitë politike në regjimet demokratike • Partitë politike dhe ndryshimet sociale - Demokracia ka pamje të ndryshme në çdo shtet dhe në çdo shoqëri. Forma konkrete e rendit demokratik varet nga historia, tradita, dhe kultura kombëtare si dhe nga veçoritë shoqërore, etnike dhe fetare të një shoqërie, potenciali i saj ekonomik, pesha e faktorëve rajonal, dhe më shumë. - Megjithatë, ekzistojnë disa elemente bazë që duhet të jenë të pranishme në çdo sistem demokratik. - Elementet themelore të demokracisë • organet qeverisëse duhet që të zihen nga autoritetet e zgjedhura, të cilët janë përgjegjës para zgjedhësve. • zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet që të bëhen rregullisht. • • të gjithë të rriturit duhet të kenë të drejtën për të votuar dhe për tu zgjedhur për poste politike. • liria e mendimit duhet që të mbretërojë dhe askush nuk duhet që të përndiqet për shprehjen e mendimit të lirshëm. • • qasja e lirë në burime alternative dhe pluraliste të informacionit duhet që të garantohet. • e drejta për të formuar asociacione, grupe të interesit dhe parti politike duhet që të ekzistojë në mënyrë që të drejtat e përmendura më herët të mund të ekzekutohen.
• Pa marrë parasysh se si demokracia është organizuar në çdo rast individual dhe në çdo sistem politik, partitë politike janë institucionet kryesore të demokracisë. Pa parti nuk mund të ketë demokraci. - Edhe pse partitë përmbushin funksionet e tyre thelbësore për sistemin politik dhe demokracinë, ato gjithashtu përballen me sfida të veçanta në demokracitë moderne; - Ndryshimi social dhe efikasiteti (ose joefikasiteti) i përballjes me pasojat e ndryshimit në fushën e politikës janë arsyet kryesore në këto sfida të reja për partitë politike, edhe ate: -- Një dilemë klasike për partitë politike është pamundësia për të përmbushur të gjitha pritjet kundrejt tyre në të njëjtën kohë; - Sfida të reja kanë dalë nga ndryshimi social dhe nga zhvillimi I shoqërive të fragmentuara, të cilat janë të karakterizuara nga shpërndarja e ambienteve tradicionale, erozioni i sistemeve të vlerave të qëndrueshme të mëparshme dhe zotimet në bazë të tij, një nivel më i lartë i arsimimit, pluralizmi i burimeve informative, si dhe organizimi individual i marrëdhënieve personale; - Ndryshimi në media masive dhe në mënyrën e raportimit, rritja e konkurrencës për vëmendje dhe audiencë, si dhe zgjerimi I gazetarisë “hulumtuese” kanë çuar në një formë të re të raportimit për politikën, në të cilën idetë, vlerat dhe rezultatet janë më pak të rëndësishme se emocionet, morali, skandali dhe personaliteti në formën e një emisioni “informativ-argëtues”; - Në nivel kombëtar, globalizmi dhe pasojat e saj kanë ulur hapësirën për manovra politike dhe kanë zhvendosur fuqinë e vendimmarrjes dhe aftësinë e menaxhimit tek lojtarët supra-nacional dhe ndërkombëtarë;
• Këto zhvillime kanë pasoja serioze për partitë dhe sistemet partiake: - Në ditët e sotme sistemet partiake janë më të prira për modifikime dhe janë më të fragmentuara. - Koha e partive të mëdha masive duhet që të ketë përfunduar. Të paktën, edhe pse disa parti mund të kenë anëtarësime të mëdha, sot është shumë e vështirë që të organizohen mitingje masive. - Monopoli i kaluar virtual i partive si burim dhe vend për informacione politike dhe reflektim është mohuar në epokën e medieve, teknika moderne të informacionit të tilla si interneti dhe fushat alternative për pjesëmarrje politike jashtë partive. - Partitë e kanë shumë të vështirë që të mbajnë të ashtuquajturit votues besnikë të ambienteve të caktuara në periudha afatgjata. - Niveli i përgjithshëm i besimit të popullsisë në parti dhe në politikanë ka rënë dhe gatishmëria për t’u angazhuar politikisht ka rënë, veçanërisht në mesin e të rinjve. -Mediet masive publikojnë raporte rreth skandaleve politike dhe mangësitë e vërteta apo të supozuara të partive dhe liderëve më të lartë për të menaxhuar dhe për të zgjidhur probleme; - Rolet përkatëse të luajtura në të kaluarën nga partitë qeverisëse dhe atyre të opozitës nuk janë më aq të qarta, pasi që partitë e mëdha opozitare jo medoemos përfitojnë nga pakënaqësitë e votuesve, por në vend të kësaj ata humbasin votat për partitëe vogla apo partitë protestuese të reja;
• Kriteret për punë të qëndrueshme dhe të suksesshme të partisë - Partitë duhet që vazhdimisht të përpiqen të kryejnë funksionet e tyre nën ndryshimin e rrethanave shoqërore. Në mënyrë të pavarur nga veçantitë shoqërore rajonale dhe kombëtare ose sistemit elektoral dhe qeverisës, ekzistojnë disa kritere që çdo parti duhet ti respektoj dhe përmbushë në mënyrë që të marrin pjesë me sukses në garën politike, edhe ate: 1. Një parti ka nevojë për një bazë elektorale të mjaftueshme dhe të identifikueshme; 2. Një parti duhet që të ndërtojë një organizim të gjerë në mënyrë që të praktikojë afërsi me qytetarët dhe të mobilizojë votuesit; 3. Një parti duhet të ndërtojë një organizatë të hapur për anëtarësim; 4. Një parti duhet që të komunikojë, si brenda ashtu edhe jashtë;
5. Një parti duhet që të zhvillojë profilin e saj programatik, duke dalluar veten nga të tjerët duke formuluar objektivat dhe mënyrat e zgjidhjes në mbajtjen e problemeve reale të kohës; 6. Një parti duhet që të jetë në gjendje që të tregojë një shkallë të lartë të qeverisjes së brendshme të partisë; 7. Një parti duhet që të jetë e aftë të integrohet; 8. Një parti duhet që të jetë në gjendje që të kryejë fushata elektorale; 9. Një parti duhet që të jetë në gjendje që të formojë koalicione; 10. Një parti duhet që të dëshmojë qeverisshmërinë e saj dhe kapacitetin për zgjidhjen e problemeve në nivel lokal; 11. Një parti duhet që të jetë e aftë për të mësuar pritjet, dhe implementimin e programeve politike që plotësojnë kërkesat brenda shoqërisë;
• Vështrim i shkurtër mbi partitë politike në Republikën e Kosovës - Demokracia, si pluralizëm i alternativave politike, është përvojë e re për Kosovën. Ndonëse sistemi shumë-partiak është instaluar në të njëjtën kohë kur pluralizmi politik është përhapur në tërë Evropën Jug. Lindore, kushtet e represionit nën të cilin gjendej Kosova qysh prej heqjes së autonomisë së saj nga Serbia, më 1989, nuk lejuan hapësirë për jetë të mirëfilltë politike pluraliste e demokratike. - Ndonëse gjatë viteve 1990 në Kosovë vepronin më shumë se një parti politike – Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Social-Demokrate e Kosovës, Partia Parlamentare e Kosovës, Partia Demo-Kristiane e Partia Liberale janë disa nga partitë që ekzistonin para luftës – megjithatë këto nuk operonin në një ambient që lejonte zhvillim normal të jetës politike dhe demokracisë. - Pas përfundimit të luftës u krijua hapësirë e re për veprim politik dhe partiak. Shumë nga partitë e vjetra vazhduan të operonin ndërsa u themeluan edhe parti të reja. Në hapësirën e re të krijuar këto parti filluan të bëjnë garë politike dhe të kërkojnë votën e qytetarit, duke shënuar një hap të madh përpara në instalimin e praktikës demokratike në Kosovë. Vetëm pas luftës në Kosovë filloi të ndjehet tranzicioni i mirëfilltë politik nga sistemi një partiak në sistem pluralist. Ishte ky një tranizicion i vonuar më shumë se një dekadë. - Pengesë kryesore e këtij procesi ka qenë faza emergjente e rindërtimit ekonomik e social në të cilin u gjet shoqëria kosovare pas luftës. Përballja me nevojën imediate për rindërtim fizik të vendbanimeve, plotësimi i nevojave emergjente për mbijetesë fizike – në ditët e para të pasluftës – si dhe konsolidimi i institucioneve vendore, pa pasur ende kohë për t’u përqendruar në zhvillim ekonomik dhe të politikave sociale në vitet pas fazës emergjente, kanë bërë që partitë politike të mos jenë në gjendje që të përpilojnë dhe garojnë me politika rreth çështjeve thelbësore. Thënë shkurt, vendi deri tani nuk ishte në pikën kur partitë politike e kanë imperativ profilizimin sipas ideologjive që promovojnë.
- Më 17 shkurt 2008, Institucionet e Përkohshme Vetë-Qeverisëse e shpallën Kosovën shtet të pavarur. - Me këtë u hapën dyert për kalimin e të gjitha kompetencave shtetërore tek institucionet vendore. • • - Faza e pas-pavarësisë u karakterizua me ngritjen e institucioneve të tjera shtetërore që më parë nuk kishin ekzistuar apo kishin qenë të administruara nga misionet ndërkombëtare. - Ky hap i konsolidimit demokratik e institucional njëkohësisht tash shfaqet edhe si sfidë e madhe për shoqërinë kosovare. - Mund të pritet qe me zhvillimin ekonomik dhe social do të fillojnë të artikulohen edhe orientimet programore të partive politike e me këtë do të konsolidohet edhe skena politike në Kosovë.
• Korniza ligjore - Korniza ligjore për funksionimin e partive politike në Kosovë është krijuar pas luftës së vitit 1999 dhe duke marrë parasysh praktikat më të mira të kohës. Megjithatë, korniza aktuale nuk është zhvilluar me të njëjtën dinamikë sikur shoqëria dhe nevojat e saj. Regjistrimi dhe certifikimi i partive politike ende bëhet në bazë të një rregulloreje e jo në bazë të një ligji adekuat. Mekanizmat që garantojnë respektimin e legjislacionit për funksionimin e partive politike nuk janë fuqizuar asnjëherë aq sa të jenë në gjendje që të monitorojë me efikasitet veprimtarinë e partive politike dhe të sanksionojnë partitë kur këto shkelin legjislacionin në fuqi. Rrjedhimisht, kjo ka inkurajuar praktikat jodemokratike brenda partive politike. - Ndër ndryshimet e bëra për të inkurajuar demokratizimin e brendshëm të partive politike si dhe zbehjen e rolit të liderit në parti ishte zbatimi i praktikës së listave të hapura në zgjedhje. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi në zgjedhjet e vitit 2007. • Zyra për Regjistrimin e partive politike e KQZ - Partitë politike në Kosovë regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme si dhe atij për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, KQZ ka themeluar Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim. - Sipas ligjit në fuqi, KQZ ka nxjerrë rregullore të veçantë për regjistrimin e partive politike e cila përcakton procedurat për regjistrim dhe obligimet për raportim të partive politike. - Procedurat për regjistrim kërkojnë që partitë politike të dorëzojnë kërkesën për aplikim, simbolin e partisë, të dhënat e përfaqësuesve të partisë, dokumentin e themelimit, së paku 500 nënshkrime të votuesve të regjistruar, statutin e partisë i cili duhet të jetë në përputhshmëri me kërkesat ligjore 10, programin politik, deklaratën e fundit financiare, nënshkrimin e deklaratës për respektimin e Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike 11 si dhe të bëjnë pagesën e taksës për regjistrim prej 500 Euro.
• Disa nga Partitë politike më me ndikim në Republikën e Kosovës 1. Partia Demokratike e Kosovës – PDK - Partia Demokratike e Kosovës është themeluar me 10 tetor të vitit 1999. Kryetari i saj që nga themelimi është z. Hashim Thaçi. PDK-në e themeluan kryesisht ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe LPK-së duke bartur kështu në parti frymën kryengritëse dhe luftarake që ka karakterizuar këto dy organizata. - Që nga themelimi i institucioneve të vendit, PDK vetëm në një mandat ka qëndruar në opozitë, kurse në gjithë të tjerët ka qenë pjesë e pushtetit. Në zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2014, PDK doli forca kryesore politike dhe prej atëherë ka qeverisur me vendin. - Aktualisht PDK-ëja është partia më e madhe në Kosovë. - Si sfidë kryesore për partinë mbetet profilizimi i partisë dhe artikulimi i një ideologjie. Kryetari I partisë e orjentonë dhe përcaktonë partinë kah Qendra e djathtë, “Propozoj që PDK të profilizohet si parti e qendrës së djathtë”, ka thënë Thaçi”. - Në çdo palë zgjedhje të mbajtura merr rreth 200. 000 vota, edhe ate: Viti i zgjedhjeve 2001 2004 2007 2010 Numri i votave 202622 199112 196207 224339
2. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK - Lidhja Demokratike e Kosovës është partia politike më e vjetër në vend, e themeluar më 23 dhjetor të vitit 1989. Kryetar i saj është Isa Mustafa i zgjedhur në vitin 2010. LDK është e vetmja nga partitë e mëdha në krye të së cilës nuk është më themeluesi i partisë dhe ka pasur tre kryetar të ndryshëm. Forca kryesore kohezive konsiderohet të jetë përkatësia e lidhur me Presidentin Ibrahim Rugova dhe lëvizjen për pavarësi. - Thënë me numra, lëvizja e votave për LDK-në duket kështu: Viti i zgjedhjeve Numri i votave 2001 359851 2004 313437 2007 129410 2010 172552 - LDK është një hap përpara në krahasim me partitë tjera në profilizimin e vet ideologjik. Tash vonë, LDK, që veten e ka cilësuar gjithmonë si parti e djathtë, është afruar me Partitë Popullore Evropiane dhe po synon që të bëhet anëtare e këtij klubi. Ky do të jetë konfirmimi i parë se LDK është parti e qendrës së djathtë. 3. Lëvizja VETËVENDOSJE – LVV - “Lëvizja VETËVENDOSJE!” është themeluar më 12 qershor të vitit 2005. Aktivitetin e saj e kishte filluar si nismë qytetare, për t’i hyrë garës elektorale në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010. - Ndonëse “Lëvizja VETËVENDOSJE!” ka program të vet politik, mbetet i paqartë profilizimi ideologjik i këtij subjekti. Vetëm një herë është dëgjuar të thuhet në një debat politik që LVV është subjekt politik i qendrës. - Aktualishtë partia më e madhe opozitare në Parlamentin e Kosovës.
4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është themeluar më 2 maj 2000 si koalicion i 5 partive. Pas tërheqjes së dy partive nga koalicioni, AAK në vitin 2001 u regjistrua si parti e vetme e jo si koalicion. Që nga themelimi e deri më tani kryetar i saj është z. Ramush Haradinaj. - Aleanca është parti me frymë lideriste dhe lideri është figura që mban kohezionin brenda partisë. - Sfidat kryesore me të cilat përballet AAK është shtrirja e saj në tërë territorin e Kosovës, pasi që tradicionalisht mbështetje më të madhe ka pasur vetëm në pjesën e rrafshit të Dukagjinit. Sfidë tjetër janë strukturat e ardhura nga partitë e tjera. Kjo ka bërë që në AAK të ketë përfaqësim nga dy ekstreme të kundërta. Aktualishtë është parti parlamentare opozitare. 5. Aleanca Kosova e Re – AKR - Aleanca Kosova e Re është themeluar më 3 maj të vitit 2006. Themelues dhe kryetar i AKR-së është biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli. Në shkurt të vitit 2011, z. Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të AKR-së për t’u zgjedhur president i vendit. Pasi Gjykata Kushtetuese e kishte cilësuar zgjedhjen e tij si President të Kosovës vendim në kundërshtim me kushtetutën 60, z. Pacolli u tërhoq nga ky post pas vetëm 8 ditëve. AKR e ktheu atë përsëri në postin e kryetarit të partisë. - Forca kryesore kohezive brenda AKR konsiderohet të jetë ideja e zhvillimit ekonomik, e promovuar nga kryetari i partisë, z. Behxhet Pacolli. -
6. Koalicioni VAKAT - Koalicioni VAKAT është koalicion i katër partive politike që përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë: Demokratska Stranka Bošnjaka (Partia Demokratike Boshnjake), Demokratska Stranka Vatan (Partia Demokratike Vatan), Bošnjačka Stranka Kosova (Partia Boshnjake e Kosovës) si dhe Nova Demokratska Stranka (Partia Demokratike e Re). Koalicioni ekziston që gati një dekadë dhe mbulon gjeografikisht gati tërë komunitetin boshnjak në Kosovë. 7. Partia e Pavarur Liberale – SLS - Samostalna Liberalna Stranka (SLS) është aktualisht partia më e madhe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë dhe që vepron në kuadër të sistemit politike e shtetëror të Kosovës. SLS është themeluar më 18 prill të vitit 2006 në Graçanicë. - Partia është e përqendruar në zonat ku ka komunitet serb, përveç pjesës veriore të Kosovës. Partia aktualisht është duke shtrirë prezencën e saj në Anamoravë dhe shtrirja e infrastrukturës partiake mbetet ndër sfidat kryesore të partisë. - Forcë kohezive e partisë, në rend të parë, është angazhimi për të drejtat e komunitetit. Përfaqësuesit e partisë besojnë se dëshmuar se ideja për pjesëmarrje në institucionet e Kosovës ishte e drejtë dhe se sukseset që ka arritur partia në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb dhe përmirësimin e kushteve për jetë në dikasteret e ndryshme brenda qeverisë, ka shtuar besimin e elektoratit.
8. Partia Demokratike Turke e Kosovës – KDTP - Partia Demokratike Turke e Kosovës është themeluar në vitin 1990 dhe në 12 vitet e fundit kryetar i saj është z. Mahir Yağcılar. KDTP është e vetmja parti që përfaqëson komunitetin turk në Kosovë. Forca kohezive në këtë parti është avancimi dhe mbrojtja e interesave të komunitetit turk, veçanërisht gjuhës dhe fesë e cila konsiderohet të jetë faktori kryesor që mbanë të bashkuar këtë komunitet. - KDTP në Kuvendin e Kosovës është e përfaqësuar me tre deputet të cilët mbajnë poste udhëheqëse si pozitën e nënkryetarit të Kuvendit, kryesojnë Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe mban katër poste të nënkryetarëve. KDTP gjithashtu është pjesë e koalicionit qeverisës dhe udhëheq me Ministrinë e Administratës Publike. 9. Partia Nisma per Kosoven - Partia më e re në Kosovë, parti parlamentare opozitare, aktualishtë. - E dalur si frakcionë nga PDK-ja, lideri sajë Fatmir Limaj i cli kapasur poste të larta partiake në PDK dhe institucioenet Kosovës, njeri me vlera të larta në LÇK dhe në strukturat e UÇK -së.
Ju faleminderit të nderuar studentë pë interesin dhe vëmendjen gjatë ligjeratës ! Javën e ardhëshme do ta trajtojmë Njësinë mësimore sipas planprogramit, ligjerata e VI-të: >> Nocioni, rëndësia dhe funksionet e zgjedhjeve në sistemet demokratike dhe autoritare, roli dhe rëndësia e zgjedhjeve demokratike, zgjedhjet demokratike si mekanizëm i legjitimitetit të pushtetit, si instrument i kontrollit politik të pushtetit << Ligjerues: Prof. Dr. Zemri Elezi
- Slides: 21