Barnat ilaet jan prodhime pr t cilat shkenctart
Barnat (ilaçet) janë prodhime për të cilat shkencëtarët kanë vërtetuar se mund ti marrin njerëzit ose kafshët në sasi të caktuar me rekomandim të mjekut. Mund të përdoren për zbulim, shërim të sëmundjeve ose për qëllime tjera medicinale. Në mes barit (ilaçit) dhe helmit ekziston kufi i qartë, sepse çdo substancë (grimcë) në sasi të vogël mund të jetë ilaç, ndërsa në sasi më të madhe helm.
Çka bëjmë kur kemi kollitje? Çka bëjmë kur jemi me grip dhe kemi temperaturë? Kur jemi të sëmurë, duhet të marrim barna që të shërohemi. Disa ilaçe mund të na shërojnë plotësisht, disa të tjera i zbutin simptomat e sëmundjes.
Në vend të ilaçeve, ne mund të shërohemi edhe në mënyrë natyrore: me mjaltë , me çaj me limon dhe shumë bimë tjera shëruese.
ANTIBIOTIKËT • Disa sëmundje janë të shkaktuara nga bakteriet, disa nga viruset. • Nëse personi ka infeksion bakterial duhet të marrë ANTIBIOTIKË. • Antibiotikët i shkatërrojnë bakteriet. • Bakteriet janë mikroorganizma me diametër më të vogël se 1 mikrometër. Ato nuk mund t’i shohim me sy.
АNTIBIOTIKË
ALERGJITË Për shërim të alergjive përdoren ilaçe të quajtura ANTIHISTAMINIK. Çfarë alergji ekzistojnë? Alergji mund të kemi nga poleni, nga pluhuri, por edhe nga ushqime të ndryshme.
ILAÇET NUK DUHET T’I PËRDORIM PA U KONSULTUAR ME MJEKUN!!! • Është shumë me rëndësi ilaçet të përdoren drejtë dhe në sasi të duhur. Kjo do të thotë se çdo ilaç ka mënyrën e përdorimit. • Për përdorim të tyre duhet patjetër udhëzime nga mjeku.
POROSI Ruaje shëndetin tënd – ajo është pasuria më e madhe e njeriut
Pyetje: 1. Çka janë barnat dhe pse përdoren? 2. Cili ështa dallimi mes ilaçit dhe helmit? 3. Përveç me ilaçe, me çka mund të shërohemi? 4. Çka janë bakteriet dhe me çka shërohen infeksionet bakteriale? 5. Çka përdoret për shërim të alergjive? 6. Si duhet t’i përdorim ilaçet? 7. Shkruaj një mesazh, porosi për shëndetin.
- Slides: 21