ATROFIA ATROPHIA ATROFIA SHT PAKSIMI I MASS S

  • Slides: 5
Download presentation
ATROFIA (ATROPHIA) ATROFIA ËSHTË PAKËSIMI I MASËS SË NJË INDI OSE ORGANI PËR SHKAK

ATROFIA (ATROPHIA) ATROFIA ËSHTË PAKËSIMI I MASËS SË NJË INDI OSE ORGANI PËR SHKAK TË PAKËSIMIT TË VËLLIMIT OSE NUMRIT TË QELIZAVE PARENKIMATIOZE QË KANË ARRITUR ZHVILLIMIN E TYRE TË PLOTË. MASA E MUSKUJVE ZVOGËLOHET NGA MOSFUNKSIONIMI, GJËNDRA E GJIRIT ZVOGËLOHET NË KAFSHËT E VJETRA, ORGANET GJINORE ZVOGËLOHEN PAS KASTRIMIT. TË GJITHË KËTA JANË SHEMBUJ TË ATROFISË.

Qelizat zvogëlohen kur pakësohet veprimtaria e tyre, kur nuk ushqehen normalisht ose mungon nxitja.

Qelizat zvogëlohen kur pakësohet veprimtaria e tyre, kur nuk ushqehen normalisht ose mungon nxitja. Kur atrofizohet një numër i madh qelizash parenkimatoze, organi i prekur zvogëlohet në madhësi. Duhet të nënvizojmë që qelizat e atrofizuara nuk janë të vdekura dhe as të dëmtuara rëndë. Më poshtë po paraqesim disa shembuj të atrofisë:

 Atrofia nga mosfunksionimi mund të vijë nga mungesa ose kufizimi i lëvizjes. Ajo

Atrofia nga mosfunksionimi mund të vijë nga mungesa ose kufizimi i lëvizjes. Ajo është karakteristike kryesisht për muskujt, kur gjymtyrët nuk lëvizin për shkak të dëmtimit ose nga mekanizma të tjerë. Atrofia neurogjene shkaktohet nga humbja e inervimit nga dëmtimi i ndonjë nervi periferik ose për shkak të dëmtimit të trurit ose palcës shpinore. Atrofia endokrine vjen nga mungesa e hormoneve trofike të hipofizës ose nga pakësimi i metabolizmit.

 Atrofia vaskulare është pasojë e mos furnizimit me gjak të indit ose organit.

Atrofia vaskulare është pasojë e mos furnizimit me gjak të indit ose organit. Atrofia nga shtypja vjen nga shtypja e drejtpërdrejtë e qelizave. Atrofi e plakjes si term përdoret për ndryshimet që kanë të bëjnë me humbjen përparuese dhe të ngadalshme të qelizave parenki-matoze që ndodh me përparimin e moshës. Të parët atrofizohen organet e riprodhimit, pastaj muskujt, kockat dhe sistemi nervor. Atrofi vaskulare Kjo lloj atrofie është pasojë e pakësimit të furnizimit me gjak. Ky pakësim vërehet sidomos nga shtypja e indeve nga masa jonormale, si p. sh abscese, ciste, tumore të mirë, etj.

A. TRURI ATROFIK B. TRURI NORMAL

A. TRURI ATROFIK B. TRURI NORMAL