BAZAT E FIZIOLOGJIS T MUSKUJVE Muskujt e skeletit
BAZAT E FIZIOLOGJISË TË MUSKUJVE Muskujt e skeletit është një shembull klasik i marrëdhënies midis strukturës dhe funksionit biologjik. Në këtë paraqitje do të shpjegohen disa aspekte të rëndësishme të sistemit neuro-muskulor.
• a) Struktura e fibrës muskulore • Qelizat muskulore kanë një formë gati cilindrike me diametër nga 10 -100 µm (mikro-metër) dhe disa centimetra gjatësi. Çdo qelizë është e pështjellë me një cipë (lamina) prej kolagjeni dhe glikoproteina. Midis fibrave dhe laminës bazale ka një numër të madh qelizash satelite, të cilat janë të rëndësishme në rritjen dhe riparimin të fibrës. Vetë fibra përmban një strukturë për çiftin funksional eksitim-tkurrje për të siguruar që një stimul kontraktues (që merret nga sinapsi neuromuskular) që komunikon me gjithë fibrën. Tkurrja dhe performanca kanë karakteristika që ndryshojnë por janë të lidhura ngushtë me format izomere të vargjeve të rënda të miozinës. Forca tkurrëse ndodh në miofibrilet, të cilat janë vargje të sarkomerëve që lidhen me fundet e çdo fibre me fibrën tjetër. Energjia për tkurrjen muskulore vjen nga zbërthimi(katabolizmi) i acideve yndyrorë dhe glukozës
• b) Arkitektura e muskulit • Vetitë specifike të gjithë muskulit varen jo vetëm nga veçoritë e fibrës muskulore por gjithashtu dhe nga organizimi i fibrave në atë që quhet arkitektura e muskulit. Fibra rrallë mund të shtrihet gjatë gjithë gjatësisë të muskulit, duke tentuar të vendoset në formë oblike të veprimit të muskulit. Piku i forcës lind nga kryqëzimi i zonave fiziologjike, të cilat janë shuma e kryqëzimit të zonave në të gjithë fibrat. Shpejtësia e tkurrjes ndryshon nga gjatësia e vet fibrave që marrin pjesë në të.
c) Llojet e muskujve Muskujt sipas strukturës dhe mënyrës të rregullimit për të kryer funksionin e tyre ndahen në: -Muskuj të skeletit janë muskuj me strukturë specifike sikurse u trajtua shkurt me lart. Karakteristike është se tkurrja e këtyre muskujve është e vullnetshme. Ata lidhen nëpërmjet të tendinëve me kockat e skeletit. Muskujt e skeletit tek kafshët e rritura zënë mbi 42% të peshës së gjallë në meshkujt dhe deri në 36% në femrat. -Muskulatura e lëmuar realizon tkurrjen në mënyrë të pavullnetshme. Ky tip muskulature gjendet në gjithë organet si aparati tretës, aparati frymëmarrjes, enët e gjakut, aparati uro-gjenital, etj. -Muskuli i zemrës është gjithashtu një muskul i pavullnetshëm por në strukturë ka ngjashmëri me muskulin e skeletit por në të vërtetë është një tip i veçantë muskuli. Trajtimi i plotë i veçorive të muskulit të zemrës janë trajtuara tek fiziologjia e sistemit kardiovaskular.
• Mekanizmi i tkurrjes muskulore në nivel të fibrave muskulore
- Slides: 5