BIOMASA DHE BIOENERGJIA Prodhimi I Bioenergjise si ngrohje
BIOMASA DHE BIOENERGJIA Prodhimi I Bioenergjise si ngrohje, energji elektrike dhe lëndëve djegëse të lëngëta përbën rreth 14% të furnizimit të energjisë primare Botërore. Rreth 25% të përdorimit në vendet e industrializuara dhe të tjera 75% përdoret në vendet në zhvillim. Potenciali i përgjithshëm i qëndrueshëm në të gjithë botën të energjisë nga biomasa është rreth 100 EJ / a (pjesa e biomasës drusore është 41. 6 EJ / a), e cila është rreth 30% të konsumit të përgjithshëm të energjisë globale sot. Rreth 40 EJ / a të biomasës në dispozicion është përdorur për energji.
KONSUMI ENERGJETIK SIPAS SEKTOREVE NE VEND Analizat e detajuara tregojne qe konsumi i energjise eshte perkatesisht sic tregohet me poshte per cdo sektor: Industria, 15. 5%, Transporti, 39. 8%, Rezidencial, 24. 15%, Sektori i Sherbimit, 9. 25% Bujqesia, 11. 7%. Industria Transporti Rezidencial Sherbime Bujqesia Komoditetet me te rendesishme te energjise do te jete nafta dhe nenproduktet e saj si dhe energjia elektrike. Konsumi i druve te zjarrit (biomasa tradicionale) eshte 180 -210 ktoe per te gjithe periudhen 2006 -2011. Kontributi i biomasave jo tradicionale (sic jane farat e ullirit, farat e frutave dhe tallashi I drurit dhe disa “mbetje te tjera te biomases” qe perdoren per procesimin e druve;
BIOMASA Biomasat mund të klasifikohen në katër kategori: -Dru ose mbetje drusore nga industria e përpunimit të drurit; -Biomasa nga bimët bujqësore; -Biomasa nga bimët etero-vajore; -Biomasa nga blegtoria (plehu, kockat, lekura) te cilat nuk perdoren ne dege te tjera te ekonomise. -Biomasa nga mbetjet e ngurta urbane. Nje grup biomasash, jane bersite e ullirit dhe e frutave te tjera. Me keto bersi, qe dalin si mbetje e perpunimit te industrise ushqimore mund te digjen, per te perfituar uje te ngrohte ose avull, per vete proceset e teknologjike te industrise ushqimore.
MBETJET BUJQESORE Mbetjet e aktiviteteve bujqesore nga dritherat, deget e pemeve, farat, hardhite e rushit. Mbetjet bujqesore vleresohen me potencial energjetik vjetor rreth 76000 GJ ose 1800 ton nafte. Ne vitin 1980 potenciali energjetik nga mbetjet bujqesore ishte 800 toe/vit dhe ne vitin 2001 rreth 130 toe/vit. Produktet bujqesore te perfituara jane relativisht te uleta ne krahasim me vendet e tjera europiane
BIOMASA PYJORE Prurja vjetore e pyjeve eshte rreth 1. 440. 000. m 3 ne vit. Prerja vjetore e lejueshme eshte 1. 150. 000 m 3 ne vit. ( 80% e normes se prerjes ) 2 milion m 3 dru pyjor dhe jo pyjor, ( rreth 267 ktoe ) jane ne gjendje cdo vit per energjine
PELLET THARJE, GRIRJE DHE PRESIM TE MBETJES BIMORE, FRUTORE E DRUSORE
TEKNOLOGJIA PËR DJEGIEN E PELETAVE DJEGES ME PELET Boilerët “High-Performance” prodhohen si konstruksione metalike të derdhura ose të salduara. Kanë portat e tyre përkatëse për ngarkim (hyrja e peletave për djegie ) dhe shkarkimin e hirit pas djegies së lendës së parë (peletit). • Lënda e parë është me kosto të volitshme • Eficienca e sistemit arrin deri në 94. 3% • Boileri ka një ndërtim robust (6 mm celik) • Humbje të vogla • Ka një operim të thjeshtë • Pastrim komplet automatik • Operon në mënyrë të vazhdueshme
BRIKETAT Briketimi eshte nje proces ku lenda e pare presohet nen nje presion te larte per te formuar nje briket cilindrik ose kubik i cili mund te perdoret per tu djegur. Nese lenda e pare eshte mbetje druri ose mbetje bimore, permbajtja e lignin clirohet nen kete presim dhe e lidh materialin ne nje briket me densistet te larte. Permbajtja e lageshtires e materialit per qellime briketimi varion nga lenda e pare qe perdoret, psh ne njohim nga eksperienca qe sasisa e lageshtires e rekomnaduar eshte minimumi 6% deri ne 16% maksimalisht. Lageshtira ideale per lenden e pare kryesisht druresore eshte 10 -12 %. Briketimi shpesh sjell nje reduktim te vellimit ne me shume se 10 here gje e cila lehteson ne menyre te konsiderueshme problemet me magazinimin dhe transportin. Briketat jane nje alternative interesante perkundrejt peletave. Nje fabriketimi nga ana e investimit ka me shume avantazh kur krahasohet me ate te peletizimit. Peletet perdoren ne boileret e vegjel (apartamete dhe shtepi rezidenciale apo ndertesa te vogla sherbimi), ndersa briketat per boileret e medhej ( si psh ne pallatet e medha rezidenciale).
MBETJET BARISHTORE Kane prejardhje nga dritherat dhe kultura te tjera si dhe nga bimet mjeksore Te gjitha linjat e perpunimit te bimeve mjeksore perdorin kercellin e bimeve per energji termike, per ngrohjen e ujit dhe krijimin e avullit. Rreth 30% te kesaj lende perdoret, pjesa tjeter kalon ne mbetje ose perpunohet per pleh ne bujqesi
BIOMASA NGA BERSITE E ULLIRIT DHE FRUTAVE Nje grup biomasash, qe mund te perdoret me shume leverdi jane bersite e ullirit dhe frutave te tjera. Me keto bersi qe dalin si mbetje e perpunimit te industrise ushqimore mund te digjen per te perfituar uje te ngrohte ose avull per vete proceset e ndryshme teknollogjike te indstrise ushqimore.
MBETURINAT E NGURTA URBANE Potenciali I mbeturinave te ngurta urbane, lende djegese, varet nga perberja e tij, fuqia kalorifike, lageshtia dhe masa e padjegeshme. Rezervat e energjise te prodhuara nga mbetjet urbane jane 8 Mtoe ( milion ton vaj ekuivalent) ne vitin 2005 dhe parashikohe t 9. 5 Mtoe ne vitin 2020. Mbeturinat e ngurta mund te perdoren si per prodhimin e energjise elektrik ashtu edhe per ate termike, por kostoja eshte me e larte se ajo e lendeve djegese tradicionale
BIO KARBURANTI RICIKLIMI I VAJIT TE DJEGUR
SITUATA AKTUALE LEGALE PER PROMOVIMIN E ENERGJISE NGA BIOMASAT Garancitë e origjinës te energjise nga biomasa lëshohen/regjistrohen nga ERE. Vlerësimi i pjesës së burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin final të energjisë në këtë sektor kërkon informacion për: Furnizimin total direkt me biomasë drusore (nga pyjet e menaxhuara); Furnizimin total direkt me biomasë drusore nga mbledhjet në mënyrë individuale të fshatarëve; Furnizimin total me biomasë nga mbetjet industriale (nga industria e përpunimit të drurit dhe e mobilieve, repartet e sharrave, industria e përpunimit të brumit të letrës dhe letrës, nga riciklimi i drurit); Biomasën totale të ricikluar /të mbetur/ të rigjeneruar; Vlerësimin e vlerave bruto kalorifike të komponentëve alternativë të biomasës. Prodhimin total të biomasës nga kulturat bujqësore energjetike;
PRODHIMI I ENERGJISE TERMIKE NGA BIOMASA Prodhimin e energjise termike ne formen e avullit apo te ujit te ngrohte per proceset e ndryshme industriale duke mbuluar keshtu nje pjese te energjise termike ne fabrike; Prodhimin e energjise termike per te siguruar ngrohjen e banesave te fermereve, shkollave dhe ndertesave te tjera publike; Prodhimin e plehrave shume te dobishem per ullishten ne se trajtohen mire; Prodhimin e energjise elektrike dhe termike per te siguruar nevojat e fabrikes dhe te per ngrohjen e banesave te fermereve, shkollave dhe ndertesave te tjera publike;
NXITJA E SEKTORIT PRIVAT Nxitjen e sektorit privat per shfrytezimin e biomases per qellime energjetike ne industrine e ndryshme; Optimizimin e konsumit te burimeve energjetike nepermjet futjes se kaldajave eficente qe do te perdorin biomasen; Lehtesimin e rrjetit te energjise elektrike per te gjtiha rastet kur energjia elektrike ne keto fabrika perdoret edhe per te mbuluar nevojat termike; Zhvillimin e nje koncepti te ri per shfrytezimin e biomases per qellime energjetike jo vetem brenda fabrikes por edhe per tharjen e tyre dhe pergatitjen e briketave dhe peletave per shitje ne tregun e vendit per tu perdorur ne sektorin residencial dhe ate te sherbimeve private; Reduktimi i emetimeve te gazeve me efekt sere nepermjet futjes se masave te eficences se energjise.
Ju faleminderit Agim Bufi Konfindustria Shqiptare www. konfindustria. org. al Tirane 30. 10. 2014
- Slides: 16