ANALIZA BUXHETORE 2018 Q ENDRA SOCIALE BASHKIA TIRANE
ANALIZA BUXHETORE 2018 Q – ENDRA SOCIALE, BASHKIA TIRANE Qendra T’REJA shkurt 2019
Ligji 139/2015 percakton funksionet dhe kompetencat e njësive të vetqeverisjes vendore. Bashkitë janë përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve: 1. Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj. , sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. 2. Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. 3. Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. 4. Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Ligji Nr. 121/2016 Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë “Shërbime komunitare” përkufizohen shërbime që ofrohen në qendra komunitare lokale ose në mjedise të tjera, si shërbimet e kujdesit ditor apo të zëvendësimit të përkohshëm të kujdestarit për të gjitha kategoritë e përfituesve të shërbimeve të kujdesit shoqëror.
QENDRA SOCIALE – BASHKIATIRANE “Të qëndrojmë së bashku” 26 staf “Qendra Sociale Multidisiplinare” 22 staf “Qendës Komunitare Shkozë” 25 staf Qendrës sociale “Shtëpia e Përbashkët” 22 staf “Gonxhe Bojaxhi” 12 staf “Strehëza Tiranë” 12 staf
PLANI BUXHETOR AFATMESËM (PBA) - SIGURON Menaxhim financiar, i cili synon integrimin e programit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Konkretizimi i planit të shpenzimeve Zhvillimi i një kuadri të qartë burimesh, ndihmon planifikim eficent Përcakton kostot dhe prioritetet e tyre brenda kontekstit të burimeve të disponueshme Burimet financiare alokohen tek programet prioritare në periudhën afatmesme Përkthen qëllimet dhe objektivat strategjike në synime financiare
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË TIRANË 1. Taksa të mbledhura dhe përdorur prej saj 2. Buxheti i Shtetit nëpërmjet: transfertave të pakushtëzuara, transfertave të kushtëzuara, transfertave specifike 3. Donatorë të brendshëm dhe të jashtëm
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË TIRANË/ TRANSFERTA E PAKUSHTËZUAR Transferta e pakushtëzuar duhet t’u sigurojë Njësive të Qeverisjes Vendore diferencën mes kostos së ushtrimit të funksioneve (nevojat për shpenzime) dhe të ardhurave që ato krijojnë në mënyrë të pavarur (kapaciteti fiskal). Transferta e pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit për vitin 2018, është në masën 2, 138, 631, 000 lekë, me një rritje prej 12%, krahasimisht me vitin e mëparshëm. Transferta përbën 13% të të ardhurave për vitin 2018.
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË TIRANË/ TRANSFERTA E KUSHTËZUAR Fondet e kushtëzuara për financimin e funksioneve të deleguara, nuk miratohen si pjesë përbërëse e buxhetit të njësive vendore, por reflektohen në dokumentin e realizimit të buxhetit, si fonde të administruara nga njësitë vendore. Sipas akteve ligjore në fuqi, funksione të deleguara në pushtetin vendor janë: Shërbimi i gjendjes civile si funksion i deleguar i detyrueshëm, parashikimi i shpenzimeve për paga, sigurime shoqërore, shpenzime operative dhe investime bëhen nga bashkitë, në bazë të kuotave dhe udhëzimeve më të detajuara që bëhen nga Ministria e Brendshme.
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË TIRANË/ TRANSFERTA SPECIFIKE � Përfshin Funksionet e reja që iu transferuan bashkive në vitin 2016, me Ligjin nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore” Personeli edukativ parashkollor dhe mbështetës në Personeli mbështetës i arsimit para-universitar Rrugët rurale rajonale Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri Shërbimi pyjor Ujitja dhe kullimi arsimin
BASHKËPUNIMI ME DONATORËT Ligji Nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore për kryerjen e shërbimeve specifike në emër dhe në dobi të komuniteteve përkatëse, dy ose më shumë njësi të vetëqeverisjes vendore mund të ushtrojnë së bashku çdo funksion që u është dhënë atyre me ligj, nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ose kontratave të përbashkëta, delegimit të kompetencave dhe përgjegjësive të veçanta njëra-tjetrës ose kontraktimit me një palë të tretë; b) bashkëpunojnë me njësi të vetëqeverisjes vendore të vendeve të tjera dhe përfaqësohen në organizata ndërkombëtare të pushteteve vendore, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi; c) kanë të drejtë të organizohen në shoqata, në përputhje me legjislacionin përkatës.
SHPENZIMET OPERATIVE 2018 – 2020 Fondi Rezervë do të përdoret për financimin e shpenzimeve që nuk mund të parashikohen gjatë hartimit të buxhetit, me vendime të Këshillit Bashkiak; Fondi i Kontigjencës do të përdoret për të përballuar efektet e mosrealizimit të të ardhurave, nevojën e kryerjes së financimeve të reja dhe shtimin e financimeve mbi fondet e miratuara të programeve egzistuese, në rast se do të jetë e nevojshme gjithmonë me miratimin e Këshillit Bashkiak. Transfertat për individët përbëhen nga transfertat në mbështetje sociale të shtresave në nevojë si bonusi i qerasë, stimuj ekselence, si ai për nxënësit e shkëlqyer dhe stimuj të tjerë si pagesa për bebet, të cilat do të vazhdojne të paguhen edhe gjatë vitit 2018. Kujdesi social shpenzime totale për 2018 të parashikuara 194, 727. 000 lekë
QENDRAT SOCIALE - BUXHETI Të Qëndrojmë së Bashku – 33. 144. 965 lekë Qendra Sociale Multidisiplinare – 28. 437. 733 lekë Qendra Komunitare Shkozë – 30. 945. 883 lekë Qendra Shtëpia e Përbashkët – 26. 845. 427 lekë Gonxhe Bojaxhi – 2. 000 lekë Streheza Tirana – 2. 300. 000 lekë
REKOMANDIME Për rritjen e cilësisë së shërbimit në qëndrat sociale sugjerojmë: Bashkëpunim me donator dhe aktorë të tjerë local e qëndror Fleksibilitet në ofrimin e shërbimit Trajtimi rast pas rasti i frekuentuesve /qasje ndërsektoriale Kordinim i shërbim ofruesve Shtimi i profesionistëve në përputhje me numrin e përfituesve të shërbimeve Rritja kohës së shërbimit në qendrat sociale Përfshirja e grupeve përfituese në hartimin e planit Ndarja e ekpseriencave pozitive
- Slides: 14