Annelida Skranjat unazore Trupi tek kto skraja sht

  • Slides: 16
Download presentation
Annelida Skranjat unazore

Annelida Skranjat unazore

 • Trupi tek këto skraja është i zgjatur me simetri bilaterale. • Është

• Trupi tek këto skraja është i zgjatur me simetri bilaterale. • Është i ndërtuar nga një numër i madh unazash apo segmentesh të cilat janë me ndërtim të njëjtë, (nga latinishtja anellus - unazë). Prandaj ky segmentim quhet HOMONOM (greqishtja homo - i njëjtë, nomos – pjesë). Janë forma detare, por mund ti gjejmë edhe në ujërat e ëmbla, po ashtu edhe në tokë. Kanë zgavër trupore – celom. Ku celomi është i mbushur me lëngun trupor i cili u shërben si skelet hidrostatik, mirëpo u ndihmon edhe në lëvizjen e muskujve.

 • Kokën nuk e kanë të diferencuar, përveq disa forma detare. Segmenti i

• Kokën nuk e kanë të diferencuar, përveq disa forma detare. Segmenti i parë i trupit quhet prostomium, kurse ai i fundit quhet pigidium, në të cilën ndodhet vrima anale. • Format detare POLYCHAETAT, kanë disa të dala anësore të quajtura PARAPODIE , të cilat shërbejnë për lëvizje. Kurse, format tokësore dhe ato të ujërave të ëmbla, ketet i kanë të reduktuara, apo nuk i kanë fare. Pareti i trupit është i ndërtuar nga epiteli i cili tajon kutikulën, nga muskujt unazorë dhe nga ata gjatorë.

 • Sistemi nervor është i ndërtuar nga ganglioni cerebral dhe zingjiri nervor ventral.

• Sistemi nervor është i ndërtuar nga ganglioni cerebral dhe zingjiri nervor ventral. • Organet ndijore i kanë të zhvilluara mirë. Sytë i kanë në prostomium, kurse sytë epidermalë i kanë të shpërndara nëpër trup. Poashtu kanë edhe fotoreceptorë si dhe shqisa të të prekurit. Frymëmarrja kryhet me tërë sipërfaqen e trupit. Disa forma detare, parapodiet i kanë të shëndrruara në branshi. Sistemi tretës: shtrihet përgjatë tërë trupit. Fillon me gojën, pastaj vazhdon në faring, ezofag të shkurtër, në lukth dhe zorrë e cila përfundon me vrimën anale në pigidium. Sistemi i qarkullimit të gjakut është i tipit të mbyllur.

 • Gjaku lëvizë nëpër një enë shpinore dhe një barkore të cilat lidhen

• Gjaku lëvizë nëpër një enë shpinore dhe një barkore të cilat lidhen me enë anësore. • Organet ekskretuese: tek larvat janë PROTONEFRIDIET, kurse tek format e rritura METANEFRIDIET. Këto skranja paraqiten në çifte, prandaj quhen edhe organe segmentare. Nefridia fillon me një hinkë që hapet në celom, pastaj vazhdon me kanalin i cili del në segmentin fqinjë, ku edhe përfundon me NEFRIDIOPOR. POLIKETET janë organizma me gjini të ndara, kurse OLIGOKETET dhe HIRUDINETË janë hermafroditë. Gjatë zhvillimit kalojnë në fazën larvore TROHORA.

Annelida ndahet në tri klasë: • POLYCHAETA - SHUMËKETORË • OLIGOCHAETA - PAK –

Annelida ndahet në tri klasë: • POLYCHAETA - SHUMËKETORË • OLIGOCHAETA - PAK – KETORËT • HIRUDINEA - SHUSHUNJAT

 • Në trupin e tyre dallojmë prostomiumin apo akronin i cili ndodhet përpara

• Në trupin e tyre dallojmë prostomiumin apo akronin i cili ndodhet përpara metastomiumit, në të cilën ndodhet goja. Pas metastomiumit vijnë unazat e tjera të trungut. Metastomiumi është i ngjitur me segmentin e parë të trungut e herë-herë edhe me të dytin e së bashku me të e formon një pjesë, që quhet peristomium. • Unazat e trungut të shumë-ketoreve (Poluchetae) kanë anash parapode, kurse pakketoret (Oligochetae) kanë rreshta anësorë e barkorë të keteve që tek disa duken më shumë e te disa më pak.

 • Trupi i këtyre llojeve nga jasht është i mbështjellur me epidermë e

• Trupi i këtyre llojeve nga jasht është i mbështjellur me epidermë e cila ka sipër një kutikulë shumë të hollë, mirëpo shumë e qëndrueshme. Epiderma është e pajisur me shumë qeliza gjëndrore. Nën epidermë ndodhet shtresa muskulore e përbërë prej muskujve unazorë dhe muskuve gjatorë. Mirëpo përveq këtyre muskujve në brendi të trupit të tyre ekzistojnë edhe muskujt diagonalë. • Erenia e tretjes shtrihet në tërë gjatësinë e trupit. Pjesa fillestare dhe ajo e fundit e kësaj erenie janë me origjinë prej ektodermës, ndërsa pjesa e mesme e saj është me origjinë prej endodermës.

 • Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut është i tipit të mbyllur.

• Sistemi i organeve të qarkullimit të gjakut është i tipit të mbyllur. Gjaku është pa ngjyrë ose me ngjyrë gjelbroshe apo me ngjyrë të kuqe nga hemoglobina. • Krimbat unazorë marrin frymë të shumtën e rasteve me lëkurë, disa me tentakle, por edhe me branshi që ndodhen në anën shpinore të trungut. • Funksionin e ekskretimit e kryejnë protonefridiet primitve ose metanefridiet e zhvilluara. • Shumë-ketoret janë kafshë me gjini të ndara, kurse pak-ketoret dhe shushunjëzat janë kafshë hermafrodite. • Samentimi i vezëve është spiral.

 • Zhvillimi i shumë-ketoreve bëhet me metamorfozë, kurse pak-ketoret dhe shushunjëzat zhvillohen në

• Zhvillimi i shumë-ketoreve bëhet me metamorfozë, kurse pak-ketoret dhe shushunjëzat zhvillohen në mënyrë direkte. • Gjatësia e trupit unazor të kafshëve është shumë e ndryshme (variabile). Në prostomium kanë tentakle sensibile të zgjatuara – palpe apo tentakle. • Në peristomium ndodhen rrëfajat peristomiale apo cirret që shërbejnë si organe të shqisës së të prekurit, të frymëmarrjes apo të kapjes së ushqimit. • Rrëfajat peristomiale tek disa lloje ndodhen në numër shumë të madh, saqë e formojnë një kurorë rreth e përqark kokës. • Anash trupit janë parapodet. Secila parapode përbëhet nga pjesa shpinore dhe pjesa barkore. Këto dy pjesë quhen edhe degë të parapodes.

 • Në secilën degë të parapodës ndodhet nga një tubëz me kete. Poashtu

• Në secilën degë të parapodës ndodhet nga një tubëz me kete. Poashtu në secilën degë ndodhet edhe nga një apo dy kete të trasha që shërbejnë për ti dhënë degës mbështetje, të cilat quhen ACIKULA. • Tek shumë lloje të këtyre kafshëve njëra prej degëve mund të zhduket, kështu që mbetet vetëm notopodi soi neuropodi.