Arritjet kombtare dhe ndrkombtare t volejbollit shqiptar me
“Arritjet kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit shqiptar me anë të ekipeve “Dinamo” femra dhe meshkuj, përvoja të suksesshme sportive që na motivojnë”!! VOLEJBOLLI
DINAMO - VOLEJBOLL Ekipet me te suksesshme ne historine e volejbollit Shqiptar kane qene ekipet e Volejbollit te K. S. “Dinamo” si per Meshkuj ashtu dhe per Femra. Vitet 1970 - 1990 kane qene vitet e rezultateve maksimale, ku skuadrat e Dinamo. (meshkuj & femra) arriten deri ne finale te Kupave te Europes ne Volejboll. Per menyren se si u arriten keto rezultate e rendesishme eshte te dallojme disa nga parimet kryesore ku jane mbeshtetur modelet kryesore te stervitshmerise moderne ne volejbollin “Dinamovit”.
DINAMO - VOLEJBOLL Seleksionimi i lojtareve ka qene nje nga elementet kryesore ne krijimin e brezave cilesore te lojtareve, kjo e nisur qe nga klasat sportive, ekipet zinxhir e deri ne ekipet per te rritur dhe te rritura, me metodat me te njohura te kohes te cilat kishin te benin qe nga matjet antropometrike, cilesite morale e volitive, si dhe shprehite levizore e koordinative.
SELEKSIONIMI PER NJE PERGATITJA FIZIKE MAKSIMALE Njohuri themelore e anatomise se trupit te njeriut ishte shume e rendesishme per trajneret dhe lojtaret te cilet seleksionoheshin sipas testeve te paracaktuara.
DINAMO - VOLEJBOLL Stervitja e modeluar mbi principin e gjithanshmerise, ku lojtaret pergatiteshin me menyren qe te luanin me efikasitet ne te gjitha pozicionet e lojes. Dhe shembujt jane si tek meshkujt ashtu dhe te femrat, qe lojtare ne pozicione e role te ndryshme kane ndryshuar shpesh rolet e tyre ne dobi te arritjes se rezultateve te skuadres. Shume here kemi patur lojtare sulmues dhe pauses njekohesisht, lojtare qe luanin ne qender dhe anesore. Kjo lloje menyre stervitore, e perparuar per kohen, kishte te bente me kombinimin e shkolles Sovjetike (lindjes) dhe asaj Aziatike (kryesisht Kineze).
DINAMO - VOLEJBOLL Ishin pikerisht trajneret legjende te ketyre dy ekipeve, Vangjel Koja dhe Kreshnik Tartari te cilet punuan ne periudha te ndryshme me trajnere te specializuar nga Rusia dhe Kina. Metodat dhe programet stervitore te perdora gjate kesaj periudhe kishin te benin pikerisht me pergatitjen e lojtareve, per te kaluar nga nje universializem ne nje specializim te ngushte te roleve, gjithmone me qellimin e rritjes se aftesive dhe efikasitetit te cdo lojtari ne lojen e tij. Lojtaret e te dy ekipeve te Dinamos kane qene dhe antare te formacioneve kryesore te ekipeve kombetare te volejbollit, ne arritjen e sukseseve te saj.
Ushtrime te modeluara tekniko - taktike, individuale dhe ne skuader
Ushtrime te modeluara tekniko - taktike, individuale dhe ne skuader
DINAMO - VOLEJBOLL Nga karakteristikat kryesore te ketyre ekipeve ne arritjen e sukseseve te larta ne Kupat e Europes, Kampionatet Ballkanike, Lojrat Mesdhetare e shume aktivitete te rendesishme nderkombetare kane qene: Pergatitja e larte fizike, zhvillimi i cilesive kryesore si qendrueshmeria, shpejtesia, kercyeshmeria, forca Sisteme taktike moderne kryesisht me lojen e pashembullt ne mbrojtje ne vijen e dyte dhe kombinimin e saj ne funksion te lojes se kundershtarit dhe permiresimit te bllokut nga skuadrat tona. Perfeksionimi i sistemit taktik 4 x 2 te lojes, ku kombinoheshin mjaft mire lojtaret sulmues me lojtaret organizatore ne dobi te rritjes se rendimentit te lojes se skuadres dhe pershtatja shume shpejt e lojes me sistemin modern 5 x 1, si ne ekipin e meshkujve ashtu dhe ne ate te femrave.
DINAMO – VOLEJBOLL MESHKUJ Dinamo meshkuj, avanguarde e rezultateve te larta sportive ne volejboll. Nje skuader e pergatitur nga trajneri i palodhur dhe plot pasion Vangjel Koja. Bazuar ne metodat e nje stervitje me kerkesa te larta ne pergatitjen fizike dhe speciale, si dhe ne nje pergatitje teknike-taktike moderne, Dinamo per meshkuj arriti te prodhoje lojtare te niveleve te larta te cilet me talentin e punen e tyre arriten te cojne kete skuader ne majat e rezultateve te larta. Po permendim disa nga me protagonistet pa harruar kontributin dhe lojen e cmuar te shume lojtareve te tjere.
DINAMO – VOLEJBOLL MESHKUJ Lojtare qe u dalluan ne periudha te rezultateve te rendesishme dhe qe me pergatitjen e tyre, krijuan nje profil te vecante ne lojen e tyre si volejbolliste: Asllan Rusi, Anastas Panteqi, Kreshnik Tartari, Ylli Shehu, Kico Lena, Enis Terihati, Rajmond Gjerazi, Shkelzen Hoxha, Shaban Uka, Leonard Tase, Adrian Doci, etj. Keta ishin protagonistet kryesore qe krijuan modelet e lojes ne mbrojtjen spektakolare, sulmin e fuqishem, bllokun efikas, lojen dinamike, perfeksionimin ne pritjen e sherbimit, organizimin cilesor te lojes kombinative, gjuajtjen direkte ne topin e dyte, sherbimin me kercim, gjuajtjen mbi bllok, si dhe shume elemente te tjere te lojes se volejbollit.
DINAMO – VOLEJBOLL MESHKUJ Titujt Kampion te ekipit “Dinamo” meshkuj: * 1956; 1964; 1965; 1966; 1967; 1968 -69; 1969 -70; 1970 -71; 1971 -72; 1973 -74; 1974 -75; 1976 -77; 1977 -78; 197879; 1979 -80; 1981 -82; 1982 -83; 1983 -84; 1984 -85; 198586; 1988 -89; 1989 -90; 1990 -91; 1995 -96; 2005 -06! Fitues te Kupes se Shqiperise “Dinamo” meshkuj: * 1956; 1961; 1965; 1967; 1968; 1972; 1975; 1976; 1978; 1979; 1980; 1981; 1983; 1984; 1986; 1990; 2003!
DINAMO – VOLEJBOLL MESHKUJ Rezultati me i larte i ekipit Dinamo eshte arritur ne vitin 1972 ne kupen e skuadrave kampione te Europes ne Bruksel, Belgjike, ku Dinamo u rendit ne 4 skuadrat me te mira te Europes. Fitorja me e cmuar ka qene fitorja karshi skuadres CSKA te Sofjes e cila e kualifikoi per ne finale. Nga viti 1970 – 1989 Dinamo ka dale 2 here ne 8 skuadrat me te mira te Europes dhe ka fituar karshi skuadrave te njohura kampione te Italise, Hollandes, Greqise, Bullgarise, Belgjikes, Turqise, Hungarise, Polonise, Jugosllavise, etj. Shume personalitete sportive, specialiste dhe gazetare sportive kane vleresuar rezultatet e kesaj skuadre duke publikuar e vleresuar ne te njejten kohe, lojen, rezultatet e pergatitjen e
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA Dinamo femra: Nje nga ekipet me cilesore per arritjet e saj ne volejboll. Protagoniste e rezultateve te pa arritshme deri me sot. Kontribut i nje pune plot pasion, profesionale e te mencur te trajnerit legjendar, Kreshnik Tartari. Edhe me ekipin e femrave eshte ndjekur pothuajse e njejta metode e ndjekur me pare dhe nga ekipi i meshkujve. I njejti stil pune, e njejta metode e shkolles “Dinamovite”. Trajneri Kreshnik Tartari dijti te ktheje eksperiencen e tij si lojtar cilesor ne nje trajner cilesor. Eksperienca e fituar nga shume ballafaqime dhe puna e bere se bashku me trajner Kinez, beri qe skuadra Dinamo femra te arrije shume shpejt cilesi e rezultate te larta ne lojen e saj.
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA Titujt Kampion te ekipit “Dinamo” Femra: * 1973 -74; 1974 -75; 1975 -76; 1976 -77; 1977 -78; 1978 -79; 1979 -80; 1980 -81; 1981 -82; 1983 -84; 1984 -85; 1986 -87; 1987 -88; 1988 -89; 1989 -90; 1990 -91; 1994 -95; 2001 -02; 2003 -04; 2006 -07! Fitues te Kupes se Shqiperise “Dinamo” Femra: * 1974; 1977; 1980; 1981; 1982; 1983; 1984; 1985; 1986; 1987; 1988; 1989; 1990; 1991; 1994; 1995; 1996; 2001;
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA Volejbolliste qe u dalluan ne periudha te rezultateve te rendesishme dhe qe me pergatitjen e tyre arriten suksese te paperseritshme me ekipin ishin: Ela Tase, Mimoza Ibrahimi, Eva Kavaja, Lulzime Duka, Agi Babuli, Alketa Doci, Donika Muka, Fatmira Podgorica, Suzana Karagjozi, Fatmira Dreni, Jorgjeta Qirici, Silva Turdiu, Darina Nishku, Emona Gripshi, Fausta Toska, etj. Keto ishin nder protagonistet kryesore qe me lojen e tyre plot karakter e moderne, me nje kolektiv plot pasion per punen e rregjimin sportiv absolut, i sollen Shqiperise ne volejboll, ato rezultate, qe dhe per shume skuadra nga vende me te zhvilluara ne volejboll, ishin veshtire te arriheshin.
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA Nje grup kompakt, cilesor ne stervitje, me rregjim te rrepte stervitor, me disipline te ndergjegjshme dhe me pune te palodhur. Keto ishin cilesite e kesaj skuadre ne punen e saj. Rezultatet e ekipit te femrave jane te shumta dhe mund te permendim: 1980 – vendi IV ne finalet e Kupave te Europes 1986 - kualifikohet ne finale te Kupave te Europes 1988 – vendi III ne finalet e Kupave te Europes
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA Me ekipin Kombetar per femra te rritura dhe te reja, ne kampionatet Ballkanike te viteve 1976, 1979, 1980, 1981, 1982, 1983, 1984, 1985, 1986, 1987, 1988, ekipi kombetar u nderua me 5 medalje Agjendi dhe 5 medalje Bronxi. Ne keto veprimtari lojtare si Ela Tase, Mimoza Ibrahim, cilesuar si lojtare me te mira te turneve zyrtare respektive. Alketa Doci jane Lojtarja legjende e volejbollit Ela Tase eshte shpallur 3 here si lojtarja me e mire e Ballkanit, respektivisht ne vitet 1979, 1986, 1989; Mimoza Ibrahimi eshte shpallur 2 here si pasuesja me e mire e Ballkanit, respektivisht ne vitet 1981 dhe 1990.
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA 1979 (Rumani) – Ekipi Kombetar Femra: Bullgari – Shqiperi (3 -0); Rumani – Shqiperi (3 -1); Shqiperi – Jugosllavi (3 -1); vendi III – medalje Bronxi. Ela Tase shpallet lojtarja me e mire e Ballkanit. 1981 (Bullgari) – Ekipi Kombetar te Reja: Shqiperi – Turqi (3 -0); Bullgari – Shqiperi (3 -0); Shqiperi – Jugosllavi (3 -0); Shqiperi – Greqi (3 -0); Rumani – Shqiperi (3 -1) vendi II. Mimoza Ibrahimi shpallet lojtarja me e mire e Kampionatit Ballkanik. 1988 (Tirane) – Ekipi Kombetar te Rritura: Shqiperi – Greqi (3 -0); Bullgari – Shqiperi (3 -2); Shqiperi – Jugosllavi (3 -2); Rumani – Shqiperi (3 -2); Shqiperi – Turqi (3 -0). Vendi II. Ela Tase shpallet lojtarja me e mire e Kampionatit Ballkanik.
DINAMO – VOLEJBOLL FEMRA 1990 (Bullgari) – Ekipi Kombetar te Reja: Bullgari – Shqiperi (3 -0); Shqiperi – Turqi (3 -2); Shqiperi – Jugosllavi (3 -2); Shqiperi – Greqi (3 -0); Shqiperi – Rumani (3 -2). Alketa Doci shpallet shuterja me e mire e Kampionatit Ballkanik. 1992 (Turqi) – Ekipi Kombetar femra: Bullgari – Shqiperi (3 -0); Shqiperi – Jugosllavi (3 -0); Shqiperi – Turqi “B” (3 -0); Rumani – Shqiperi (3 -0); Turqi “A” – Shqiperi (3 -0). Vendi IV. Alketa Doci shpallet lojtarja bllokuese me e mire e Kampionatit Ballkanik. Padyshim qe sporti i volejbollit pasuroi lavdine e tij me skuadren e volejbollit Dinamo per femra qe ne histori do te mbetet si “Mrekullia Dinamovite”, qe me rezultatet e saj shkroi historine e lavdishme te saj, ne majat me te larta Europiane. LEONARD TASE
- Slides: 39